Letër Berishës nga një i arratisur: Denoncim shokues për atë që ndodh në doganat shqiptare.

  1. foto e Urim Gjata

     

    –Z.Kryeministër, denoncova sepse kisha besim tek ju… Por perfundova pa motiv, i kercenuar dhe azilant rrugeve te Europes”

    Mirmbrema z.Kryeminister! Gjate gjithe kohes te sherbeva me besnikeri duke rrezikuar disa here jeten timen dhe te femijeve. Ne emigracion mbi çdo gje vendosa idealet e PD-se dhe besnikerine ndaj jush duke ngritur degen e e PD-se Selanik te kerkuar nga ju dhe duke sponsorizuar gjithshka kisha per degen e Selanikut, pritjet dhe takimet me drejtuesit e PD nga Shqiperia dhe Greqia.

    Ne doganen e Kapshtices isha i vetmi me ju duke qene si delja mes dhive të Ridvanit. U mundova te mbroja shtetin dhe ju. U mundova te beja detyren si qytetar, ne mbrojtje te shtetit, luftes kunder krimit kondrabandes dhe korrupsionit qe zhvilloheshin ne menyre te vazhdueshme ne Kapshtice.

    U mundova te komunikoja me ju sepse te tjeret ishin vete pjese e asaj historie,por pa rezultat. U munduan te me hiqnin qafe, u detyrova te largohem jo nga frika por per te mbrojtur femijet duke marre perseri rruget e Europes. Denoncova sepse besova dhe besoj tek ju. Denoncova sepse kondrabanda dhe korrupsioni nga vete drejtuesit sa vinte dhe rritej. (vetem nje drejtor policie ka qene fisnik, korrekt dhe i ndershem, B.Caushi)

    Në Kapshtice çdo doganier çdo muaj dorezon tek shefi doganes shumen prej 300 mije lek te vjetra si ‘taksë’ rruge policise. Ne piken e hyrjes per Shqiperi i jepet çdo dite 100 euro plus ndarja e fitimit ne piken e kontrollit dhe zhdoganimit. Kondrabanda e fundit me e madhe ishte ajo e disa mauneve te ardhura nga Egjipti me dokumenta fallco me mallra ushqimore dhe faktikisht dolen me vone me Karburant. Kalohen çdo dite me autovetura konfeksione kineze kondrabande, djathi kackavall, mishi, kafeja dhe cigaret pa dokumentacion (vertetohet shume lehte nga kamerat e doganes). Të tjera: Kalimi dhe berja e veprimeve te kamioneve me (rroba te vjetra) me menyre te pershpejtuar vetem me nje prerje fature 200-300 mije leke pa deklarate doganore qe te futen ne sistem. Perfshirja e punonjesve te policise me kalimin e qytetareve te pa ligjshem; Kalimi i lendes drusore ne Greqi kunder ligjit, kalimi dhe mos regjistrimi i mjeteve te renda duke ju shmangur regjimit doganor. Kalimi ne kufirin e gjelber te mjeteve te vjedhura, klandestineve dhe armeve me qender fshatin Bozhigrad etj (shihni letrën bashkëngjitur)

     

     

    Duke mos patur mbeshtetje ne bllokimet dhe sekuestrimet e bera ne dogane, përballë presioneve dhe kercenimeve nga shefat e doganes dhe policise së implikuar vete, duke mos patur, pra, asnje tjeter mundesi u detyrova te denoncoj hapur para disa kohësh. Por gabova. Ata qe une denoncova sot jane me te fuqishem. Edhe nga ju z kryeminister?

    Mosmarrja ne konsiderate e akuzave te mija 100/perqind te vertetueshme nga Ju dhe i ndodhur perballe kercenimeve tejet te renda, u ndjeva pa mbrojtje, ndaj u detyrova te largohem me dy femijet e mij pa deshiren time. E bëra per ti shpetuar hakmarrjes se verber te bashkpunetoreve tuaj.

    Me respektin, besimin, sherbimin ndaj jush denoncova i bindur se ju mbroja ju dhe idealet demokratike, duke luftuar dhe denoncuar korrupsionin dhe kondrabanden. Por perfundova pa motiv, i kercenuar dhe azilant rrugeve te Europes.

    Me respekt

    Urim Gjata

    ******************************

    Urimi (1)“Bosët e kontrabandës venë dhe heqin vetë doganierët”

    “Erdhën më takuan, më testuan sa dija dhe më lanë në mëshirë të kërcënimeve…” – Më poshtë është letra që doganieri Gjata i ka drejtuar redaksisë, shoqëruese me tekstin e letrës që i ka dërguar Berishës. Aty ai përmbledh akuzat që ka paraqitur në denoncimin e parë dhe tregon çfarë i ka ndodhur

    Nga Urim Gjata

    “…Pas daljes së denoncimit tim në media (pasi kisha vene ne dijeni drejtuesit e mij ne institucione dhe kryeministrin) kam patur një takim me z.Bujar Vukaj, drejtor i anti korrupsionit DPD dhe nje funksionar ndihmes i Vukajt, nga LSI-ja.

    Ju shpjegova çdo gjë që dija. Dhe ata sikur te mos kish ndodhur gje, duke regjistruar dhe biseden fshehtas, u larguan. (dhe asgjë nuk ndodhi, përvec kërcënimeve që më erdhën dhe që më detyruan të arratisesha).

    Vura re se ishin me teper te shqetesuar per denoncimin dhe daljen e emrave në shtyp sesa per kondrabanden. Me kerkuan te dinin se sa dija dhe deri ku isha i gatshëm të shkoja me akuzat e mija per kondrabanden ne dogana dhe implikimin e drejtuesve dhe strukturave te shtetit ne kete gje.

    Sigurisht nuk qenka e lehte te perballesh me nje shtet te korruptuar ku mafia dhe kriminelet te lidhur ngushte me pushtetaret sot kane celsat e e vendit. Denoncimi im ne te vetmin vend ku mund te besoja shtypi i lirë, deshtoi. Deshtoi sepse mafia paguan, mafia te vret, mafia te mbyll gojen me rryshfet. Mafja eshte pjese e shtetareve dhe e parlamentareve.

    Nje miku im me tha: Çfare fitove? Te detyruan te largohesh, te kercenuan deri atje sa vetem ti dhe familja jote e di, te larguan me marifet nga puna, ti ishe bere pengese per ta, kete nuk e kuptoje? Të kishin ferre neper kembe, ata i duan njerëzit me pa goje pa veshe pa sy, ti ishe ndryshe?

    Ai kishte te drejte. Megjithate, sado e dhimshme, dikush duhej te fliste te nxirrte te verteten. Por perballe kujt dhe me ke? Me ke duhej te perplasej? Me ata qe drejtojne dhe doganat policine apo ata qe drejtojne dhe mbrojne korrupsionin! Me ata qe krimi i ka vene ne drejtimin e shtetit. Megjithate une fola, do flas dhe nuk do ndalem. Me fakte dhe me te drejte do akuzoj kete pushtet te korruptuar, kete pushtet qe ju ka mbyllur gojen te gjitheve

    Une besova te pakten te shtypi i lire, por edhe atij ja kane mbyllur gojen. Une besova tek drejtesia, por drejtësinë e kane mbyllur ne kafaz. Por une vazhdoj të besoj ke vetvetja, ndaj nuk do ndaloj! Boset e kondrabandes dhe tregtaret pjese e pushtetit, vene dhe heqin doganiere. Ata kane ne dore çdo gje. Edhe vulat ata i kane, te tjeret jane kot.

    UrimiDoganieret jane disa sherbetore te vegjel te pushtetit qe vetem duhet tju sherbejne me besnikeri boseve krimit dhe korrupsionit. Eshte dikush mbas tyre. Heshtja e shtetit flet qartë. Akuzat e mija te drejtperdrejta te kondrabandes dhe krimit te organizuar, në vend të veprimit të shtetit sollën fshehje apo eleminim të provave Kjo qenka puna e tyre dhe jo nxjerrja ne drite e fakteve…. Po une i kam akuzuar, denoncuar dhe perseri do t’i akuzoj. Pyetjet që dua të ndaj me opinionin publik:

    (1) Çfare fshihej ne maunet e ardhura nga Egjipti që përmenda në denoncim? Brenda tyre ishin instaluar bote te fshehte (sic u tha karburant special) dhe kaluan me dokumentacion fallco per mallra konsumi me disa plumba sigurie rresht (gje qe u mor vesh dhe doganieret e turnit). MBETJE RADIOAKTIVE?

    (2) Në zyrat e doganes eshte nje liste me 150 biznesmene, shumica sponsorë te PD-se qe nuk paguajnë detyrimet doganore qindra milione leke duke krijuar evazjon fiskal. Lejohet te kalojne me forcen e urdherit nga shefat pa u prekur.

    (3)Në maunet me dru, nuk ka dru zjarri sic deklarohet, por trupa ahu dhe pishe kondrabande. Me urdher verbal te n/drejtorit te doganave eksportojne jashte ligjit drurin shqiptar.

    (4) Dokumentat e importit jane krejt ndryshe me ato origjinalet. Jane te fallsifikuara si ne llojin e mallit dhe në sasinë e tij, duke i shkaktuar shtetit miliona dhe miliona leke demë, duke ju shmangur takses doganore.

    (5)Makinat e vjedhura ne Greqi dhe klandestinet nga Arabia te ardhur nepermjet Greqise lejohen të kalojne nepermjet Kufirit te Gjelber ne Poncare, Miras, Devoll dhe shperndahen neper pika me destinacion Vloren, Shengjinin dhe Shkodren nen hunden dhe mbrojtjen e policise.

    (6)Policet e thjeshtë jane kthyer ne dy mije lekesha per çdo veture qe kalon doganen, dhe kur nuk u jepen lekë, pranojnë të marrin ullinj portokalle molle dhe cfare te kene udhëtarët ne bagazh.

    (7) Dy oficere të SH.K.B Korcë, V. dhe S. kapën një kamiocine me sheqer kaluar kondrabande ne doganen e Prespes ne Gollomboc –Prespe dhe nga presioni më pas e leshuan. (emrate plotë ndodhen në letrën origjinale në redaksi)

    (8) Ekziston një “taksë e rruges” (300 mije çdo muaj) per drejtorine e policise së Korcës per te shmangur kontrollet apo bllokimin e mallrave kondrabande qe futen nga doganat. “Taksa” si dhe pjesa e shefit te doganes dorezohen çdo dite pas mbarimit te sherbimit.

    (9)Kondrabanda e konfeksioneve qe vine dhe kalojne pa zhdoganuar nga Turqia, Bullgaria dhe Greqia drejt Korces dhe Tiranes është thuajse e përhershme. Sa here eshte kapur nga SHIK dhe krimi Ekonomik dhe pas “marrëveshjes” jane lejuar te vazhdojnë “të punojnë”.

    (10) Kafeja disa dite ne jave ne dogane kalon pa u zhdoganuar dhe cigaret futen nepermjet dyqanit BIFRI ose FRE SHOP.

    (11)Kalimi i konfeksioneve dhe mallrave kondrabande si kafeja dhe cigaret bëhet me ‘lidhje’ mes doganave shqiptare, greke dhe kondrabandisteve. Ato kalojne pa u doganuar ne doganat e brendeshme Greke ne Selanik, apo Kozan Kostur dhe futen me marrveshje ndermjet dy “paleve” te doganave pa u regjistruar. Fakti që shume here, kur jane ndier te kercenuar makinat jane kthyer perseri pa procedure doganore drejt Greqise te ngarkuara me mall, dëshmon se ka nje lidhje të dy fishte ndermjet dy doganave shqiptare dhe greke.

    (12) Futen çdo dite nga Greqia mjetete me tonazh te vogel drejt Korçes me mish brinje dhe te brendeshme bagetish; futen çdo dite mjete me djath kackavall per konsum dhe pica, pa asnje kontoll mjekesor, analize apo procedure doganore; futen kuti vaji te ullirit grek te Kretes bosh dhe mbushja e tyre kryhet ne Korçë, te gjitha pa procedure doganore)

    (13) Lidhja e policise se shtetit dhe gjithe strukturave te tjera me kondrabanden dhe kondrabandistet eshte pika kryesore e zhvillimit dhe stimulimit te kesaj kondrabande: Drejtori i policise merr pjesen e vet, Kufiri te veten gjithashtu, Krimi ekonomik dhe Shish te veten.

    (14) Tashmë sistemi korruptiv ka shkuarv aq larg sa edhe të ndëshkon. Është pezulluar 15 dite nje oficer policie ne doganen e Kapshtices nga shefat dhe e dini pse? Sepse ju fsheu pjesen e nje nate pune te kalimit te kondrabandes !!

    (15) Njëherë na u kërkua të gjithë doganierëve nga 300 mije leke secili. Na u tha që duheshin per “te financuar nje kollone te ndricimit te stadiumit Korce”. Mësuam se lekët (qe u mblodhen nga shefi i doganes) ju derguan këshilltarit të ministrit E.Fundo ne zarf…”

    Kush është Urim Gjata

    Me fillimin e demokracisë në vitin 1990, Urim Gjata u anëtarësua në PD, duke qeë edhe e mik shtëpie i të ndjerit Azem Hajdari. Pasi ndodhën rrëmujat e vitit 1997, Urimi bashkë me dy fëmijët e tij të vegjël të mbetur jetim(gruaja i vdiq nga një sëmundje) emigruan në Selanik. I thirrur direkt nga Sali Berisha, Urim Gjata u bë njeriu kyç i organizimit të PD-së në Greqi duke themeluar degën e kësaj partie. Në çdo miting të opozitës së PD-së, Urim Gjata do të ishte personi kryesor i sigurimit të protestave paqësore që organizonte PD-ja në periudhën 1998-2005. Por Urim Gjata ka qenë një ndër personat kryesorë vendosi lidhjet e PD-së me partinë greke Demokracia e Re.

    Sa herë që në Greqi shkonin përfaqësuesit e PD-së në opozitë Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Azgan Haklaj, Genti Strazimiri, Vili Minarrolli, Ridvan Bode.etj, të gjitha detajet për krijimin e kushteve të vizitave të tyre kanë qenë një përgjegjësi e Urim Gjatës. Në vitin 2005 demokratët erdhën sërish në pushtet por në mandatin e parë të tyre, deri në vitin 2009, Urim Gjata vazhdoi të qëndronte emigrant në Selanik dhe u mbajt larg detyrave në Shqipëri.

    Për më tepër në vitin 2007 Gjata ishte personi që denoncoi skandalin e rryshfeteve të konsullatës shqiptare në Greqi, materialin denoncues të të cilit e transmetoi emisioni “Fiks Fare” disa ditë rresht. Megjithe se fitoj onkursin ne vitin 2006 u la pa pune për 4 vjet, u desh një tjetër konkurs në Tetor 2009 që ai të merrrte emërimin pranë DPD, dhe pikërisht në doganēn e Kapshticës. Por rehatia e tij zgjati vetëm dy vite pasi në vitin 2011 nisën dhe përplasjet mes tij dhe atyre që në doganë njihen si “njerëzit e Bodes”.

    Në vitin 2012 këto mosmarrëveshje dhe përplasje u thelluan edhe më shumë, gjë që bëri që katër muaj më parë Urim Gjata të denonconte publikisht dhe me të dhëna spektakolare korrupsionin që sipas tij ka pushtuar doganat shqiptare. Ndonëse foli me të dhëna dhe emra konkretë, asnjë hetim nuk është ndërmarrë deri më sot për akuzat që ka hedhur ish-doganieri.

    Përkundrazi, ai u kërcënua dhe u detyrua të arratisej – sic tregon në këtë letër dërguar së fundmi gazetës “DITA”. Njëra nga letrat i dërgohet drejtpërdrejt Berishës, letra tjetër denoncon shkurt të paktën 15 pika me krime të rënda në të cilat ai vetë ka qenë dëshmitar.

    Urim Gjata
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s