PENGESAT E DISPORËS SHQIPTARE.

diaspora-shqiptare.jpg

1378447_1415168365379275_700069128_nBlog-Autor: Ilir Hilaj

Në një distancë kohore relativisht të shkurtër, vendi po kalon një cikël të radhës, rënie e dëmtim të imazhit ndërkombëtarisht. Radha e gjetjes së zanafillës së gabimit, marzhit të pakthyeshmërisë së normalitetit dhe ciklika e procesit të imunitetit korruptiv kanë krijuar një ambjent toksik ndaj të resë dhe qarkullimit të elitave brenda vendit. Askush nuk dyshonte se progresi do vinte lehtë, por pritshmëritë janë tejkaluar. Në cerek shekulli largësi nga presioni diktatorial, duhej që pema e demokracisë të jepte frutet e para. Vendi të integrohej në BE, siguria juridike dhe e pronës të ishte arritur dhe trendi i rritjes ekonomike të mos njihte ulje, për shkak të resurseve natyrore të pamasa. Ndryshe nga sa ishin parashikimet, pema e demokracisë jo frute nuk po jep, por sopatat ja kanë copëtuar trupin.

Ky opinion është i kudoprekshëm në çdo kafe në Tiranë, Vermosh a Konispol, por përtej brengës opinioni mund të konsiderohej i induktuar mbase edhe nga lufta e brendëshme pozitë-opozitë. Motorrat propagandistikë janë ndezur duke paralajmëruar një garë të ashpër ku njëra palë pretendon se parajsa ka tre vjet që ka nisur, e tjetra duke tundur nëpër duar raporte ndërkombëtare negative ndaj vendit, raporte të cilat realisht janë të ashpra, por që qeveria duke i pluhrosur me pak pluhur zanash i servir si ëmbëlsira.

Në një cep të këtij ringu është qytetari, i cili ka lidhur kokën me peshqir, dhe vetë lutet për dy gjëra. Lutet për votën e shitur për një grusht miell, e që femijët e tij të pambrojtur t’ia falin pse i shiti të ardhmen e tyre aq lirë. Lutet që vëllai në diasporë të influencoi që perëndimi të bëj presion mbi qeveritarët për të mos rrënuar kombin. Në fakt, perëndimi ka një postulat. Nuk ndërhyn për aq kohë sa statuskuoja e qetësisë false nuk thyhet. Mirë apo keq, populli duhet të revoltohet, por hijet e ’97-ës ja presin hovin. Ky rreth vicioz, është ushqimi shpirtëror i korrupsionit, i cili ka në çdo rast një “win-win situation”, ose do vazhdoi të korruptoj e korruptohet, ose do të largohet nga vendi e të jetoj nën hijen e kërpudhës së parajsave fiskale.

Pra, diaspora duhet të bëhet aktor dhe katalizator njëherazi, për të sjellë farën e painfektuar nga virusi korruptiv. Në kontaktet me ta, gjej se edhe këtu në diasporë ka një problem. Në fakt është hall i madh. Diaspora nuk mund të vijë si pako postare me të gjithë aksesorët funksional, por kërkon një ambjent “karantin” ku elitat që pranojnë sakrificën e një jete më të vështirë, e të kthehen e ti shërbejnë kombit, me po aq zell, sa Izraelitët bëjnë për vendin e tyre të rrethuar njëlloj si ne, nga shtete miq-armiq.

Nevoja e thirrjes së diasporës si kavaleri në fushëbetejë, është evidentuar nga kreu i Partise Demokratike, pasi resurset luftarake opozitare, janë të pamjaftueshme, për të ndalur rrokullisjen e vendit drejt skenarit grek. Një pjesë jo e vogël e trurit ka emigruar në Kanada, ku statusi si diasporë është i dobët, sesa lidhja me vendit, për  shkak se migracioni këtu është i vonshmëm dhe me flukse më të larta intelektuale. Ky komunitet mund të ishte tepër i përshtatshëm për tu adaptuar përsëri në Shqipëri, nëse e ndjen të nevojshëm, për shkak të profilit të tyre me eksperiencë në të dy ambjentet. Një pjesë jo e vogël përgjatë viteve, kanë eksperimentuar individualisht, ti shërbejnë kombit, vendit. Disa kanë arritur, disa janë kthyer në diasporë, por disa kanë mbetur mes dy botëve.

Konkluzionet e të kthyerve në diasporë janë interesante. Armik madhor ata konsiderojnë “korporatizmin”. Ka korporatizëm në administratë, qeveri qendrore e lokale, por edhe në partitë kryesore politike. Në pamje të parë korporatizmi partiak, nuk duhej të ndikoj në punët e vendit, por ai është incentivi promovues, për jetën administrative.

Për shkak të evolucionit kulturor në diasporë, elitat që tentojnë ti shërbejnë vendit, luftohen me disa argumenta perëndimor, të sponsorizuar nga korporatizmi. Argumentat korporata sigurohet që ti arshivojë mirë, që çdo kërkim mbi elitat në shërbim, në rekordet e tyre të jetë negativ, duke i siguruar jetëgjatësi vetë pardronit korporat. Agumentat janë hijshmërisht të goditura. Ja disa prej tyre: “është rebel (ndaj korporates) ….. nuk di të punoj në grup (me korporatën) …. është i mbikualifikuar ….. është më qytetar se duhet …. idetë e saj janë për 2050-ën.”

Në fund, si e do forca e zakonit, që dicka të realizohet krkon një faturë financiare, të cilën dikush nga korporata mund ta paguante me shumë më tepër zell, për të mos u realizuar, sesa diaspora për tu realizuar. Beteja vazhdon ndaj le të shpresojmë se një ditë shqiptaret aty do të marrin kurajon e të ngrihen mbi këto sfida.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s