‘KJO RACË E RE BASTARDE: EDHE TË VJEDHIN, EDHE TË TALLIN’.

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër ndaj skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë shqiptare. Në një opinon të publikuar në të përditshmen “Panorama” ai thotë se “me këta rilindësit jemi përpara një humnere të re”.

Jemi përpara një rrace të re hajdutësh: nga ata të që pasi të vjedhin, jo vetëm të shohin në sy pa iu dridhur qerpiku, por, po u ankove, me paturpësinë më të madhe fillojnë të të tallin e të përqeshin duke të thënë: je qorr, je budalla që nuk e sheh se ne po t’i mbushim, s’po t’i zbrazim xhepat. Nëse ti qan, ata gajasen edhe më; nëse, i revoltuar, ngulmon t’u japësh prova se xhepat e tu po boshatisen, të fusin edhe ndonjë të rrahur…”

Sipas Lubonjës, ata e përdorin dhunën me më të dobëtit dhe në rastet kur e kanë shkelur vetë ligjin. Analisti thotë se sistemi ekonomik i bazuar mbi krimin degjeneroi në futjen e kriminelëve në parlamet e bashki të ndryshme.

Ai flet edhe për modelet e racës së re të politikanëve, që i quan më bastardët që ka nxjerrë Shqipëria në këto 25 vite.

Një kryemashtrues dhe kryegënjeshtar si Edi Rama ka prodhur klonimet e tij të tipit Veliaj, Tahiri, Balla, që nuk u bën syri tërr të ta japin ta hash me zor sapunin për djathë, të të bëjnë qorr e budalla po s’e hëngre, të bindur se gënjeshtra dhe mashtrimi sy për sy janë rruga e sigurt e suksesit, pasi askush nuk u ka treguar vendin ende”.

Lubonja jep edhe shembuj konkretë:

Vështroni rastin e fundit të “Eskobarit” të Ballkanit se si e shpëtuan nga duart e policisë europiane pa pikë turpi dhe nuk thonë asnjë fjalë. Shikoni se si tallen pasi u është zbuluar se kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në zyrat e shtetit një aparat përgjimi të qytetarëve. Shikoni se si, pasi Gjykata Kushtetuese ka dhënë provën finale se deputeti i tyre Kokëdhima ka marrë një numër të pafundëm tenderësh në kundërshtim me ligjin, akuzojnë drejtësinë, në vend se të klërkojnë procedimin penal. Shikoni se si as u zverdhet dhe as u skuqet fytyra kur kryebashkiaku i zgjedhur prej tyre në Kavajë deklaron se nuk e mban mend pse është dënuar në Gjermani”.

Lubonja konstaton i dëshpëruar se mashtrimet e qeveritarëve nuk kanë fund në këto tre vjet. Ai thotë se dikur i konsideronte si të keqen më të vogël, por sot ka ndryshuar mendim.

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i atyre që të thonë se s’ka kuptim t’i vësh më në një kandar me PD-në dhe LSI-në, si pjesë e të njëjtit sistem, pasi këta, përveç të këqijave të sistemit, shtojnë edhe paturpësinë e arrogancës dhe injorancën e paturpësisë me të cilën kërkojnë të na i imponojnë vjedhjet dhe mashtrimet e tyre si e vërteta e fundit, si ekspertiza e ekspertizës, si shembulli se si bëhen gjërat edhe në Europë”.

Dëshpërimi i Lubonjës arrin kulmin kur shprehet se “kur mbaron fjala, gjykon palla”. Ai kërkon një alternativë që të jetë diçka më e mirë se “bashkimi i qelbësirave kundër tyre”.

Problemi për t’u zgjidhur po bëhet gjithnjë e më akut: Si të shpëtojmë nga këta lloj kafshësh që po na çmerisin përditë e më shumë pa sjellë në pushtet Sali Berishën dhe pa fuqizuar edhe më Ilir Metën

Ai thotë se ky duket një ekuacion i pamundur, por duhet zgjidhur sa më shpejt. Ndryshe…

Sot të shohin në sy e të përqeshin pasi të vjedhin, nesër do na nxjerrin sytë dhe pastaj do na vjedhin.”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s