Qeveria jep 18 milionë lekë për të blerë ‘smarphone’ dhe laptopë për muxhahedinët iranianë.

Ardhja e muxhahedinëve apo azilkër-kuesve në Shqipëri e ka gjetur qendrën e pritjes në Babrru të “papërgatitur”. Ministria e Brendshme ka hapur një tender për të blerë smartfonë dhe laptopë për këtë qendër, ndërsa nuk dihet përse duhen këto pajisje. Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues ka hapur këtë tender me emërtimin “Blerje pajisje dhe produkte […]Read Post ›

Gazetari i ‘The Economist’, Tim Judah,në kurthin e Ramës…?!

Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është përhapur në Europë e SHBA për kultivimin e kanabisit gjatë qeverisjes Rama. Nuk vonoi, dhe pas disa ditësh u publikua një raport i shërbimeve sekrete të Gjermanisë dhe Italisë ku jo vetëm tregohet se territori i Shqipërisë në 263 ditë është kthyer në një terren të përshtatshëm për kultivimin e kanabisit, por ky operacion kombëtar kryhet nën kujdesin e shefave të policisë dhe fitimet nga ky lloj biznesi shkojnë deri tek ministri. Dhe një nga detyrat e këshilltarit të Ramës duket se mbetet imazhi i qeverisjes në sytë e partënerëve nderkombëtarë. Biseda është përqëndruar se ‘cfarë duhet bërë? Për të ndrequr imazhin”. Pikërisht pas të gjithë këtyre, Tim Judah vjen në Tiranë. Mënyra sesi është qasur ky gazetar për të bërë reportazhin për kultivimin e kanabisit shqiptar krijon shumë dyshime. Në vend që ky gazetar të fillonte me marrjen e kontakteve me ambasadorët e Gjermanisë e Italisë dhe përfaqësuesit e medias së pavarur, ky e nis reportazhin me një shfaqje publike me Sajmir Tahirin dhe “bandën” e tij të policëve me kallashnikovë. Dhe më tej në vend që t’i marrë një intervistë në zyrë ministrit të Brëndshëm Sajmir Tahiri duke e bombarduar me pyetje që do t’i jepnin mundësi të zbulonte rolin e policisë dhe të tijin personal lidhur me kultivimin e kanabisit, gazetari Judah, çuditërisht fluturon në helikopterin e ministrit dhe  shkon në një operacion të sajuar policie, nga ato që Sajmir Tahiri organizon çdo ditë për të mashtruar publikun shqiptar me mediat e Ramës Top Chanel dhe gazetën Tema. Në ato vende ku Sajmir Tahiri bën sikur shkatërron kanabisin. Dhe kulmi arrin kur në faqen e tij Twiiter, Tim Judah publikon “suksesin imagjinar” të operacionit të Tahirit?! Të gjithë bëjnë pyetjen, përse Tim Judah nuk ndjek raportin e shërbimeve sekrete për të investiguar direkt në terren se çfarë shkruajnë ato? Përse ky gazetar i një reviste të famshme nuk takohet me specialistë të pavarur për të marrë mendimin e tyre lidhur me […]Read Post ›

“Vëllazërim-Bashkimi”. Vuçiç i boton “Kurbanin”, Rama i ndërton një qendër kulturore dhe kishë serbe në Libofshë.

Serbia është duke ndërtuar “Qendrën Kulturore Serbe” dhe një kishe po serbe në Libofshë të Fierit. Financimi nga qeveria serbe dhe zbatimi nga shoqata “Jedinstvo” me aktivitet në Fier. Kjo duket një platformë në heshtje për serbizimin e Shqipërisë. Projekti ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare. Megjithëse firma mbahet e fshehtë. Në kohën kur mediat […]Read Post ›