VIDEO/Berisha shpërthen kundër ambasadores Vlahutin dhe George Sorosit.

VIDEO/Berisha shpërthen kundër ambasadores Vlahutin dhe George Sorosit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga çadran e protestës, ku është mbledhur grupi parlamentar i PD. Ai sulmoi hapur ambasadorët Lu dhe Vlahutin që sipas tij janë rreshtuar krahë Edi Ramës. Ai tha se me qëndrimet për reformën në drejtësi po shtyjnë Shqipërinë drejt destabilizimit.

“I thashë ambasadores Vlahutin ‘Ti me këto deklarata con drejt destabilizimit Shqipërinë’. Nuk dua ta hajë kush sapunin për djathë se nuk ka më keq. E bëtë draftin me specialistë të huaj, natyrisht të paguar nga Xhorxh Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë. Njeriu që pëdor milionat për të korruptuar politikanët. E bënë me ekspertë ndërkombëtarë, Venecia e përmbysi, sepse me 16 nene, projekte i jepte dorë Edi Ramës. Urdhëroni ta bëjmë bashkë, jo jo, e bënë përsëri vetëm. Me urdhër të Sorosit Rama shkeli marrëveshjen, votoi të gjitha ligjet, duke shkelmuar kushtetutën.”, tha Berisha.

Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama është peng i bandave.

“Edi Rama është një frikacak dhe burracak. Gjatë 11 viteve kryetar bashkie, pavrësisht s ekush ishte në pushtet, atij i takonte me ligj mbrojtja nga garda. Nuk mbrohej nga garda, mbrohej nga bandat. Po, mbrohej nga banda që u jepte leje dnërtimi, “hakmarrja për drejtësi” Dritan Dajti etj..Edi Rama kryeministër, përsëri vazhdoi me bandat. Lushnja, ishte më mirë kur qeverisej nga Aldo Bare, kur priteshin koka e lozej futboll, apo pas arrestimit të Aldo Bares. Pyes çdo Tiranas, ishte më i qetë kur ligjin e bënte Nehat Kulla, apo pas arrestimit të tij. Pyes durrsakët,m ishin më të sigurt kur ligjin e bënte Lul Berisha apo pas arrestimit të tij. Çfartë bëri Edi Rama, i liroi këto banda se është peng i tyre, Ka dnarë para me ta dhe nuk shkëputet dot nga ata”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe largimin e 4 ministrave. “Deshe të heqësh 6 ministra, por kur u mor vesh, kur të nxorën videon e Eskobarit ku je duke bërë orgji në hotelin e tij, atëherë u tërhoqe, nuk mund të shkarkosh ti ministrat e tu që si ti janë peng i Eskobarit me video, ”­ tha Berisha.

Media

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s