Washington Times lëshon “bombën”: Dyshja Soros-Lu, po luajnë pistë në politikën shqiptare.

Washington Times ka bërë një artikull sa i përket politikës shqiptare dhe rolit të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Sipas Washington Times, ambasadori Donald Lu është i financuar nga filantropi i majtë amerikan George Soros.

Ja çfarë shkruan Washington Times:

Nisim me një pyetje të thjeshtë: A është korrekte që një ambasador i SHBA të shantazhojë një parti politike që t’i japë avantazh një pale tjetër në një shtet të huaj?

A është korrekte që një ambasador i SHBA të diktojë politikën e qeverisë së një vendi të huaj, me kërcënime se do të ketë “pasoja” nëse qeveria nuk ndjek urdhrat e tij? A është e pranueshme që një ambasador amerikan të nxisë axhendën e një miliarderi hungarezo-amerikan dhe të organizatave të tij dhe jo interesat e qeverisë amerikane?

Po sikur t’iu them se Kryeministri i atij vendi ishte i ftuar në dasmën e miliarderit George Soros? Çfarë do të mendoni sikur t’iu them se z.Soros ka mbështetur një qeveri një Shqipëri, që kritikët thonë se ka përfituar nga tregtia e drogës që kanë vrarë mijëra njerëz në të gjithë Evropën.

Çfarë ndodh nëse ky ambasador i SHBA përflitet se është përpjekur që të mbyllë hetimin ndaj një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri?

E gjithë kjo ka filluar disa javë më parë në vendin e vogël ballkanik, ku po realizohet reforma në drejtësi. Ambasadori i SHBA Donald Lu, që po punon me partinë në pushtet të mbështetur nga Soros, anuloi vizat amerikane për rreth 70 anëtarë të Partisë Demokratike në opozitë. Ky veprim jodemokratik e zhyt vendin në një krizë politike.

Përmes një deklarate, ambasada e SHBA në Tiranë ka konfirmuar se kishte revokuar viza të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Ajo që deklarata nuk thotë se asnjë nga personat e prekur nuk është nga Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama.

Me pak fjalë, i dërguari i qeverisë së SHBA tani po përdor taktika të fuqishme që sistemi gjyqësor shqiptar të kapet nga partia që po pasurohet nga tregtia e drogës dhe po mbështetet nga Shoqëritë e Hapura të George Soros, e cila bën thirrje për legalizimin e drogës.

Prokuroria shqiptare ka reaguar e revoltuar përmes një deklarate që thoshte se “Prokuroria e Përgjithshme do t’ia bëjë të qartë z.Lu se në qoftë se ai mendon se është Zot në politikën shqiptare, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me prokurorinë”.

Deklarata thotë se lëvizjet e ambasadorit ishin tipike sorosiane, me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe institucioneve.

Çdo veprim nga një diplomat i SHBA me qëllim që të mbështesë vetëm një parti në një vend të huaj, është jo demokratike dhe në kundërshtim me atë që Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë.

Z.Lu është duke destabilizuar Shqipërinë duke përcaktuar fituesit dhe humbësit.

Deri më tani SHBA ka qëndruar në anën e Partisë Socialiste në pushtet, duke poralizuar këtë vend të vogël, por të rëndësishëm të Adriatikut. Shqipëria është vend mysliman, por laik. Ai është i vetmi vend mysliman në NATO pas Turqisë dhe është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Z.Trump dhe Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ia vlen të rishikojnë qëndrimin e z.Lu dhe nëse është në përputhje me politikën e jashtem të z.Trump “Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore”.

/Nga L. Todd Wood, Washington Times

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s