31 bijtë e krimit që na qeverisin.

Po fshihen krimet e mëdha për të spostuar vëmendjen tek peshqit e vegjël të diktaturës.

Ky vend ka nevojë për hapje dosjesh, por nevoja më e madhe e këtij vendi është dënimi i krimeve të komunizmit, dënimi i të gjithë etërve të diktaturës së djeshme dhe që sot i kanë pinjollët në krye të drejtimit të vendit.

Rama kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e babait të tij që ekzekutoi me varje në litar poetin Havzi Nela dhe të bëjë që opinioni të mos merret me atë kriminel, por të merret me spiunët e lagjeve. Dëmi i spiunëve të lagjeve ka qenë vërtetë i madh, por ai dëm nuk mund të krahasohet kurrsesi me dëmin që kanë shkaktuar etërit e Edvinit dhe të bandës që e rrethon. Nëse duhet të bëhet drejtësi për krimet e diktaturës, atëherë ato duhet të nisin nga Kristaq Rama meqë i biri i tij sot drejton vendin. Pastaj le të merremi edhe me spiunët e lagjeve. Ky ligj që Rama ka miratuar në Parlament kurrë nuk do të mund të fshehë të vërtetën e krimeve të regjimit që përfaqësonte dje Kristaq Rama. Përkundrazi, ai do të jetë një motiv më shumë për të kërkuar drejtësi në emër të atyre qindramijëra viktimave të pafajshme të së djeshmes.
Drejtësi nuk bëhet, duke treguar dosjet e spiunëve të lagjeve apo të fshatrave. Drejtësi bëhet si ajo që ndërmorri Gjermania Lindore që i dërgoi para drejtësisë përgjegjësit e diktaturës. Këtë kanë bërë edhe shumë vende të tjera të Europës Lindore dhe pak ose shumë pak janë marrë me spiunët e lagjeve, ndërkohë që në Shqipëri po ndodh e kundërta.

-Edi Kristaq Rama, kryeministër, djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Kristaq Rama, firmëtar në ekzekutimet e disidencës shqiptare, rasti më flagrant ai i poetit Havzi Nela. Po ashtu, nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.

-Gramoz Kaso Ruçi, kryetar i grupit kuvendor të PS-së. Ish-sekretar partie e Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës. Ish-ministër i Brendshëm në vrasjet në kufi dhe masakrën e 2 Prillit në Shkodër.

-Taulant Kasem Balla, nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së. Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.

-Ilir Hamit Beqaj, ministër i Shëndetësisë. Djali i Hamitit instruktor në KQ të PPSH-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.

-Ditmir Sulejman Bushati, ministër i Punëve të Jashtme. Djali i Sekretarit të Parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethe, ku ka ushtruar genocid me persekutimin e shqiptarëve.

-Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë. Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.

-Besnik Mit’hat Bare, deputet i PS-së. Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve. Ka patur një rol të rëndësishëm në masakrat ndaj shqiptarëve.

-Blerina Guri Gjylameti (Maçolli), deputete e PS-së. Nuse e djalit të ish-oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.

-Besnik Rrapo Dervishi, kryetar i Komisionit për Informimin, i biri i ish-anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.

-Vexhi Adem Muçmata, deputet i PS-së, ish-hetues i diktaturës.

-Erion Luan Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.

-Fatmir Sazai Xhafaj, Hetues i Diktaturës me krime në zonën e Krujës, dënime për agjitacion e propagandë dhe tortura.

drejtues i Komitetit të Rinisë. Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.

-Blendi Pëllumb Klosi, ministër i Mirëqenies. Djalë ushtarakësh të regjimit diktatorial.

-Ervin Alfred Bushati, deputet i PS-së, nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.

-Saimir Bashkim Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme. Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan në spiunimin e banorëve të zonës dhe persekutimin e tyre.

-Bledar Melsed Doracaj, drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitet 1975-1986.

-Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit. Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.

-Bekim Osman Murati, Drejtor i Prefekturave në MPB. Është djali i ish-Sekretarit të Parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.

-Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit. Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.

Florjan  Agim Pullazi – Keshilltar i Partise Socialiste ne Bashkine e Tiranes . Administrator i Hidrocentral Lanabregas. Vellai i tij Bledar Pullazi denoncuar ne emisionin investigativ Stop , per mitmarrje specialist ne drejtorine ndertimore.Nipat e Besnik Pullazi shoferi dhe shoqeruesi i familjes Diktatorit Enver Hoxha .

-Zihni Nazif Bime, shef i Burimeve Njerëzore në MPB, ish-oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.

-Besnik Shehu, ish-oficer Sigurimi, këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.

-Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e Përgjithshme në MPB. E bija e oficerit të Sigurimit.

-Julia Arqile Done, drejtoreshë e Përgjithshme në MPB. Mbesa e Sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë, Fone Done.

-Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB, ish-oficer Sigurimi në katunde.

-Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB, mbesë e shoferit të Enver Hoxhës me mbiemrin Pullazi.

-Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito. Është djali i drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.

-Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri. Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.

-Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri. Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.

-Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i Kryeministrit. Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.

-Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme, vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.

-Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes. Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.

-Arian Skënder Kraja, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Babai ka qenë hetues në procese politike.

-Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni, ish-oficer i Sigurimit të Shtetit.

-Ervin Bilbil Mete, zëvendësministër i Financave, drejtues i Partisë Komuniste G99. Djali i hetuesit .

Xhafa nuk është i vetmi!

Rasti i emërimit të Fatmir Xhafës, në krye të Ministrisë së Brendshme, risjell një shqetësim serioz në shoqërinë shqiptare. Duket se kemi një rikthim jo vetëm të pinjollëve të diktaturës, por dhe të atyre që kanë qenë aktivë në vendosjen e diktaturës në vend. Në asnjë vend tjetër të bllokut lindor, nuk ka ndodhur që në çdo qelizë të shtetit të shohësh ish-persekutorët ose bijtë e tyre, teksa i bëjnë karshillëk shoqërisë. Në Shqipëri ndodhi… Çdo ministër kabineti i kësaj qeverie ka një të shkuar komuniste, kryetari i Bashkisë së Tiranës po ashtu, drejtorët e drejtorive janë bijtë e hetuesve dhe prokurorëve të djeshëm, apo më keq akoma vetë ata.  Asnjë dikaster nuk përfaqësohet nga ndonjë i përndjekur politik i regjimit, apo shtresës së pronarëve. Proçesi i kthimit dhe kompensimit të pronave i është lënë në dorë, vajzës së Llambi Gegpriftit, ish-anëtar i Komitetit Qendror, çështjet ndërkombëtare i janë lënë në dorë djalit të Sul Bushatit, ish-kryetar dege në Shkodër, komisionet parlamentare gjithashtu. Tek siguria është Spartak Braho, ish-prokuror i diktaturës, tek ligjet është Fatmir Xhafa ish-hetues, kryetar i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ish-ministër i Brendshëm, ekonomia në dorë të nusës së djalit të Piro Dodbibës, ministër i diktaturës e kështu me radhë.

Rasti Xhafa

Në gjithë këtë inkursion një vend jo të vogël zenë dhe ish-hetuesit e djeshëm, apo ish-operativët e sigurimit, të cilët sot i sheh në çdo zyrë dhe institucion shtetëror. Nuk është e rastit që krahu i djathtë i Edi Ramës, në të gjitha poshtërsitë e tij korruptive dhe politike, është pikërisht një ish-hetues i kohës së komunizmit. Gazeta “RD” në dy numra të saj ka botuar intervistën e dy personave të torturuar personalisht nga Fatmir Sezai Xhafa, ish-hetues i rrethit të Krujës. Kakofonia e ngritur nga e majta dhe avokatët mediatrikë të saj kërkojnë ta paraqesin si një jurist të thjeshtë, ashtu siç e ka shkruar dhe në CV-në e tij, por ky justifikim është qesharak. Në diktaturë, kishte vetëm prokurorë, gjyqtarë dhe hetues nuk kishte juristë. Madje, hetuesit ishin dhe rraca më egër e diktaturës. Ishin ata që torturonin dhe merrnin njerëz në pyetje, ishin ata që përpilonin akuza, ishin ata që kujdeseshin që fajtorët të shpreheshin “ashtu siç do partia” e kështu me radhë. Shumë prej tyre, përfshi dhe Fatmir Xhafën duhet të dënoheshin sot për gjenocid, dhe jo të kapnin majën e piramidës së pushtetit. Dhe persona të tillë ke ngado. Sot, ata që vuajtën burgjet komuniste, internimin dhe torturat duhet që të marrin vërtetimet tek xhelatët e tyre, duhet të dëgjojnë në ekranet e TV-ve ata, duhet që të gjykohen sërish nga ata….

Rikthimi i pinjollëve

Ardhja e Edi Ramës në vitin 2013, do të sillte një erë të re emërimesh në administratë sidomos në  kupolën qeverisëse të vendit. Ai vetë vinte nga një histori kriminale e regjimit. Babai i tij një adhurues tipik i diktatorit Hoxha, ka firmosur një vendim të KQ PPSH, për ekzekutimin me varje të Havzi Nelës. U përkujdes, që nën siglën e rilindjes të risillte dhe një herë në qendër të vëmendjes në mos ish- shërbëtorët direkt të diktaturës, të paktën bijtë e saj. Shumica e tyre deri në atë kohë, kishin milituar nën petkun e Shoqërisë Civile, nëpër fondacione të dyshimta sidomos të ato të miliarderit Xhorxh Sorros, i cili që në fillimet e tij ishte kujdesur që enturazhin e tij politik ta ngrinte pikërisht në rrënojat e diktaturës së vjetër. Të rritur në bllok, ose në instancat e larta të diktaturës, natyrshëm ata kishin krijuar me vite një urrejtje për pjesën tjetër të shoqërisë. Të mësuar në një shtëpi pushtetarësh, ata s’mund ta duronin dot idenë e të lënit mënjanë. Një filozofi që do refleketohej dhe në qeverisje. Sot jemi përballë një propagande të shfrenuar ku çdo dështim mundohet të na e paraqesin si sukses. Çdo vjedhje me koncesionet, reklamohet si shtetbërje, çdo parcelë kanabisi reklamohet si sukses i policisë e kështu me radhë. Shqipëria ndodhet sot mes një propagande shfrenetike, ku vetëm vidhet e nuk punohet, ku shteren çdo ditë resurset, dhe shqiptarët detyrohen të ikin çdo ditë.

Shqipëria në 2017-ën

Shqipëria e 2017-ës përfaqësohet në arenën kombëtare nga një qeveri, e cila është pasqyrë e gjallë e të shkuarës së saj komuniste. Deputetë, ministra e zëvendësministra janë pinjollët e atyre që ngritën dje sistemin diktatorial, që për 45 vjet i kushtoi Shqipërisë mbi 7 mijë të pushkatuar, 25 mijë të burgosur dhe 50 mijë të internuar. Gati 10 për qind e popullsisë ishte ose e burgosur ose e internuar. Kjo shifër shumëzohej me dhjetë po të kemi parasysh, presionet që u bëheshin të afërmve ose rrethit familjar të të prekurve. Shqipëria i ngjante një burgu të madh në ato vite, ku sundimtarët ishin shtrirë në çdo qelizë.  Sot ndodh e njëjta gjë. E shkuara e këtij vendi është rikthyer frikshëm, dhe po gllabëron çdo gjë. Ata që deri dje shtypnin me thundrën e ideologjisë së kuqe, sot shtypin me thundrën e korrupsionit dhe bandave. Në ndihmë i kanë ardhur dhe ish-hetuesit e diktaturës, që sot janë drejtorë drejtorish, apo kanë zaptuar zyrat jurdike të shtetit. Një valë e frikshme rikthimi e të shkuarës së errët të këtij vendi,  një karshillëk që po i bëhet shqiptarëve në këtë millenium.

Gjenocidi i kohës së diktaturës dhe një krahasim me sot!

Termi gjenocid është krijuar nga një shkollar jurist hebre me emrin Rafel Lamkin dhe ja si e përkufizon ai këtë. “Në përgjithësi, gjenocid nuk do të thotë shkatërrimi i menjëhershëm i një kombi, përveç kur mbërrihet nga vrasja masive e të gjithë anëtarëve të një kombi. Përkundrazi, ka për qëllim të nënkuptoj një plan të koordinuar të veprimeve të ndryshme me qëllim të shkatërrimit të bazave thelbësore të jetesës së grupeve kombëtare, me qëllim të shkatërrimit të vetë grupeve. Objektiv e një plani të tillë do të ishte shpërbërja e institucioneve politike dhe sociale, kulturës, gjuhës, ndjenjave kombëtare, religjionit dhe mbijetesës ekonomike të grupeve kombëtare, dhe shkatërrimit të sigurisë personale, lirisë, shëndetësisë, dinjitetit, e madje edhe jetët e individëve që i takojnë grupeve të tilla”. Në veprimet që kryejnë gjenocidistët, sipas filozofit Lamkin përfshihen edhe  “Lëndim serioz trupor apo mental të anëtarëve të grupit; Shkaktim të qëllimshëm të kushteve jetësore llogaritur të sjellin shkatërrim të pjesshëm apo të plotë fizik”, që me pak fjalë përkthehen tortura, apo reduktimi në masë i mjeteve të jetesës. Për të dyja këto ekzistojnë fakte e dëshmi se, hetuesit e djeshëm nën forcën që u jepte pushtete kanë kryer gjenocid. Madje, kanë shkelur dhe ligjet e kohës, sepse formalisht diktatura e ndalonte torturën. E gjithsesi gjenocidi i diktaturës është rikthyer në një formë apo në një tjetër. A nuk është gjenocid ta detyrosh njeriun të varë veten nga mungesa e të ardhurave apo ndërprerja e energjisë? A nuk është gjenocid, shpërfytyrimi kur e detyron të paguajë me qindarka faturat e kripura që i ofron sistemi! Në rast se, diktaturat e bëjnë këtë në emër të ideologjisë, Rama Rilindja, dhe të gjithë pinjollët e diktaturës që solli ajo po e bëjnë në emër të një inati të vjetër për shqiptarët, atë të rrëzimit të etërve të tyre

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s