PAK KUVENDIM ME HISTORINË!

(Nderim Adem Ramë Molliqit dhe NDSH-së)

Nderi,
më shum se virtyt
është vetsakrificë
o Ymer Berisha,
mbahet n´mend
t´i ketë thënë.
Qebesa dhe Plisi
bardh të mbahet,
ka çmimin e vet,
e NDSH-ja jonë
n´sulm nga jasht,
e brënda po e hanë
ca krimba tanë!

Më thonë Adem Ramë Lluka,
jam argat Vatani,
hë, më vraftë Besa e Buka,
zemra fërrk n´më bani
të jem fidai kur e kërkon vendi,
po, një punë e di: Si Vendi-Kuvendi!

Paj, jam nip Malësie
e qebesa s´më ka hije
me u ba sharan,
po gjithmonë n´besnikëri
na dolen pabesi,
që Besen e vranë!

Ajo puna në Kuesturë
ishte dhe torturë
e ne njerëz jemi,
ishte katrahurë
më e rëndë se çdo gurë,
jo jo, punët mirë s´i kemi!
As atje n´Prishtinë,
as n´Shkup e Përzeren,
qebesa edhe n´Janinë
Junani diçka po zien
e ata n´Tiranë
s´po ia gjejnë davanë,
janë hy keq n´pazare,
do t´na qesin n´marre
me aq shum zarare!
Unë jam sot me ju
dhe do t´jem këtu
që bashk me pleqnu
për ju e për mu
kah po dojm me shku!?!
***
Ev, ev, ev!
Po kush e ka mendua
se kjo do t´mgjanë mua,
ma shum se pesëdhjetë vjet
emigrant n´tokë t´vet?!
Prej andej i ndjekun
e këtu i përndjekun,
s´asht as nji vrap kali
përtej atij Mali,
e kuj s´po ia prishë terezinë
atyne t´parisë n´Tiranë,
as ia prish gjumin Partisë
vaji e gjama m´atanë,
medet për Shqipninë
ku katandisë e kanë
k´ta farë k´lysh t´Miskovit,
t´Stalinit e Sharovit,
tuj lypë vllazen n´gjeti
përtej Mali e Deti,
nuk shohin me sy
se nç´farë llumi jan hy,
vllazen i kan t´huajt
rus, shkie, kinez,
ah Zoti na ruajt
se shpirti flkakë mu dhez,
ata vllazen t´Partisë
e ne pak miq, shum “anmiq” t´Shqipnisë,
na ruajt dorë e Përëndisë,
për hater të vegjëlisë!!!
***
Mentor Thaqi VS., 31.08.2011

I lindur në Kosovë 13.03.1918. nga një familje patriotike,  Adem Ramë Molliqi nuk mund te duronte regjimin jugosllav, dhunën dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve etnik ne trojet e veta.

Në moshe te re ai eshte aktiv ne NDSH-ne , “Partia Nacional Demokrate shqipetare”. Partia e pare kundra regjimit Serb.

Ishte  viti  1956 koha e Rankovicit ku ishte dhe fushata e mbledhjes se armeve.         Regjimi i Rankovicit ishte nje nder regjimet me te egra te gjith kohrave ne jugosllavi. Adem Ramë Molliqi  ndiqej nga ai regjim si aktivist i madh i NDSH-se, survejimet dhe kontrollet dhe keqtrajtimet  e herepas hereshme te policise sekrete ndaj atdhetareve aktiviste te kesaj partie e detyruan Ademin  qe me 3 mars 1956 se bashku me 2 rapsodet e shquar Dervish Shaqja e Demush Neziri te marin rrugen per tu strehuar ne token Meme ( sic e quanin Shqiperin) .

Mbas shume mundimesh arrijne ti shpetojne rojeve serbe duke dale ne token meme sic dhe  ata e quanim me shpirt dhe zemer. Ashtu te rraskapitur nga  nga mundi dhe rruga e gjate dorezohen te gezuar ne posten kufitare shqiptare pa e ditur kalavarin qe do i ndiqte me pas.

Dite te tera pyetje, provokime, presion dhe dhune psiqike ndaj tre atdhetareve qe me qindra mundime arriten ti shpetojne dores gjakatare serbe duke rene pa e ditur ne nje tjeter  dore kriminale.                                                  Mbas shume ditesh hetuesie i nisin neper kampe internimi , njehere e dergojne ne llakatun Vlore , me pas ne Seman te Fierit, por Ademi si  gjithmon i shquar per ndershmeri dhe besnikeri , me pune te ndershme qe ben gjate gjith kohes e heqin nga internimi dhe e dergojn ne Shenavlash te Durresist deri sa aty dha edhe  shpirt.

Edhe pse hiqet nga kampet e internimit ai perseri mbahet nen vezhgim gjith jetes se tij , sepse nga shteti komunist bijte Kosoves shihen si agjenta te Serbise dhe jo luftetare te lirise.

Por Ademi në Shqiperi ishte vetem gjysma, ne Kosove ai pati  lene pjesen tjeter te familjes ( bashke me Dervishin e  Demushin). Gjate qendrimit ne Shqiperi Dervishi dhe Demushi krijojne familje te reja( pra martohen) ndersa Ademi asnjehere nuk pranoj te krijoj familje tjeter duke e ditur qe e ka ne Kosove gruan dhe dy djemt. .

Mbas  8 vite qendrimi i vetem ne Shqiperi, gruaja e tij ndermer hapin tjeter sa te veshtire aq dhe te frikshem dhe rrezikshem per kohen, per te bashkuar femijet me baben e tyre.         Dhe keshtu ajo merr nje vendim…. ne mesin e acarit te marsit 1964 ajo mer femijet dhe ne mes te debores pa e dite se cfar do ndodh me tej me ta iken pa treguar asnjerit se ku po shkon , jo qe nuk donte te ju tregonte por kishte frik per pasojat qe do rendonin mbi pjestaret e tjer te familjes atje.                                                                                                                     E ndimuar  nje kusheri i burrit kalon  kufirin duke djegur rrobat e trupit per te shpetuar femijet nga ftohti, debora e kalonte gjysem metri a me shume, me qyten e armes qe mbante me vete personi shoqerues krijonte shkallet ( ose vendet ku te shkelnin femijet e nena)rruga ishte e rrezikshme, jo vetem se behej naten dhe neper shtigje, por sepse   vec ushtareve serbe kish edhe ujqer neper male.                                             Por  fati ishte ne anen e tyre, mbas dy dite dite udhetimi naten, ata arriten shendosh deri ne posten e policise se B.Currit. Por gezimi i tyre nuk zgjati shume ata menjehere  merren  ne pyetje e behen formalitet sikur te ishin armiq dhe jo qytetare shqiptare prej Kosove.                                                                                   Dy  jave pyetje, presione deri sa me ne fund i lejojne te bashkohen me Ademin. Gezimi per bashkimin e familjes do sillte edhe tre femije te tjere, dy djem dhe nje vajze (Aishe Mulliqi Gashi) .                                         Megjithe punen, ndershmerine dhe atdhedashurine, shteti ata i la mbas dore aq sa dhe te drejten e shkolles se mesme ja u mohoj.                                                       Ne vitet 1986 ata e rimarrin Ademin pa asnje shkak ne  hetuesi 3 dite e 3 net, por kete radhe hetuesia zhvilloej  ne  15 katshi , dite dhe net qe Ademi deklaronte mbas viteve 1990 se do ja tregoj nates se varrit.

Zhvillimeve demokratike familja e Adem Ram Molliqi do i perjetonte si nje gezim i pa parashikuar, ata do i bashkangjiteshin qysh me fillimet e saj, si pjese e pa ndare per gjithe jeten demokracise dhe Partise Demokratike. Edhe endrra per kosoven e lire Ademit ju be realitet, ai nuk i gezohej dot lirise se Kosoves.

Respekt per keta burra patriote, atdhetare.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s