PAK KUVENDIM ME HISTORINË!

(Nderim Adem Ramë Molliqit dhe NDSH-së)

Nderi,
më shum se virtyt
është vetsakrificë
o Ymer Berisha,
mbahet n´mend
t´i ketë thënë.
Qebesa dhe Plisi
bardh të mbahet,
ka çmimin e vet,
e NDSH-ja jonë
n´sulm nga jasht,
e brënda po e hanë
ca krimba tanë!

Më thonë Adem Ramë Lluka,
jam argat Vatani,
hë, më vraftë Besa e Buka,
zemra fërrk n´më bani
të jem fidai kur e kërkon vendi,
po, një punë e di: Si Vendi-Kuvendi!

Paj, jam nip Malësie
e qebesa s´më ka hije
me u ba sharan,
po gjithmonë n´besnikëri
na dolen pabesi,
që Besen e vranë!

Ajo puna në Kuesturë
ishte dhe torturë
e ne njerëz jemi,
ishte katrahurë
më e rëndë se çdo gurë,
jo jo, punët mirë s´i kemi!
As atje n´Prishtinë,
as n´Shkup e Përzeren,
qebesa edhe n´Janinë
Junani diçka po zien
e ata n´Tiranë
s´po ia gjejnë davanë,
janë hy keq n´pazare,
do t´na qesin n´marre
me aq shum zarare!
Unë jam sot me ju
dhe do t´jem këtu
që bashk me pleqnu
për ju e për mu
kah po dojm me shku!?!
***
Ev, ev, ev!
Po kush e ka mendua
se kjo do t´mgjanë mua,
ma shum se pesëdhjetë vjet
emigrant n´tokë t´vet?!
Prej andej i ndjekun
e këtu i përndjekun,
s´asht as nji vrap kali
përtej atij Mali,
e kuj s´po ia prishë terezinë
atyne t´parisë n´Tiranë,
as ia prish gjumin Partisë
vaji e gjama m´atanë,
medet për Shqipninë
ku katandisë e kanë
k´ta farë k´lysh t´Miskovit,
t´Stalinit e Sharovit,
tuj lypë vllazen n´gjeti
përtej Mali e Deti,
nuk shohin me sy
se nç´farë llumi jan hy,
vllazen i kan t´huajt
rus, shkie, kinez,
ah Zoti na ruajt
se shpirti flkakë mu dhez,
ata vllazen t´Partisë
e ne pak miq, shum “anmiq” t´Shqipnisë,
na ruajt dorë e Përëndisë,
për hater të vegjëlisë!!!
***
Mentor Thaqi VS., 31.08.2011

I lindur në Kosovë 13.03.1918. nga një familje patriotike  Adem Ramë Lluka, nuk duronte regjimin jugosllav, dhunën dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve. Në moshe te re ai eshte aktiv ne NDSH-ne , partia nacional demokrate shqipetare, partia e pare kundra regjimit serb.

Ishte  viti  1956 koha e Rankovicit ku ishte dhe fushata e mbledhjes se armeve.         Regjimi i Rankovicit ishte nje nder regjimet me te egra te gjith kohrave ne jugosllavi. Adem Ramë Lluka  ndiqej nga ai regjim si aktivist i madh i NDSH-se, survejimet dhe kontrollet e herepas hereshme te policise sekrete ndaj atdhetareve aktiviste te kesaj partie e detyruan Adem Ramen  qe me 3 mars 1956 ai sebashku me 2 rapsodet e shquar Dervish Shaqja e Demush Neziri te marin rrugen per tu strehuar ne token Meme ( sic e quanin Shqiperin) .

Mbas shume mundimesh arrijne ti shpetojne rojeve serbe duke dale ne token meme sic dhe  ata e quanim me shpirt dhe zemer. Ashtu te rraskapitur nga  nga mundi dhe rruga e gjate dorezohen te gezuar ne posten kufitare shqiptare pa e ditur kalavarin qe do i ndiqte me pas.

Dite te tera pyetje, provokime, presion dhe dhune psiqike ndaj tre atdhetareve qe me qindra mundime arriten ti shpetojne dores gjakatare serbe duke rene pa e ditur ne nje tjeter  dore kriminale.                                       Mbas shume ditesh hetuesie i nisin neper kampe internimi , njehere e dergojne ne llakatun Vlore , me pas ne Seman te Fierit, por Ademi si  gjithmon i shquar per ndershmeri dhe besnikeri , me pune te ndershme qe ben gjate gjith kohes e heqin nga internimi dhe e dergojn ne Shenavlash te Durresist deri sa aty dhe e shpirt.

Edhe pse hiqet nga kampet e internimit ai perseri mbahet nen vezhgim gjith jetes se tij , sepse nga shteti komunist bijte Kosoves shihen si agjenta te Serbise.

Por Ademi në Shqiperi ishte vetem gjysma, ne Kosove ai pati  lene pjesen tjeter te familjes ( bashke me Dervishin e  Demushin). Gjate qendrimit ne Shqiperi Dervishi dhe Demushi krijojne familje te reja( pra martohen) ndersa Ademi asnjehere nuk pranoj te krijoj familje tjeter duke e ditur qe e ka ne Kosove gruan dhe dy djemt. .

Mbas  8 vite qendrimi i vetem ne Shqiperi, gruaja e tij ndermer hapin tjeter per te bashku femijet me baben e tyre, dhe keshtu ne mesin e acarit te marsit 1964 ajo mer femijet dhe ne mes te debores pa e dite se cfar do ndodh me tej me ta iken pa treguar asnjerit se ku po shkon , jo qe nuk donte te ju tregonte por kishte frik per pasojat qe do rendonin mbi pjestaret e tjer te familjes atje.                                                    E ndimuar  nje kusheri i burrit kalon  kufirin duke djegur rrobat e trupit per te shpetuar femijet nga ftohti , me qyten e armes qe mbante me vete personi shoqerues krijonte shkallet ( ose vendet ku te shkelnin femijet e nena)rruga ishte e rrezikshme , sepse vec ushtareve serb kish edhe ujqer neper male. Por  fati ishte ne anen e tyre pasi arriten shendosh deri ne posten e policise se B.Currit ata merren  ne pyetje e behen formalitet sikur te ishin armiq dhe jo Qytetare shqiptare prej Kosove.                                                                   Dy  jave pyetje, presione deri sa me ne fund i lejojne te bashkoen me Ademin. Gezimi per bashkimin e familjes do sillte edhe tre femije te tjere, dy djem dhe nje vajze (Aishe Gashi) .                                         Megjithe ndershmerine dhe atdhedashurine shteti ata i la mbas dore aq sa dhe te drejten e shkolles se mesme ja u mohoj. te drejt arsimimi maksimumi te mesmen .                                                             Ne vitet 1986 na e marin Ademin pa asnje shkak e marrin ne  hetuesi 3 dite e 3 net por kete radhe ne  15 katshi , dite dhe net qe Ademi deklaronte mbas viteve 1990 se do ja tregoj nates se varrit.

Zhvillimeve demokratike familja Gashi do ju bashkangjitej qysh me fillimet e saj, si pjese e pa ndare per gjithe jeten, ndersa  Rugova per

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s