‘’Më kishin lodhur njerëzit që i’u dhimbsej Basha, me të u njoha atë ditë’’, Kim Mehmeti tregon pse shkoi te çadra.

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti ishte para disa ditësh i pranishëm në çadrën e opozitës. Ndërkohë që arsyet e këtij takimi dhe përshtypjet që ka marrë ka zgjedhur t’i tregojë në një intervistë për ‘’Politiko.al’’.

Ai tregon se nuk e njifte më parë Bashën dhe se takimi i parë ka qenë atë ditë në çadër. Mehmeti flet edhe për njohjen e tij të vjetër me Berishën, me Ramën po edhe për mospëlqimin e tij ndaj kreut të LSI-së Meta.

Cila ishte përshtypja për Çadrën e protestës së opozitës, pse shkuat atje?

Kim Mehmeti: Çadra e PD-së mu duk pak më ndryshe se ajo e para disa viteve e PS-së, mbase shkaku se ajo e dikurshmja e socialistëve opozitarë, kishte më shumë aktrim se sa seriozitet. Dhe shkova te kjo çadër, pikë së pari pse këtë ma kërkuan disa miq të mi, dhe pse dua që Shqipëria të mos jetë shtet ku do ngrenë çadra partitë opozitare, por shtet që do jetë atë që e thash më lart: ‘çadër’ nën të cilën do mund të strehohet e tërë shqiptaria. Pastaj shkova te kjo çadër pse më janë bërë të neveritshme pohimet dhe intrigat e atyre që thonë se u dhimbset Basha i mbetur ‘nën hijen’ e Berishës, e të cilët kështu duan ta pengojnë etablimin e Bashës si lider të ri partiak. Po pra, më janë bë të neveritshëm ata që janë duke e ‘mbrojtur’ Bashën nga Berisha, ngaqë të tillët e duan të kundërtën: që PD-ja të mbetet pa lider të definuar të saj.

E di se askush nuk do e besojë, por unë me Bashën jam njoftuar, dhe për herë të parë me të jam takuar pesëmbëdhjetë minuta para se të shkoj te çadra e tij. Unë kam pasur miqësi me Sali Berishën, dhe ende e quaj mik timin, por kjo fare nuk më ka penguar që të them atë që kam thënë për qeverisjen e tij. Më në fund, nëse doni ta dini, unë gjithmonë kam qenë me opozitën. Gjatë qeverisë së shkuar të Berishës, publikisht, e jo nëpër kafene, e kam thënë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se është mirë që PS-ja t’i fitojë zgjedhjet. Thjesht, nuk mund ta kuptojë se si një artist, mund të jetë nga krahu i të pushtetshmit dhe të fortit!? Po, edhe mua më ka ndodhur të jem përkrah të pushtetshmit, por vetëm përderisa ai nuk e humbur pushtetin mbi vetveten. Dhe nga mund ta dija unë, për shembull, se Kryeministri i tanishëm i Shqipërisë, do e humbte pushtetin mbi vetveten ende pa e përfunduar mandatin e parë!?

Edhe me Berishën burrështetas unë isha vetëm përderisa ai nuk e ‘humbi pushtetin’ mbi vetveten. E di që asnjëri prej tyre nuk ka pasur nevojë për diëka të tillë, por aty ku më është dhënë rasti, e kam përkrahur edhe Nanon, edhe Edin. E në ndërkohë, kurrë nuk kam pasur mendim të mirë për drejtuesin e LSI-së. Edhe atë pse, sipas meje, nga grindja mes PS-së dhe PD-së, më së shumti përfiton lideri i LSI-së, i cili me ‘dashuri, urtësi e mirëkuptim’ ia del të pamundurës në politikë, e që me gjuhën e shkrimtarit, e definoj si mjeshtri të të takojë edhe ‘lavdia edhe ‘pasuria’.

Po pra, jam shkrimtar dhe mos mendoni se nuk e di që të kërkosh politikanë shqiptarë që i përmbahet premtimit dhe fjalës së dhënë, është njësoj si të kërkosh ndërgjegje te ai që nuk turpërohet. Por kjo nuk më pengon, me aq sa mundem, të kontribuoj në etablimin e një gjenerate të re politikanësh, e cila në mos më shumë, do e kultivojë mendësinë politike se nuk është Shqipëria pronë e partive, por partitë janë të Shqipërisë, dhe se nuk është emblema partiake ajo që e bënë individin më të vlefshëm, por vlerat personale të anëtarëve të saj, janë ato që e lartësojnë flamurin partiak. (E.K/SHUPLAKA)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s