Çfarë fshihet pas lojës së rrezikshme të Ramës me `pro-rus` e `anti-amerikan’.

“Rama ka vënë në punë gjithë makinën propagandistike për rrezikun rus ndaj pushtetit te tij. Kjo është situatë qesharake dhe përpjekje e turpshme.”

Nga Fatmir Mediu/

Shkrimet kundër 6 senatorëve që i dërguan letër për situatën e rëndë të krimit e korrupsionit në Shqipëri, janë në të njëjtën rrugë të deklaratave që vetë Rama bëri kundër Presidentit Trump, janë kundër Amerikës dhe atyre njerëzve që e mbështetën Shqipërinë për t’u bërë vend anëtar i NATO-s.

Kjo politikë e Ramës po kthehet në një rrezik serioz për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA.

Nëpërmjet manipulimit të një rezolute të dy përfaqësuesve të ”Dhomës se Perfaqesuesve” që nuk është futur as në procedurë, ku përmenden problemet me Rusinë në shumë vende evropiane dhe ne fund Shqipëria, përmendet në mes 20 vendesh që kanë zgjedhje dhe se Rusia mund të influencojë ato. Këtë projekt rezolutë Rama e kthen në Rezolutë të 11 senatorëve vetëm për të manipuluar opinionin publik.

A ka rrezik rus në Ballkan? Padyshim po. Po ky rrezik rus është sot prezent dhe i lidhur me miqtë e ngushtë të Ramës, siç është Vuçiç apo kalon në një spirale të rrezikshme gjeopolitike nga veriu dhe Lindja e Ballkanit?

Rusia kërkon aleanca politike dhe ushtarake në Ballkan dhe ky është një kërcënim për shqiptarët. Rusia është prezent ushtarakisht në Ballkan, ajo është prezent ekonomikisht dhe politikisht. Ka kohë që kërkon të ndërtojë një aleancë ushtarake me Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë. Situata e rëndë në Maqedoni në ndarje të thella etnike është në dëm të interesave shqiptare kjo dhe për shkak të egocentrizmit të Ramës për protagonizëm pushteti. Rrëshqitja e Maqedonisë në marrëdhënie të ngushta me Rusinë do ta ndërlikonte jo vetëm situatën e shqiptarëve në Maqedoni, por në mbarë Ballkanin.

Në favor të Rusisë është edhe loja e Ramës për t’u futur ndërmjet marrëdhënieve serbo – kosovare duke injoruar autoritetin e drejtuesve të Kosovës. Kosova në ndërtimin e institucioneve të saj qoftë edhe të Ushtrisë Kosovare duhet të jetë mirë e koordinuar me SHBA dhe NATO. Ruajtja e integritetit territorial të Kosovës nuk do të ndërvaret as nga ushtria e saj, as nga ushtria shqiptare, por nga marrdhënia dhe roli në kuadër të NATO-s.

Deklaratat se Rama do marrë pushkën për të mbrojtur Kosovën janë një patriotizëm folklorik.

Po ashtu forca e Rusisë në Ballkan është rritur ndjeshëm edhe për shkak të bashkëpunimit ushtarak dhe politik me Turqinë, si asnjëherë më parë, gjë e cila të paktën për momentin është në disfavor të shqiptarëve.

Dobësimit të pozicionit shqiptar, po ashtu i shërben dhe injorimi që Rama i ka bërë NATO-s jo vetëm duke e ulur buxhetin e Mbrojtjes në 0,75 %, duke iu kundërvënë vendimeve të Aleancës, por dhe duke mos reflektuar tashmë një kusht detyrues për marrëdhëniet në NATO me SHBA, theksuar kjo nga Presidenti Trump dhe së fundmi nga sekretari Tillerson.

Z Rama dhe zëdhënës të Ramës.

Mike Lee, James Inhofe, Ted Cruz, David Perdue, Thorn Tills, Bill Cassidy janë miq dhe mbështetës të vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk pranojnë, sic thotë Departamenti I Shtetit dhe Europol që një vend anëtare i NATO-s te jetë prodhuesi i pare i Marijuanës, i korrupsionit dhe i krimit, por të jetë vend ku shqiptarët votojnë të lirë dhe së shpejti të bëhen vend i BE.

Nëse ka ndikim rus në Shqipëri është kjo politikë që është sot dhe padyshim krimi, korrupsioni dhe trafiqet‎.

Lexo edhe:

Përçahet mazhoranca, rrezikohen votat për ministrat e rinj të qeverisëAktorja durrsake njofton se do bëhet deputete, por ‘e mbysin’ komentuesitFaqet e para të shtypit shqiptar për ditën e sotmeKomentet
roshi23/03/2017 10:00
prapa diellit megjithe ramen
Shto koment

më të lexuarat
Politike
Nishani i përgjigjet Zhitit: Pas akuzave si spiun në Spaç, konstatova dhe paqëndrueshmëri psikike
Politike
‘Jam njësh për të qënë dysh’ -IRIQI bisedon me Ben Blushin.
Politike
VIDEO-LAJM/ ‘Nisma#’: A njeh kufij ky palaço?
Politike
Zgjedhjet e 22 marsit 1992/ Si përmbysi populli me mbi 1 milion vota, klikën ish-komuniste të PS-së

Politike
Hysenbelliu tregon episodin me Edi Ramën: Erdhi në emision me vonesë dhe dridhej i tëri…
Politike
Si do të rrafshohet zona muze e Tiranës për biznesin e ndërtimit
Politike
Sulltan Novruzi/ Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi uron besimtarët bektashinj
Politike
Rrëfehet Sali Berisha: Ju tregoj cili emër m’u propozua për President në vitin 1992
Politike
Ish-ministri Manjani: Ju tregoj si Edi Rama kërcënoi gjykatësen për të futur në burg një plak
Politike
Zgjedhjet e 1996/ Berisha flet për herë të parë: Ju tregoj ndërhyrjen e amerikanit
TË NGJASHME

Politike
VIDEOLAJM/ Flakë para Kryeministrisë
Politike
Zgjedhjet e 1996/ Berisha flet për herë të parë: Ju tregoj ndërhyrjen e amerikanit
Politike
Ish-Kryeministri Berisha: Ju tregoj sesi përgatitën arrestimin e Kadaresë dhe ndërhyrja e Francois Miterand
Politike
Rrëfehet Sali Berisha: Ju tregoj cili emër m’u propozua për President në vitin 1992
Politike
Sali Berisha flet për herë të parë për arrestimin e Thaçit në Shqipëri
Politike
Deputeti Strazimiri – Edi Ramës: Zoti ta shtoftë inatin…
Politike
Çadra e lirisë, mesazhi i 22 Marsit: Të krijohet sa më shpejt qeveria teknike që garanton zgjedhje të lira
Politike
Bogdani sulmon Veliajn: Përdor lotët e një fëmije për propagandë

SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s