Shumë poshtë ke rënë, Z. President.

 

Pas qëndrimit të ashpër të Zhitit ndaj Nishanit për dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, Kreu i Lartë i Shtetit e akuzoi atë si spiun në burgun e Spaçit. Por një dokument i publikuar së fundmi, duket se hedh poshtë akuzat e presidentit.

Botuesi Luan Pengili ka publikuar në llogarinë e tij, një dokument ku citohet qartazi se Visar Zhiti nuk pranoi të bashkëpunonte për të qenë spiun në burgun e Spaçit dhe ka firmosur këtë deklaratë përmes të cilës refuzoi të vihej në dispozicion të këtyre shërbimeve.

Me publikimin e këtij dokumenti, Pengili shprehet se shpifjet janë shndërruar tashmë në një ndër dukuritë më të zakonshme në shoqëri dhe kjo dukuri merr kthesë më të rëndë kur këtë e bën një president.

Ai i kërkon Nishanit të vërtetojë bindshëm këtë emërtesë ndaj Visarit, që t’i hiqet sa më parë epiteti i shpifësit!

Reagimi i Luan Pengilit:

Hedhja e shpifjeve në treg është bërë tashmë një nga dukuritë më të zakonshme në shoqërinë tonë, sa shpesh nuk mund të ndahet lehtë nga njëra-tjetra e vërteta dhe gënjeshtra.
Kur një person shpif, të njollos keq me epitete e ngjarje të paqena, kush mban përgjegjësi?
Shko drejt e në gjykatë, të vjen ndërmend veprimi i parë që mund të kryesh. I drejtë ky arsyetim – kjo është rruga që duhet ndjekur…
Por pas kësaj përgjigje, për fat të keq në vendin tonë të përndjek vetëtishëm pyetja e dytë! Për sa kohë do të zvarritet nëpër gjykata kjo shpifje?
Është i thjeshtë arsyetimi, sa të dalë në dritë e vërteta, shpifja e parë harrohet, duke ja lënë vendin një shpifjeje të dytë… e kështu, e kështu me radhë. Ndërkohë që njerëzit që nuk e njohin personalisht personin mbi të cilin është hedhur baltë, e kanë përthithur helmin e injektuar të shpifësit, duke bërë kështu të mundur arritjen e qëllimit të shpifësit të zi.
Kjo dukuri merr një rëndesë ende më të madhe negative, kur këtë e bën një president.
Visar Zhiti – spiun!
Zoti President, duhet patjetër ta vërtetoni bindshëm këtë emërtesë ndaj Visarit, që të t’ju hiqet sa më parë epiteti i shpifësit!
Para disa vitesh kam bërë një bisedë me Visarin mbi këtë temë. U zhvillua në një takin që ia kërkova me ngut, pas disa sinjalesh jo mirëdashëse për të (Visari informator), që filluan të qarkullonin pikërisht pas daljes së romaneve të tij biografikë “Rrugët e ferrit” e “Ferri i çarë”, botime të cilat morën publicitetin e faqeve të tëra të shtypit më të rëndësishëm të vendit.
Midis të tjerave Visari më thotë që ka gjetur edhe dokumentin që ai refuzon në mënyrë kategorike bashkëpunimin me strukturat e sigurimit. Ja kërkova atë dokument e ai ma dha. E pyeta atëherë përse nuk e publikonte, por mora përgjigjen: “Njerëzit më njohin!”
Por sot Visar po të të them atë që ta kam shprehur atje, vite më parë: “Të njohin njerëzit, por nuk të njohin shpifësit!”
Sot po e botoj këtë dokument!

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s