Aleanca e Sorosit kundër lirisë amerikane.

Nick Griffin

” Demokratët dhe mediat liberale janë humbës shumë të këqinj. Ata po e bëjnë veten të duken qesharakë duke refuzuar me kokëfortësi të pranojnë se Donald Trump është presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara dhe ka gjasa të jetë përgjatë tetë viteve të ardhshme”. Kjo është bindja e shumë patriotëve amerikanë dhe konservatorëve, por fatkeqësisht është e gabuar, sepse e vërteta është më e rrezikshme se kaq.
Realiteti është që presidenca e Donald Trump, demokracia amerikane dhe demokracisë në nivel botëror, ndodhen përballë një rreziku të madh. Kjo për shkak se “Lufta kundër Trumpit” nuk është një kauzë e humbur dhe qesharake, siç mendojnë shumica e të djathtëve. Ajo që kemi parë deri tani janë vetëm lëvizjet e para dhe manovrat për një grusht shteti të mirëplanifikuar, i cili po përgatitet nga forca të “ndryshimit të regjimit” që i kemi parë të veprojnë në shumë vende të botës.
Natyrisht ka edhe shumë republikanë, të cilët janë të ndërgjegjshëm për faktin se nuk ka asgjë “spontane” dhe as ideologjike në revoltën studentore, marshimin e grave, sulmet e bandave Antifa dhe protestave të tjera kundër Trumpit nëpër Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që mediat e kontrolluara e kanë injoruar me kokëfortësi këtë çështje, interneti ka ndihmuar për të shpërndarë informacionin për rolin e Xhorxh Sorosit në financimin dhe Barak Obamës në organizimin e “rezistencës”.
Pas suksesit të modelit të tij të “revolucioneve me ngjyrë” që i kemi parë në shumë vende të botës si Serbia, Ukraina dhe gjatë Pranverës Arabe, menjëherë pas zhvillimeve shokuese të nëntorit të kaluar, Xhorxh Sorosi nisi të planifikojë të njëjtën gjë në Shtetet e Bashkuara. Përpjekjet e tij të para duket qartë se dështuan. “Revolucioni Lejla” nuk filloi kurrë dhe e majta liberale ishte në gjendje aq të demoralizuar shoku sa asgjë domethënëse nuk arriti të bëhej dhe i gjithë koncepti u zhduk.
Eksperienca me planet e tjera të dështuara të revolucioneve me ngjyrë të Sorosit, përfshirë Iranin dhe Rusinë, ka bërë të qartë se momenti është vendimtar. Kur një revolucion i koordinuar nuk arrin të kapë imagjinatën e popullsisë së vënë nën shënjestër, duhet të ndërpritet menjëherë, në mënyrë që dështimi i tij të mos ndikojë edhe në përpjekjet e mëpasshme. Me një numër të madh të elitës liberale të gatshme për t’i dhënë presidentit Trump një shans të paktën për një periudhë kohe, për të parë nëse mund të mbajë premtimet e krijimit të vendeve të punës dhe për të sistemuar çështjen e emigracionit meksikan dhe arab, e vetmja demografi që deri tani është shfaqur e gatshme për të protestuar ka qenë blloku feminist.
Gjithsesi, ka qenë e vështirë të organizosh protesta në rrugë ndërsa Washingtoni dhe New Yorku janë të mbushur me dëborë apo temperaturat janë tepër të ulëta. Por me ardhjen e pranverës, pritet të shihen përpjekje të mëdha për të rinisur fushatën e rezistencës. Çelësi i organizimit të valës së radhës së protestave do të jetë rrjeti i organizimit të Obamës, i cili ka mbi 250 zyra në të gjithë Amerikën dhe punon për të koordinuar mbi 30 mijë agjitatorë.
Demonstratat gjigante janë pjesë jetëse e modelit të revolucionit me ngjyrë. Ato i japin protestuesve besim, demoralizojnë pjesën e popullsisë së mbështet qeverinë dhe lëkundin vetëbesimin e njerëzve që ndodhen në pushtet. Kombinimi i urrejtjes, talljes dhe dehumanizimit të “diktatorëve” është një strategji e shpikur nga gjeniu i propagandës Sergei Chakhotin dhe është kthyer në epiqendrën e teknikës së përdorur për të izoluar dhe shkatërruar qeverinë e vënë nën shënjestër.
Sulmet personale dhe karikaturat qesharake kanë për synim të provokojnë regjimin ose mbështetësit më të devotshëm, për t’i shtyrë drejt reagimeve të dhunshme. Provokimi dhe nxitja e “mbështetësve të qeverisë” si ushtria, policia apo milicitë e pavarura, që të sulmojnë fizikish protestuesit është pjesë thelbësore e krijimit të narrativës së një “regjimi që ka humbur legjitimitetin dhe ka filluar të vrasë popullin”. Pikërisht kjo shfaqje dhune është faktori qendror i kthimit të një proteste të koordinuar me ngjyrë në një revoltë të aftë për të rrëzuar regjimin.
Kjo është arsyeja përse çdo revolucion me ngjyrë duhet në bllokun e bandave të rrugës, të cilët rrahin mbështetësit e qeverisë dhe lëshojnë provokime e sulme të dhunshme kundër oficerëve të policisë. Forcat që ofrojnë këtë lloj shërbimi variojnë sipas rrethanave. Në protestën e Pranverës Arabe ata ishin islamistët. Në Ukrainë ishin neonazistët. Në vendet perëndimore si Shtetet e Bashkuara janë studentët marksistë të organizuar nga ngjyrat anarkiste të Antifas.
Nevoja për shfaqjen e dhunës nga autoritetet e vënë nën shënjestër është thelbësore, aq sa nëse qeveria refuzon të reagojë ndaj provokimeve, lëshohen provokatorë antiqeveri të stërvitur mirë për të qëlluar mbi protestuesit dhe oficerët e policisë gjithashtu. Taktika u përdor me sukses të jashtëzakonshëm në Libi, Ukrainë, Egjipt dhe Siri, por e njëjta strategji mund të ndiqet në Shtetet e Bashkuara nëse protesta arrin në këtë nivel të rrezikshëm. Në fund të fundit, kështu funksionon modeli i ndryshimit të regjimit.
Edhe pse koncepti i revolucioneve me ngjyrë është i identifikuar me figurën e Xhorxh Sorosit dhe numrin e madh të OJQ-ve të financuara nga fondacioni i tij Open Society, janë drejtuar gjerësisht edhe nga CIA dhe grupet e saj mbështetëse, si Fondi Kombëtar për Demokraci. Edhe që CIA ndodhet në qendër të planit për të hequr Donald Trumpin nga presidenca dhe për të rivendosur kontrollin mbi taksapaguesit amerikanë, tjetër gjë është të kapesh duke financuar 5 miliardë dollarë në ndryshimin e regjimit të Ukrainës dhe tjetër të kapesh duke financuar përpjekjet për të rrëzuar me forcë presidentin e Shteteve të Bashkuara nga posti që ai ka fituar me votë popullore.
Kështu, teksa financimet e Sorosit do të vazhdojnë, është vetëm çështje kohe kur shumat e mëdha të parave që kalojnë përmes bankave tek organizatat e Obamës të ndërpriten. Megjithatë, me siguri ka mjaftueshëm para sa për ta financuar fushatën për dy vitet e ardhshme, por deri atëherë, makinës do t’i mbarojë karburanti.
E njëjta gjë vlen edhe për aspekte të tjera të sulmeve ultraliberale kundër civilizimit perëndimor. Edhe pse fatkeqësisht ka shumë grupe të tjera interesi që mund ta vazhdojnë operacionin, përfundimi i papritur i epokës së Obamës dhe financimeve të CIA-s po bëhet gjithmonë e më i dukshëm, madje ka gjasa të përfundojë përpara mandatit të parë të presidentit Trump. Për këtë arsye, atyre do t’i duhet të veprojnë me shpejtësi.
Një tjetër faktor që e pengon revolucionin me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara është fakti i thjeshtë se përveç komuniteteve të kriminelëve me ngjyrë dhe hispanikëve, grupet e gatshme për të mbajtur qëndrim antiqeveritar nuk kanë në dispozicion sasi të konsiderueshme armësh dhe as eksperiencën për t’i përdorur ato. Falë maturisë së etërve themelues të Shteteve të Bashkuara, Amendamenti i Dytë bën atë që duhet të bëjë: T’i japë popullit amerikan një mbrojtje kundër elitës që përpiqet të imponojë vullnetin e saj mbi taksapaguesit.

Plani i revolucionit me ngjyrë

E gjitha ideja e protestave të revolucionit me ngjyrë është të dëbojë me forcë një qeveri të caktuar, por në Shtetet e Bashkuara është e qartë tashmë se ushtria, forcat e policisë, Garda Kombëtare dhe miliona konservatorë janë mbështetës të bindur të presidentit që kanë zgjedhur. Balanca e forcës në Shtetet e Bashkuara qëndron gjerësisht në duart e atyre që mbështesin idenë e Trumpit se rrëzimi i presidentit nga poshtë është një përpjekje qesharake. Megjithatë, duhet analizuar aktiviteti i demokratëve, pasi ata përbëjnë një rrezik serioz, jo vetëm për presionin që ushtrojnë nga poshtë.
Teksa Sorosi dhe Obama fokusohen kryesisht në rrënjët e dukshme të “rezistencës”, Hillary Clinton duket se punon për të koordinuar presionin e demokratëve nga lart. Këtu bëhet fjalë për mobilizimin e demokratëve dhe rezistencës së tyre ndaj programit të Trumpit për të transformuar shtetin. Duke qenë se shtrirja elektorale e demokratëve është reduktuar ndjeshëm, gjërat që mund të bëhen janë të kufizuara, por nëse demokratët arrijnë vërtet të mobilizohen si një bllok efektiv, mund të arrijnë të provokojnë presidentin.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për demokratët pasi edhe dështimet më të vogla për të mbajtur premtimet elektorale në lidhje me reformat e shumëkërkuara mund të dobësojë autoritetin e presidentit. Por ata janë edhe duke punuar dhe menduar si revolucionarë socialë: sa më shumë të mos preket trashëgimia e Obamës, aq më lehtë mund të rimerret në dorë pushteti i humbur dhe për të rifituar territorin kur pushteti të kalojë përsëri në krahun e majtë në të ardhmen.
Planet e elitës demokrate kundër Trumpit janë më ambicioze se përpjekjet e tyre për të provokuar, shënjestra e tyre e vërtetë është delegjitimimi, heqja e plotë e presidentit nga Shtëpia e Bardhë. Është e vështirë të ekzaminosh nëse ky qëllim është i arritshëm apo jo, por më i rëndësishëm është fakti se strategët kryesorë demokratë janë realisht të bindur se mund ta rrëzojnë presidentin përmes votës të mosbesimit në Senat. Edhe në rast se përpjekja e tyre dështon, ata mendojnë se mund ta përdorin atë si një armë efektive kundër tij, si pjesë e një strategjie më të madhe delegjitimimi.
Ndoshta kjo është përpjekja më e rrezikshme e të majtëve, sepse të delegjitimosh një president, veçanërisht një që ka qenë vazhdimisht edhe viktimë e një fushate të ashpër demonizimi nga pjesa më e madhe e mediave të kapura, është si të kryesh një atentat politik si pasojë e një sulmi të vazhdueshëm histerik kundër tij.
Ideja është që kur një fushatë mjaftueshëm e gjatë dhe e egër urrejtjeje drejtohet kundër një individi të vetëm, veçanërisht në një shtet ku armët e zjarrit mund të përftohen shumë lehtë, herët a vonë dikush do të përpiqet të kryejë një atentat kundër tij dhe nuk flitet për një atentat politik. Të gjithë ata që janë angazhuar në fushatën aktuale të urrejtjes kundër Trumpit, që nga “CNN” tek Nancy Pelosi dhe morinë e mediave të tjera, e njohin shumë mirë këtë fakt.

Nga vjen rreziku?

Në bazë të analizave të shumta, rezulton se rreziku që i kanoset presidentit nuk vjen vetëm nga të majtët dhe socialistët, por edhe nga globalistët. Deklaratat e tij për investime masive në kuadër të rindërtimit të ushtrisë amerikane janë mirëpritur jo vetëm nga patriotët dhe punonjësit e mbrojtjes, por edhe nga Kompleksi Industrial i Ushtrisë. Pavarësisht kësaj, pozicioni i përgjithshëm i lobit korporativ dhe kompanive gjigante të armëve është kryesisht armiqësor kundrejt instinktit të Donald Trumpit, i cili i shikon aventurat jashtë vendit si humbje e kotë e të ardhurave, energjisë dhe jetës së qytetarëve amerikanë.
Gjigantët e korporatave si Haliburton, Lockheed Lightning dhe Boeing përfitojnë sasi të jashtëzakonshme parash nga lufta dhe nuk duan një president që mendon se do të ishte më mirë “të bashkëpunonte” me Rusinë. Siç ka thënë edhe Dennis Kucinich, ndër të paktët demokratë të saktë që kanë mbetur, “Edhe komuniteti i inteligjencës po përpiqet të dëmtojë administratën. Këtu nuk bëhet fjalë nëse je pro apo kundër Trumpit, por nëse populli amerikan do të qëndrojë indiferent ndaj luftës së pushtetit që do të zhvillohet brenda komunitetit të inteligjencës. Shtëpia e Bardhë po sulmohet nga elementë brenda komunitetit të inteligjencës, të cilët po përpiqen të ngrenë tensione ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe në themel të të gjithë strategjisë qëndrojnë natyrisht paratë. Dikush kërkon të përfitojë para nga konflikti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Kompleksi industrialo-ushtarak ka nevojë për një Luftë të Ftohtë të re për përfitimin e tij. Nëse presidenti do të shfaqet i gatshëm për ta mundësuar këtë, komuniteti do të jetë i gatshëm ta lërë në pushtet, por nëse refuzon të ndjekë strategjinë e tyre, ata do të shpallin luftë kundër tij, nëse presidenti nuk shpall luftë kundër tyre i pari.
Përveç parave që mund të përfitohen nga lufta ose përgatitja për luftë, ka edhe para në sasi të jashtëzakonshme që burojnë nga lobet e huaja drejt Washingtonit për ta tërhequr Amerikën pas projekteve dhe interesave të tyre. Lobe të tilla ka shumë, por disa prej tyre janë:
– Lobi saudit që kërkon që Shtetet e Bashkuara të luftojnë më shumë kundër islamit sunni;
– Institucionet neokonservatore dhe operacionet mediatike që kërkojnë përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme për të garantuar furnizimet e ardhshme me naftë, të njëjtët njerëz që vuajnë nga një rusofobi e theksuar;
– Lobi Likudnik që kërkon shpërthimin e kaosit përmes ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme;
– Xhorxh Sorosi dhe lobi i Bashkimit Europian që kërkon që Shtetet e Bashkuara të asistojnë në projektin e zëvendësimit të plotë të individëve dhe vlerave të monokulturës së Europës së vjetër;
– Oligarkët që kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të provokojnë Rusinë që ta trajtojnë atë si një grindje gjigante;
– Kombet e Bashkuara dhe moria e OJQ-ve të shumta që kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të ngrenë pesha gjithmonë e më të rënda në krijimin e Rendit të Ri Botëror.
Siç ka deklaruar edhe revista “TIME” kohët e fundit: “Presidenti Trump, si luftëtar i vetëdeklaruar kundër establishmentit shtetëror dhe kundër moçalit të Washingtonit, përballet me kundërshtarë të shumtë nga fronte të ndryshme”. Me pak fjalë, sfida e presidentit nuk është aspak e thjeshtë dhe grupet e interesit kanë shumë për të humbur që ta lënë atë të çojë deri në fund politikat që ka ndërmend të ndjekë.
Revolucioni që kërkon të bëjë Trump në Shtëpinë e Bardhë është një lloj grushti kundër elitës tirane, të rrezikshme dhe lakmitare. Ai ka një mbështetje të jashtëzakonshme popullore, por nuk ka një bazë të fortë ideologjike dhe organizative. Si një strateg i mirë, Steve Bannon, duhet ta kishte parashikuar këtë dhe duhet të kishte rekrutuar, stërvitur dhe ndërtuar një bazë të fortë konservatorësh dhe kristianësh për të shërbyer në pozicione kyçe.
Lehtësia me të cilën administrata lejoi që media dhe elita politike të shkatërronte këshilltarin e përgjithshëm të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, sugjeron se presidenti dhe këshilltarët e tij të besuar nuk janë mjaftueshëm të fokusuar në mbrojtjen e pushtetit të tyre, por luftojnë për të spastruar makinerinë e Washingtonit nga çdo antiamerikan, globalist apo individ të paguar për interesa të veçanta që mund të identifikohet dhe zëvendësohet.
Aty ku revolucioni i Trumpit është i detyruar, si pasojë e mungesës së kandidatëve të duhur, të varet nga figura të administratës së vjetër, ata duhet ta trajtojnë si tradhtar potencial ndaj Revolucionit të Dytë amerikan që Donald Trump ka premtuar dhe për të cilin populli amerikan i ka besuar mandatin e presidentit. Secilit prej tyre i duhet caktuar një “asistent”, një individ të besuar që monitoron çdo gjë që bën dhe raporton direkt tek presidenti.
Fatkeqësisht, nuk ka asnjë shenjë që tregon se po ndiqet kjo strategji. Kjo do të thotë se “revolucioni Trump” tashmë ndodhet në rrezik të madh. Me ritmin e fushatës së demokratëve, duket se herët a vonë, taktikat e tyre të provokimit dhe destabilizimit me qëllim final largimin e presidentit Trump, ka gjasa të funksionojnë.
Nëse kjo ndodh, fundi i epokës së Trumpit do të qe një event shkatërrimtar edhe për Shtetet e Bashkuara. Rebelimi që solli Donald Trumpin në pushtet ka tronditur dhe trazuar elitën më shumë se çdo event tjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ata mendonin se kishin gjithçka dhe këdo nën kontrollin e tyre. Ata besonin se, jo vetëm që rezistenca popullore nuk do të kishte sukses, por rezistenca në vetvete ishte e paimagjinueshme.
Pasi kanë humbur kontrollin e plotë në mënyrë kaq të papritur, nëse elita do ta rifitonte atë, do të sigurohej që diçka e tillë të mos të ndodhte më kurrë. Do të shihnim menjëherë një hakmarrje kundër masave të rebeluara për t’u siguruar që përsëritja e këtyre eventeve të ishte tërësisht e pamundur.
Në këto masa do të përfshihej me siguri emigracioni në masë dhe amnisti për personat e jashtëligjshëm në një shkallë të tillë të mjaftueshme për të kompletuar revolucionin demografik kundër mazhorancës amerikane brenda 2 deri në 3 vitesh. Ata mund të përfshijnë një globalizim të plotë të vendit dhe kapje të pakthyeshme të pushtetit federal. Lëvizja për të centralizuar pushtetin ekonomik dhe politik do të arrihej përmes përpjekjeve për të eliminuar Amendamentin e Dytë dhe rebelimin potencial që buron prej tij.
Por defekti më i madh i të gjithë planeve të elitës që u përshkruan më sipër është që janë duke injoruar plotësisht popullin amerikan dhe pushtetin e tij. Kjo ishte pikërisht ajo që i rrëzoi nga pushteti për t’ia dhënë atë presidentit Trump. Kjo nuk është më një betejë ndërmjet Donald Trumpit dhe një tufë tradhtarësh. Kjo është një luftë ndërmjet një tufe tradhtarësh që formojnë elitën amerikane nga njëra anë dhe presidentit Trump së bashku me popullin amerikan nga ana tjetër.
Rreziku që i kanoset presidentit si pasojë e fushatës së majtë për ta delegjitimuar dhe rrëzuar atë nga pushteti është real. Pyetja është, a do ta kuptojë presidenti këtë rrezik dhe a do të vendosë të luftojë kundër frontit të kundërshtarëve të shumtë që i janë vënë pas? Baza popullore që e votoi për ta vënë atë në pushtet duket mëse e gatshme për ta mbështetur deri në fund. Protestat e organizuara nga Sorosi dhe grupet e tjera të interesit, pavarësisht se kanë fituar një mbulim dhe mbështetje të jashtëzakonshme mediatike, nuk kanë arritur të reduktojnë bazën e mbështetjes së presidentit Trump.
Destabilizimi i madh që mund të shkaktojë fushata antiTrump e demokratëve tregon edhe një herë se ata janë të fokusuar në mbrojtjen e interesave të tyre dhe të elitës politike, jo të mirëqenies së qytetarëve amerikanë. Nëse Donald Trump arrin të vazhdojë me sukses rrugën e tij, ai mund ta kthejë Amerikën nga një hegjemoni e sëmurë në një komb vërtet të fuqishëm dhe me influencë të shëndetshme globale.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s