28 Mars 1997, ku humben jeten, ne funde te detit, 119 njerez, te rritur dhe femije, qe donin ti shpetonin atij makabriteti ku ishte futur vendi,

Kostandin Koliqi/ ish drejtues i SHIU për bregdetin.

Ne kujtim te ngjarjes me te rende te atyre diteve te zeza, te kaosit shqiptare , te dates 28 Mars 1997, ku humben jeten, ne funde te detit, 119 njerez, te rritur dhe femije, qe donin ti shpetonin atij makabriteti ku ishte futur vendi, po shkepus, nga materiali kryesor qe ben fjale per ato ngjarje, pjesen e ngjarjes se Otrantos. Me shume me nxitin fjalimet qe mbajne politikanet, ne kujtim te ketyre diteve te menxyrta ku premtojme te gjejne te verteten dhe ti ndeshkojne fajtoret por ka kaluar 20 vjete dhe megjithse e veteta eshte sheshit, ata vetem flasin dhe ne vetem i degjojme dhe nuk u kerkojme spjegime……
Le ta lexojne edhe njehere te verteten…….

…….. Më dt 25 Mars, informohem se, në Vlorë është bërë plani për të marrë një anije nga Saranda, dhe me të, do të niseshin klandestinë për në Itali. Në Vlorë nuk kishte asnje anije. E vetmja anije që kishte mbetur, që mund të lundronte ishte Kater i Radës, ne Sarande, i vogël, i vjetër dhe me shërbim të kufizuar portual.
Më dt 26 Mars, anija vjen në Vlorë, nga Sarande, prurja e saja e organizuar nga Zani Caushi dhe menjehere, vihet nën sundimin e « Sulltanit të Vlorës » sic kishte qejf të quhej Zani Caushi . Menjëherë u hap lajmi se do të nisej për në Itali një anije luftarake, kundrejt pagesës prej 1,5 million liretash për person. Turma njërëzish, afroheshin por kur merrnin vesh se pronari ishte Zani Caushi, largoheshin për vetë namin, prej krimineli që ai kishte, në tërë vëndin, jo vetëm në Vlorë. Atëhere, në Vlorë, shkon z. Arben Malaj, në atë kohë Ministër i Financës të Qeverisë të Pajtimit Kombëtar, futet në port, i afrohet anijes, gjithmonë në shoqërinë e Zanit dhe shokëve të tij. Kjo në mëngjesin e dt 27 Mars. Menjëherë, u hap lajmi se anija ishte e Arben Malajt, Zani ishte vetëm arkëtari. Kështu u rrit besimi tek njërëzit, të cilët ishin aty rreth e rrotull dhe mbushën menjëherë anijen, në të cilën hypën 153 veta dhe u nisën drejt Italisë. Tashmë, historia e anijes dihet , por unë dua t’ju them atyre që e mbytën dhe atyre që kërkojnë trupat e të afërmve të kërkojnë, jo 80 veta, por 119 njërëz të mbytur. Dua tju kujtoi se në ato lista emrore që hypen në atë mjet lundrues, ishin edhe 22 vajza qe benin pune e prostitutes, të kthyera nga Italia, para krishtlindjeve, por që nuk gjetën afrimin nga familjet e tyre, ose munde ti kene detyruar te niseshin sepse ishin burim i mire te ardhurash finaciare edhe per familjaret…..dhe nuk u ngeli gjë tjetër, vec të kthehen prap tek semaforët, për të nxjerr bukën per vehte, per familjaret dhe tutoret e tyre por edhe fitimet e atyre që tashmë kishin marrë drejtimin e vëndit……ketu kujtoi qe nga fundi i Prillit apo fillimi i Mait, me bien te degjoi nje bisede te incizuar, midis Zanit dhe ministrit, te cilit i kishte vajtur ne zyre me nje mikun e vete dhe i thoshte : « eejjjj luaje bithen venit kur te vij uuuu, apo harrove lyretat qe i shtyje me gju ne kellef te jastekut……mere kete mikun time ne ministrine tene se e kam te besuar…..dhe ajo e qeshura karakteristike e nje servili dhe frikacaku e ministrit……

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s