Reforma në Drejtësi është Antikushtetuese. E ka financuar bizmemeni Soros, jo Administrata Amerikane.

Jakup B. GJOÇA///
Vetë (Ish)kryetari i Komisionit Palrlamentar të Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa ka deklaruar publikisht, herë pas here, se Reformën në Drejtësi e ka financuar Fondacioni Soros. Asnjëherë, as për TRANSPARENCË nuk u bë publike kostoja financiare e Reformës në Drejtësi, që harxhoi Fondacioni Soros!!!
Fondacioni Soros është një veprimtari private biznesi, me të ardhura vjetore të deklaruara në qindra milionë dollarë. Pra, nuk është një shoqatë jofitimprurëse.
Atëhere, me logjikën e Tregut të Lirë:
Derisa Fondacioni Soros, si biznes privat investon dhe financon 100 % reformën kushtetuese në Drejtësi në Shqipëri, cilat interesa ekonomike do të mbrojë? Sa është fitimi ekonomik që synon Fondacioni Soros? Kush do ta paguajë përfundimisht koston e financimit të reformës në Drejtësi?
Reforma në Drejtësi është reforma më e rëndësishme kushtetuese, që është themeli i funksionimit të pushteteve në Republikën e Shqipërisë.
A mundet një fondacion privat, qoftë edhe Jofitimprurëse të financojë këtë reformë kushtetuese në çfarëdo vend demokratik?
Asnjë konstitucionist nuk mund të japë përgjigje pozitive kësaj pyetje.
Kurrsesi, nuk mund të lejohet nga këndvështrimi kushtetues, që një fondacion privat, qoftë edhe Jofitimprurës, të financojë 100 % një reformë në Drejtësi, reformë e cila kërkon edhe ndryshime të thella të Kushtetutës, që kanë të bëjnë me raportet e funksionimit të pushteteve.
Nëse një fondacion privat financon 100 % reforma kushtetuese të një vendi, atëhere, sipas Ligjit të Tregut, fondacioni privat ka parësore interesat e veta, sesa interesat demokratike të atij vendi që pranon reforma kushtetuese nga biznesi privat.
Kujtojmë, që Fondacioni Soros u përkujdes që Komisioni Parlamentar I Reformës në Drejtësi, (që çdo vendimmarrje e këtij komisioni parlamentar diktohej 100 % nga Fatmir Xhafa, misioneri i kryeministrit Rama dhe i Soros), të paracaktonte edhe specialistët e preferuar ndërkombëtarë dhe shqiptarë, që do të hartonin gjithë platformën e Reformës në Drejtësi.
Ky imponim i Soros ndaj Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, që rrjedh nga financimi që i bëri reformës në Drejtësi, solli edhe konflikte politike midis institucioneve në Shqipëri, ku ministri i Drejtësi u shmang tërësisht nga pjesëmarrja dhe vendimmarrja për hartimin e Reformës në Drejtësi, në atë shkallë sa ministri i Drejtësisë nuk u pyet as për të përcaktuar specialistët, dhe kjo e detyroi ministrin e Drejtësisë Nasip Naço sa dha edhe dorëheqjen, duke deklaruar, se dorëheqja e tij do t’i japë mundësi edhe kryetarit të Komisionin Parlamentar të Reformës në Drejtësi të firmosë dhe vulosë Reformën në Drejtësi.
Fondacioni Soros, si financuesi 100 % i reformës në Drejtësi, mori në dorë edhe të gjitha të drejtat politike, që të hartonte atë platformë juridike të Reformës në Drejtësi, që do t’u shërbente më së miri interesave politike të segmenteve të caktuara të Politikës në Shqipëri.
Duke qënë se vendimmarrja për reformën në Drejtësi ishte që në fillim e njëanshme, pa asnjë konsensus të gjerë politik, jo vetëm midis mazhorancës dhe opozitës, por edhe vetë brenda mazhorancës (konflikti politik Kryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi me ministrin e Drejtësisë), atëhere edhe paltforma e Reformës në Drejtësi, që u hartua nga Fondacioni Soros, si financues I saj, u bë e atillë, që të mos miratohet me consensus politik. Opozita e bojkotoi Komisionin Parlamentar të Reformës në Drejtësi kur propozimet e saj për platformën e reformës në Drejtësi u injoruan nga shumica. Madje, Opozita përcolli te Komisioni i Venecias një platformë të saj juridike, me vërejtjet dhe propozimet e saj, që kishte ndaj draftit përfundimtar që hartoi Fondacioni Soros për reformën në Drejtësi.
Komisioni i Venecias, si një institucion ndërkombëtar i profilizuar në Fushën e të Drejtës Juridike, dha shumë rekomandime të specializuara për draftin e Reformës në Drejtësi.
2 ishin rekomandimet më të rëndësishme të Komisionit të Venecias ndaj draftit të Reformës në Drejtësi.
E para, numri i shumtë i institucioneve të Gjyqësorit, që do të ndërtohen në Shqipëri, që mund të vështirësonte kompetencat midis tyre, si edhe shpenzimet e mëdha që do të duheshin për të përballuar funksionimin e tyre.
Mirëpo, këto rekomandime nuk u pranuan nga Komisioni Parlamentar i Reformës në Drejtësi, ngaqë nuk u përshtateshin interesave të caktuara politike të hartuesve dhe porositësve politikë të Reformës në Drejtësi.
Fondacioni Soros, në kohën e Presidentit Obama, gëzonte mbështetjen politike të Administratës Amerikane, për shkaqet politike që dihen.
Pas zgjedhjes së Donald Trump në Presidencën e SHBA, Soros tashmë është kundërshtari politik i Presidentit Trump, aq sa Fondacioni Soros organizon në gjithë SHBA protestat antiTrump!
Atëhere, pyejtja më e thjeshtë dhe e logjikshme është:
-Po Reforma në Drejtësi në Shqipëri, që u financua, u hartua 100 5 nga Fondacioni Soros, a ka mbështetjen zyrtare të SHBA?
Deri tani asnjë deklaratë zyrtare nga Administrata e Presidentit Trump nuk është publikuar që Presidenti Trump mbështet Reformën në Drejtësi, që ka financuar dhe hartuar Fondacioni Soros.
Të mos keqkuptohemi. SHBA mbështet politikisht çdo reformë në drejtësi që i shërben forcimit të Demokracisë në Shqipëri.
Por, akoma Presidenti Trump dhe Administrata e Tij nuk kanë deklaruar zyrtarisht, që SHBA mbështet PIKËRISHT Reformën në Drejtësi që hartoi dhe financoi Soros.
Atëhere, vete Reforma në Drejtësi është ANTIKUSHTETUESE, e Pavlerë, Antidemokratike, derisa u hartua dfhe u financua 100% nga Fondacioni Soros, derisa Opozita në Shqipëri u përjashtua nga Vendimmarrja e Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi dhe nuk e ka dhënë konsensusin e saj politik për ligjet e Reformës në Drejtësi.
Parlamenti shqiptar, sot nuk mund të votojë dot asnjë ligj të Reformës në Drejtësi, derisa Opozita bojkoton Parlamentin dhe ligjet e Reformës në Drejtësi, nëse votohen vetëm nga deputetët e mazhorancës, do të jenë NUL, derisa nuk do të kenë votat e Opozitës

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s