Unë e ndava Mitrovicën.

Komandanti i Forcave Speciale franceze, Zhak Hogar, ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999. Detyra jonë ishte të vendosnim një vijë ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve. Këtë e bëmë në lumin Ibër, zbulon ai.
Zhak Hogar, njeriu që, sipas dëshmisë personale, ka ndarë Kosovën, ka publikuar një libër në Beograd me titull “Evropa vdiq në Prishtinë”.
Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, ai ka evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i Forcave Speciale franceze.
Ai kishte qëndruar në Kosovë vetëm 15 ditë, prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës deri në hyrjen e trupave të NATO-s. Qëllimi i tij ishte të publikonte librin në 15-vjetorin e “agresionit” të NATO-s në Serbi.
“Në fund të vitit 1988 kishim filluar të shqyrtonim operacionin ushtarak kundër Serbisë, që do të thotë se gjithçka ishte e planifikuar më herët. Në mediat franceze në atë kohë dëgjonim se si serbët e këqinj po i dëbojnë shqiptarët e mirë. Nuk e njihja Ballkanin prandaj pritja ime ishte t’i takoj këta serb të ligj që po kryenin spastrim etnik, siç thoshte e “vërteta zyrtare”. E zbuluam se në fakt ishte krejt e kundërta”, deklaron Hogar për gazetën “Novosti”, transmeton Politiko.net.
-Me çfarë përshtypjesh po shkonit në mision?
Faktet e para m’i tregoi babai, që është gjeneral në ushtrinë franceze. Në familjen time ka ekzistuar një traditë e miqësisë francezo-serbe, e cila më kishte mbetur në kujtime si e mjegullt nga fëmijëria, por babai ma përkujtoi. Ma tërhoqi vërejtjen se nuk është gjithçka ashtu siç shkruhej në media dhe më këshilloi të mos jem i ashpër me serbët.
-Çfarë zbuluat në terren?
Kam negociuar me oficerët serbë hyrjen e trupave franceze. Pritja, natyrisht ishte e ftohtë, por njerëzore. Ju thashë që nuk po vij si armik, por si një ushtar që po zbaton detyrat. Shumë shpejt në terren e kam zbuluar se serbët janë profesional dhe e mbajnë fjalën, ndërsa shqiptarët vazhdimisht përpiqen të thyejnë marrëveshjet.
-Si sillej UÇK?
Grabisnin pronat, zbraznin qytete të tëra për një natë, si p.sh. në Vushtrri. Vrisnin, me shumicë dhe pakicë. Shpresoj se udhëheqësit e tyre së shpejti do të përgjigjen para drejtësisë. Zbuluam lista me urdhra për likuidim të serbëve dhe shqiptarëve jolojalë me vulë të UÇK-së. I kemi dorëzuar këto dokumente te shefat, por kurrë s’kemi dëgjuar më për to. Se UÇK ka qenë bashkëbisedues i privilegjuar i BE-së paraqet shtrembërim të historisë, shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kthim prapa të botës së civilizuar.
-Ju vet e keni vizatuar një hartë të re në këtë pjesë të Ballkanit?
Kur arritëm në Mitrovicë, kishte një rrezik të madh për përleshje. Tensionet ishin të mëdha, situata emergjente. Detyra ime ishte t’i ndaja palët e konfrontuara dhe ndarja përmes lumit Ibër m’u duk si zgjidhja më e drejtë. Vendosa t’i ndaj dy komunitetet në urë.
-A ua sugjeroi kush këtë ide?
Jo! Vendimin e kam marrë vet, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë se sa kur i mendon.
-Keni shkruar raporte të cilat nuk u kanë pëlqyer eprorëve tuaj…
Kam shkruar vetëm të vërtetën. Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë problem për këtë, por kam kuptuar se ajo çfarë po thoja ishte në kundërshtim me politikën zyrtare franceze. Shpejt e kam kuptuar se detyra ime kryesore ishte të ruaj jetët njerëzore. Ushtria franceze është profesionale, me vlera të larta morale. Kur ata që e quajnë veten ushtarë, sulmojnë murgjët e pambrojtur, siç ka bërë UÇK, çfarë ju mbetet tjetër veçse të mbroni të pafuqishmit dhe të përlesheni me sulmuesit? Këtë edhe e kemi bërë, prej fillimit.
-Çfarë do të ndodhë me Kosovën?
E vetme nuk do të mund të mbijetojë. Ose do t’i kthehet Serbisë, ose do t’i bashkëngjitet “Shqipërisë së madhe”, asaj që e pamë në hartë gjatë ndeshjes së fundit në Beograd. Por një Shqipëri e tillë do të ishte jetëshkurtër. Pavarësisht politikës ditore, serbët kurrë nuk do të pajtohen me humbjen e përhershme të djepit të tyre historik dhe kulturor. Nëse diku keni një popullsi shumicë, nuk do të thotë se ajo është territor i juaj.
Zhak Hogar e ka braktisur ushtrinë qysh në vitin 2000- për shkak të Kosovës.
“Më ka lënduar shumë fakti që ishim në anën e gabuar”, thotë Ogar. Sot, ai është në krye të dy ndërmarrjeve që merren me konsulencë dhe investime të jashtme si dhe me siguri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s