Gjenerali rus Viktor Zaplatin, komandon “Ushtrinë kozake në Ballkanit”, por edhe në veri të Kosovës (FOTO).

Dy gjeneral Rus e një kolonel serb janë duke torturuar Malin e Zi, veriun e Kosovës, Maqedoninë e Shqipëri kanë njoftuar burime të infojeta.net nga misione ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Njësia paramilitare “Ushtria kozake e Ballkanit”, është krijuar kah fundi i vitit të shkuar në qytetin bregdetar Kotorr të Malit të Zi, në një ceremoni publike fetaro-politike, ku morën pjesë mercenarë e vullnetarë ortodoksë nga Rusia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

“Ushtria kozake e Ballkanit” përbëhet nga luftëtarëve të cilët kanë luftuar në Bosnje, në Kosovë, në Ukrainë, në Moldavi, e deri në Nagornij Karabah. Pra, pra forca ushtarake e paramilitare, të cilët kanë si profesion luftërat në emër të ortodoksisë dhe Rusisë.

Udhëheqës për Ballkanin është caktua gjenerali rus, Viktor Zaplatin, i cili ka luftuar kundër boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve në luftërat e Bosnjë-Hercegovinës dhe ka qenë 16 vjet përfaqësues i Federatës Ruse në Serbi.

download

Ata e cilësojnë veten “luftëtarë të ortodoksisë” dhe siç shkruante agjencia amerikane e lajmeve As.

Press në 13 tetor, motoçiklistët rusë pro Putinit dhe vullnetarë nga Rusia, Serbia, Mali i Zi, Ukraina Lindore dhe Bosnja, krijuan në Mal të Zi “ushtrinë kozake të Ballkanit” për të luftuar për interesat kristiane ortodokse”. Një protagonist aktiv i krijimit të “ushtrisë kozake të Ballkanit” është kisha ortodokse ruse dhe serbe.

Themelimi i ushtrisë kozake është bërë në Kotorrit, ku peshkopi Momçillo Krivokapiç i bekoi për misionin, që ata “të ruajnë dhe të mbrojnë fenë ortodokse” siç i bekoi për vrasjen e myslimanëve në Srebrenicë.

Koloneli serb Vojislav Vidakoviç, që është komandanti kryesor për Serbinë dhe Malin e Zi, ai ka theksuar se anëtarët e “ushtrisë kozake të Ballkanit “janë luftëtarë të Krishtit”, kurse gjenerali rus Genadij Temjakov deklaroi se “Kombi ortodoks është unik”.

Aktualisht janë ngritur 26 qendra të “Ushtrisë kozake të Ballkanit” në të gjithë Ballkanin dhe njëra prej tyre është edhe në Veriun e Kosovës. Kjo ushtri u shpall në Mal të Zi me një objektiv të qartë për një ndërhyrje direket në jetën politike në Mal të Zi. Ajo u shfaq si një forcë e re antiatlantike për të mobilizuar forcat dhe grupet proruse dhe proserbe kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Moska po investon dhe financon mjete kolosale në Mal të Zi për të fuqizuar lëvizjen politike antiperëndimore dhe antiatlantike, me qëllim që forcat proruse të marrin pushtetin në Podgoricë dhe të bllokojnë e ndërrojnë kursin e integrimit atlantik. Një nga instrumentet kryesorë të Rusisë në këtë strategji është kisha ortodokse serbe në Mal të Zi, që drejtohet nga peshkopi i njohur për antishqiptarizmin e tij, Amfilohije.

Kisha ortodokse serbe në Mal të Zi po përdoret nga Rusia si një organizatore e krijimit të njësive paraushtarake “kozake të Ballkanit” me mercenarë dhe vullnetarë nga të gjitha shtetet ortodokse të rajonit.

Krijimi i “ushtrisë kozake të Ballkanit” duhet parë si hap i mëtejshëm në planet e Rusisë për shtrimin e rrugës së krijimit të një aleance politike të shteteve ortodokse të Ballkanit, e udhëhequr nga Rusia, dhe nën kontrollin e saj.

Kasakkapäällikkö Viktor Zaplatin

Për këtë qëllim diplomacia ruse, kisha ortodokse ruse dhe organet e specializuara ruse, po punojnë prej disa vitesh në mënyrë intensive për të ndërtuar bazën për një bllok të ri shtetesh në Ballkan, i cili do të ketë për emërues të përbashkët përkatësinë e tyre ortodokse me qendër Moskën.

Drejt këtij objektivi ishte dhe deklarata e përbashkët, që u nënshkrua  vitin e shkuar në Moskë, me nismën e partisë sunduese Rusia e bashkuar” me disa parti politike nga vendet e Ballkanit, që merrnin pjesë në kongresin e 15 të partisë së Putinit.

Atë e nënshkruan parti politike nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, nga “Serpska Republika” e Bosnjës dhe nga Bullgaria. Dokumenti i nënshkruar kërkon krijimin e një territori ushtarak neutral në Ballkan me shtetet ortodokse të mësipërme.

Një muaj përpara deklaratës së Moskës, partia qeveritare ruse e Putinit “Rusia e Bashkuar” nënshkroi në Mal të Zi një deklaratë dypalëshe me partinë kryesore proserbe të opozitës, Partia Popullore Demokratike, ku është futur ideja e krijimit të aleancës së shteteve neutrale ortodokse.

Në këtë ceremoni politike të dy partive politike merrte pjesë edhe peshkopi i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije.

Aleanca e shteteve neutrale ortodokse përfshin Serbinë, Maqedoninë, (Malin e Zi-NATO), dhe “Serpska Republikën” e Bosnjës, që nuk janë ende në NATO, dhe ka si qëllim pikërisht bllokimin dhe ndalimin e çdo kërkese apo rryme në këto shtete për anëtarësim në Aleancën Atlantike.

Është zgjedhur edhe termi “neutralitet ushtarak” në Ballkan, në një kundërvënie të qartë ndaj integrimit atlantik dhe euroatlantik të shteteve ortodokse të rajonit. Zbatimi i projektit rus të “shteteve neutrale ortodokse” në Ballkan ka nisur në Serbi, ku Moska imponoi për herë të parë doktrinën zyrtare të neutralitetit ushtarak për të bllokuar çdo hyrje të mundshme të vendit në NATO.

Sapo Serbia u anëtarësua në programin e NATO-s “Partneritet për Paqe” në vitin 2006, Rusia i imponoi në vitin 2007 udhëheqjes serbe adoptimin zyrtar të doktrinës së neutralitetit ushtarak, e cila ndalon ligjërisht Serbinë që të bëjë hapa për anëtarësim në NATO: Neutraliteti ushtarak i Serbisë është një koperturë doktrinare ruse për të mbuluar lidhjet direkte ushtarake të Serbisë me Rusinë.

Me gjithë këtë të ashtuquajtur neutralitet zyrtar, Serbia ka marrë statusin e shtetit vëzhgues në organizatën ushtarake të drejtuar nga Rusia, që quhet Organizata e Sigurimit Kolektiv. Serbia i ka dhënë Rusisë një bazë ushtarake në qytetin e Nishit dhe po përgatitet t’i japë një bazë tjetër ushtarake në Vojvodinë.

Vetë shpallja e një strategjie fetaro-politiko-ushtarake paralajmëron situata dhe zhvillime të turbullta në krejt rajonin. Është një rrezik, që duhet të zgjojë alarme rajonale dhe atlantike, sepse çdo kryqëzatë me flamur dhe devizë fetare do ta hidhte Ballkanin në ferrin e një konflagracioni të gjerë rajonal. Ish kryeministri suedez, Karl Bildt, e ka bërë paralajmërimin për rrezikun e madh ortodoks rus.

Aleancave ushtarake ortodokse apo e “ushtrive kozake ruse” të Ballkanit do të ketë në plan të parë goditjen e interesave të kombit shqiptar e në radhë të parë Kosovën.

I tërë skenari për vrasjen e Milo Gjukanoviqit dhe për marrjen e pushtetit nga ana e Partive Ruso-Serbe, është përgatitur në bazën Ruse në Nish të Serbisë.

Në tërë këtë ka pas role vendimtar edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe Malazeze që i ka mbajt, strehuar, ushqyer si dhe ka depot e armatimit për paramilitaret “ushtrinë Kozake”.

Ndihmë në logjistike dhe informacion këtu ka dhënë edhe zyra e disa organizata ndërkombëtare që veprojnë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës.

Ushtria Kozake, qendrën në Kosove e ka në Kishën ortodokse në Zubin Potok-ku janë të përfshire edhe Srpski Ravnogorski Çetniçki Pokret, me udhëheqës Dragosllav Zhivkoviq që është komandant i ushtrisë Kozake dhe Çetnikeve.

Burimet i kanë thënë Infojeta.net, se arsye pse nuk ka trazira dhe përkeqësim të situatës politike dhe të sigurisë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, është prezenca e strukturave të organizuara të sigurisë së Rusisë.

KFOR-i pas kërcënimeve që ka marrë nga serbet e veriut ka reduktuar lëvizjet në veri të Kosovës duke iu mundësuar kështu strukturave të sigurisë Ruse që të lëvizini lirshëm në atë pjesë. Tani më dihet se në së paku 6 vende në veriun e Kosovës janë të koncentruar pjesëtarë të ushtrisë dhe të inteligjencës Ruse. /Infojeta.net/

 IMG_2147

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s