Lulzim Basha: Tre kushtet për të qenë deputet i PD.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar tre kushtet që duhen përmbushur për të qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri.

Gjatë fjalës së tij nga Çadra e Lirisë, Basha tha se kandidatët për deputet të PD nuk duhet të kenë lidhje me krimit, nuk duhet të kenë dosje korrupsioni dhe nuk duhet të kenë qenë xhelatë të komunizmit.

“Është e domosdoshme të marrim përgjegjësitë tona si opozitë demokratike dhe unë ju garantoj që do t’i marrim. Por nuk jemi parti e askujt nëse nuk jemi në radhë të parë parti e të përndjekurve politikë. Padyshim në program, të përndjekurit politikë kanë garacinë se PD se ne do të përmbyllim kaluarin 27-vjeçar, do t’i japim fund harresës dhe projekteve të shtrembërimit së historisë.

Xhelatat e komunizmit nuk duhet të ketë asnjë vend në vendimmarrjen e Republikës së Re, as në krahun e demokratëve as në krahun e socialistëve. Vendi i tyre është në skutat më të zezë të historisë shqiptare.

Tre kritere bazë janë për të qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri:

-Dosjet e pastra nga lidhjet me krimin

-Dosjet e pastra nga korrupsioni

-Dosjet e pastra nga e kaluara si bashkëpunëtor apo xhelat i komunizmit”, deklaroi kreu i demokratëve

Kryedemokrati sulmoi edhe Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Rama dhe Xhafaj jetojnë me kultin e krimit. Ndaj kanë kriminalizuar qeverisjen, ndaj ky kalon mëngjes drekë dhe darkë me kriminelët, me trafikantët e drogës, me njërëzit që kanë prostituuar gratë dhe vajzat shqiptare. Ndërsa ministri i Brendshmë është njeriu, vëlli i të cilit është trafikant kokaine dhe sot është në dosjet e partnerëve europianë”, theksoi Basha.

Kryetari i PD ripërsëriti vendosmërinë për të qëndruar në protestë deri sa të përmbushet kërkesa e opozitës për krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje demokratike.

“Asnjë kthim në Parlamentin e Shqipërisë pa u përmbushur kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur mos lejojmë përsëritjen e historisë sonë më të keqe kombëtare”, u shpreh Lulzim Basha.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s