E vërteta e ngjarjes së dhjetorit 1943, kur për hasmëri u vranë 10 këshilltarët e Hekalit.

Nga Kastriot Dervishi

Filmi “Këshilltarët”, “bazuar në ngjarje të vërtetë”, është një falsifikimeve artistike të realizuara gjatë kohës së diktaturës komuniste. Në këtë film paraqitet një batalion gjermanësh me ndihmës disa ballistë në kërkim të disa këshilltarëve komunistë të fshatit Hekal të Mallakastrës. D.m.th. ushtria gjermane dilte si forcë policore në ndihmë të kërkesave të ballistëve për të zgjidhur çështjet e tyre. Në fund të filmit, në zbatim të “porosive” të ballistëve, gjermanët pushkatojnë 10 këshilltarë të Hekalit. Filmi nëpërmjet falsifikimit, jep mesazhin e dasisë kombëtare duke qenë i dëmshëm si për njohjen e të vërtetës ashtu edhe për edukimin patriotik të brezave. Ngjarja në të vërtetë është krejt tjetër me atë që ka manipuluar prej vitesh filmi në fjalë i realizuar në vitin 1979.

Në vitin 1982 gjatë një hetimi që ndërmorën organet e punëve të brendshme dolën disa të vërteta të cilat verifikonin se kjo ishte një ngjarje që nuk lidhej me funksionin e këshilltarëve që nuk kishte gjermanë fare dhe që ato që i vranë këshilltarët nuk ishin aq ballistë sa dukeshin, madje disa ishin edhe me lidhje të majta. Nuk ka kënduar njeri para pushkatimit, as është bërë teatër si ai i filmit.

Ngjarja në të vërtetë ka ndodhur për një shkak të thjeshtë. Një person i quajtur Isuf Hasani, nga Rromsi i Mallakastrës, pasi mësoi vrasjen e dy vëllezërve të tij nga disa hekaliotë vendosi të hakmerrej. Paqartësia që i shkaktonte emri i saktë i vrasësve, e detyroi të ndërmerrte vrasjen e 10 personave të cilët ishin këshilltarë të fshatit Hekal. Isufi, që vrau 3 këshilltarë, u arratis nga Shqipëri. 7 këshilltarët e tjerë i vranë shokët e tij. Rezultonte se në dhjetor 1943 Isuf Hasan i ka kapur 10 personat dhe të lidhur i ka çuar të shoqëruar në Romës, e më pas në shkollën e Gorishovës. Isufi thërret tre këshilltarë: Isa Zeqirin, Ali Ismailin dhe Ahmet Shenën, të cilët pasi i nxjerr mbrapa shkollës i vret. Më pas, të 7 personat e tjerë i vranë ato të skuadrës së pushkatimit.

Regjimi komunist, megjithëse i njihte, nuk akuzoi asnjëherë personat e tjerë sepse ato kishin farefis e lidhje të majta. Personat që shëronin Isufin, janë 6. Për Osman Y. dhe Safet D., nuk ka aspekte biografike, ndërsa për të tjerët, jepen këto të dhëna:

1-Izet D., lindur e banues në Varibob, bujk. Vlerësoheshin se “nuk kishin mbajtur qëndrim të mirë politik”, sepse ishin lidhur me Ballin së bashku me të vëllanë e tij Rrapon. Mirëpo Rrapoja ishte bërë komunist dhe në vitin 1949 ishte përjashtuar nga partia për “mossinqeritet”. Izeti ishte martuar në një familje ku të gjithë ishin komunistë, kishte 5 fëmijë, ndërsa njëra nga vajzat e tij (Izetit) ishte edhe komuniste.

2-Shaban Rr., lindur e banues në Varibob, bujk, fshatar i mesëm. Për të në raport thuhet: “Para çlirimit familja e tij ka mbajtur qëndrim të mirë politik, kurse gjatë luftës, prindërit e tij kanë vdekur dhe ky është rritur te xhaxhai i tij. Shabani u inkuadrua në çetën e Rrapush Isuf Sh. dhe ka luftuar kundër partizanëve, duke bërë edhe krime. Pas çlirimit, familjarisht kanë mbajtur qëndrim të mirë politik, dy kushërinjtë e parë të tij Luto e Hekuran Rr. janë anëtarë partie, i pari me punë nënoficer në shkollën e lirë Cakran dhe i dyti kooperativist”.

3-Hamit S., i vitlindjes 1925, lindur e banues në Varibop, fshatar i mesëm. Për të thuhej: “Familjarisht para luftës kanë mbajtur qëndrim të mirë politik, kurse gjatë luftës nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë, mbasi vetë Hamiti ka marrë pjesë në çetën balliste të Rrapush Isa Sherifit. Mbas çlirimit qëndrimi politik i pjesëtarëve të familjes është karakterizuar i mirë. Hamiti ka motër Idajeten të martuar në Kreshpan me Bajram Y., i cili ka qenë oficer dhe është përjashtuar nga partia për mossinqeritet. Ka vajzë Fatimen të martuar në Buzëmadh me Asqeri L., i cili është anëtar partie”.

4-Shahin L., i vitlindjes 1920, lindur e banues në Varibop, fshatar i mesëm. Në raport për të thuhet: “Prindërit e tij gjatë regjimit antipopullor të Zogut kanë mbajtur qëndrim të mirë, kurse gjatë luftës kanë simpatizuar e ndihmuar Ballin Kombëtar. Vetë Shahini është inkuadruar në çetën e bashkëfshatarit të tij Rrapush Sh. Po kështu edhe vëllai i tij Faslliu, ka qenë 2 muaj me Ballin dhe është përjashtuar nga partia (Komuniste-shënim) për mossinqeritet. Pas çlirimit ka mbajtur qëndrim të mirë. Është i martuar me Xhevo L. me qëndrim të mirë politik, me të cilën ka 6 fëmijë. Ka nip (djalë vëllai) Qani L. me detyrë oficer dhe i organizuar në parti, si dhe djalin e motrës Pajtim Xh., i cili banon në Cakran dhe është anëtar partie”.

Nessun testo alternativo automatico disponibile.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s