“Kurva e BE_së” Konfirmohet akuza e Dules. Ja kush është zyrtari i BE-së, që u ofroi vjedhjen e votave të PD-së…

Kryetari i një partie të vjetër parlamentare në vend, PBDNJ, Vangjel Dule dje dekonspiroi një fakt tronditës, që ka të bëjë me rolin e diplomatëve të huaj në vendin tonë. Sipas Dules një diplomat i rëndësishëm, edhe në prani të 4-5 aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike, u ka bërë atyre një ofertë të pistë, ose më saktë kriminale për parametrat e demokracisë.

“Braktisni kauzën e PD-së, hyni në zgjedhje sipas planit të Edi Ramës dhe merrni sa më shumë mandate nga ato të lënat bosh nga partia më e madhe opozitare në vend, që përfaqëson rreth 600 mijë vota.”

Kjo ka qenë e nënkuptuar oferta tipike mafioze e këtij diplomati, emrin e të cilit sot po e zbulohet.

Pavarësisht se Vangjel Dule u tregua i rezervuar në dhënien e emrit të diplomatit të rëndësishëm, meqenëse në këtë bisedë ka pasur edhe shumë dëshmitarë të tjerë, nuk ishte shumë e vështirë që të zbulohej edhe identiteti i këtij të huaji që ka organizuar këtë kërkesë dhe ofertë, që kërkon hapur deformimin sipas mënyrave mafioze të rregullave të lojës, në një demokraci.

Bëhet fjalë për “të famshmen” Romana Vlahutin, dora vetë ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë. Ambasadorja që tashmë nuk e fsheh se është në shërbim pa kushte të Edi Ramës, që po hetohet nga shefat e saj për një aferë korrupsioni për blerjen e një rezidence “sheikësh” në Tiranë.

Por cili ka qenë plani dhe çfarë ka ndodhur në këtë bisedë, që mund të quhet pa frikë një puç kundër parimeve demokratike të një Republike të Pavarur?

Vlahutin pasi ka thirrur “për ndihmë” në Tiranë Eduard Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor më datën 6 Prill, nga ora 17:30-18:30, ka organizuar një takim me aleatët kryesorë të Lulzim Bashës, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.

Image

Pas retorikës së dalë boje tashmë, që duhet të futen në parlament, nuk është e drejtë qeveria teknike, duhet të futen në zgjedhje pavarësisht nga këmbëngulja e Bashës etj, etj, në fund ju ka lëshuar edhe “ofertën e madhe”, e njëjtë si dy pika uji që ka kaq ditë, që bën edhe Edi Rama;

Hyni në zgjedhje dhe merrni (vidhni) votat dhe mandatet e Partisë Demokratike…

Përgjigjja ka qenë një “Jo” e prerë.

Madje kryetari i Partisë Republikane ka replikuar ashpër me Eduard Auer, i cili pas kësaj tentative të dështuar ka kërkuar, që të paktën biseda të mbahet në kufijtë e konfidencialitetit.

Prapa gjithë kësaj maskarade që kalon kufijtë e zhvillimeve politike në vend, mësohet se qëndron ambasadorja Romana Vlahutin që po bën gjithçka edhe në kundërshtim të plotë me detyrat që ka për rolin e saj nga Brukseli për të shpëtuar Edi Ramën nga kjo situatë, ku e ka future veten pasi shndërroi vendin në fermën më gjigante në botë të drogës.

SYRI.net

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s