Shpërthen Basha: Vettingu, projekt mafioz i ambasadorëve! Rama duhet arrestuar!

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin Rama dhe ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së se janë të implikuar në krijimin e një reforme në drejtësi në favor të qeverisë. Madje Basha ka kërkuar edhe arrestimin e Ramës.
Basha e ka cilësuar vettingun e reformës në drejtësi si një projekt mafioz ku “bashkëfajtorë” janë Rama dhe ambasadorët e huaj. Por sipas Bashës ambasadorët do të japin së shpejti llogari për ndërhyrjen e tyre ne reformën në drejtësi dhe vetting.

“Rinia kërkon ndryshim, jo thjesht një hap por një përmbysje të Republikës së Vjetër. E kërkojnë këtë si shpresë, rrugën por edhe përbetimin e tyre për ti dhënë shqiptarëve shpresën dhe besimin për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Republika e Vjetër është në themel një komplot kundër qytetarit shqiptar, një komplot ekonomik, politik dhe kundër lirive e të drejtave të shqiptarëve. Këtë e kemi ilustruar me padrejtësitë që përjetoni në jetën e përditshme.

Dua të ndaj fare shkurt disa shifra zyrtare të Republikës së Vjetër që vërtetojnë sesa i thellë është komploti ekonomik.

A e dini sa është vjedhja/ Plot 2.8 miliardë euro, që po ta marrim për frymë popullsie në një vend që ka më pak se 2.8 mln banorë, sepse tjetët janë larguar. I bie 1 mijë euro për frymë, jo për familje, por për frymë.

Llogaritni, ky komplot ekonomik ka arritur tju zhvasë vetëm përmes fondeve publike, pa llogaritur koncensionet dhe krimin e organizuar, ju ka vjedhur q mijë euro për frymë.

Si mund ta kuptojnë më mirë shqiptarët këtë komplot ekonomik? Kjo nuk i ndan shqiptarët në të majtë e të djathtë, sepse ju siguroj se kjo vjedhje nuk është vetëm për të djathtët, por për këdo.

Këtë ju e shihni kudo, mjerimi ekonomik, rënia e fuqisë blerëse, shëndetësia në ditët e saj më të zeza, çmimet e rritura të naftës.

Po shkojnë këto para? Kush i vjedh këto para? Mos vallë shkojnë në xhepat e anëtarëve të PS? Jo, nuk shkojnë në xhepat e anëtarëve të PS, por në kontot bankare të një grushti pushtetarësh dhe një grushti kriminelësh që përbëjnë së bashku kupolën e komplotit kundër qytetarëve shqiptarë.

Si mund ta humbin ata këtë betejë? E tha mirë njëri nga parafolësit. Vettingu në politikë! Por kush ja bën vettingun në politikë? Ja bëjnë qytetarët! Por vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Atë që do të bëjë me vettingun në drejtësi, Rama do ta bëjë dhe me vettingun në politikë. Me atë në drejtësi do të fusë në dorë aparatin e drejtësisë që ai dhe i gjithë grupi i tij i korruptuar të mos i hyjë asnjë halë.

Projekti i vettingut është projekt mafjoz ku janë përfshirë diplomat të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.

Komploti është zbuluar, jo herët por në kohë. Gjithcka është bërë me një qëllim, jo për të ndihmuar shqipërinë për të patur prokurorë e gjyqtarë të pavarur, por për ti dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti, një projekt jo pro Shqipërisë por Edi Ramës.

Ne jemi këtu, jam këtu, i vendosur të qëndroj si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë më.

Formula jonë është Nulan Hahn dhe jo si formula Rama Tahiri Shullazi.

Dhe jo ndonjë i korruptuar me pasaportë të huaj, që spo ja them emrin sa për kortezi dhe që së shpejti do të japë llogari.”-tha Basha

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s