Bujar Nishani e konfirmon: Kishte një atentat të organizuar ndaj Bashës.

Presidenti Bujar Nishani ka konfirmuar se ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte planifikuar një sulm terrorist dhe për këtë arsye u shtua siguria ndaj tij.

Nishani e bëri këtë deklaratë në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News, duke shtuar se agjencitë e Inteligjencës kanë arritur të parandalojnë një ngjarje që është organizuar nga të huaj me qëllim destabilitetin e vendit.

“Nuk kemi vetëm miq, por ka edhe aktorë që synojnë destabilizimin e Shqipërisë dhe rajonit. Por ne kemi edhe institucione që tentojnë parandalimin e këtyre tentativave. Po. Ne kemi institucione që kanë kapacitetet të parandalojnë tentativën për destabilitet nga aktorë të jashtëm, por nuk duhet të mendojmë se nuk ekzistojnë tentative të tilla. Fakti i sigurisë së liderit të opozitës tashmë është duke u konsideruar dhe po konsiderohet me seriozitet nga agjensitë kryesore ligjzbatuese të shtetit”, deklaroi Bujar Nishani.

Në media sot u publikua lajmi se vrasës të huaj me pagesë janë kontraktuar për vrasjen e Lulzim Bashës, me qëllim destabilizimin e Shqipërisë dhe të rajonit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s