Për cilën Shqipëri po flasim?!

Për cilën Shqipëri po flasim?!

 Cila është Shqipëria që duan këta të rinj? Shqipëria e mbuluar pëllëmbë për pëllëmbe me kanabis? Shqipëria që duam, Shqipëria ku vriten biznesmenë dhe zyrtarë policie mes kryeqytetit, apo është Shqipëria që duam ajo që nxjerr çdo ditë kufoma të rinjsh në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, të cilët vriten për pazare droge? Cila është Shqipëria që duam sipas kryebashkiakut të kryeqytetit?

Nga Hysni Gurra/

Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë, për të dalë nga qerthulli i politizimit të tejskajshëm të shoqërisë. Ky mendim të përforcohet teksa sheh të rinj të shumtë, votues për herë të parë, të cilët brohorasin dhe çirren për partinë, në një shesh të papërfunduar, midis pluhurit dhe katrahurës të një kantieri ndërtimi.

Të gjithëve na ka rastisur të ndjekim nga afër ose larg fushata elektorale edhe në vendet europiane. Kurrë, askund, nuk sheh të rinj kaq të politizuar. Nën sloganin “Shqipëria që duam”, të rinjve u mbajnë fjalime politikanë relativisht të rinj në moshë, përveç njërit, kryeministrit, por të vjetër në huqe. Të korruptuar, të paaftë dhe dështakë në politikëbërje. Shqipëria që duam – thotë ish Ministri i Brendshëm!

Cila është Shqipëria që duan këta të rinj? Shqipëria e mbuluar pëllëmbë për pëllëmbe me kanabis? Shqipëria që duam, Shqipëria ku vriten biznesmenë dhe zyrtarë policie mes kryeqytetit, apo është Shqipëria që duam ajo që nxjerr çdo ditë kufoma të rinjsh në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, të cilët vriten për pazare droge? Cila është Shqipëria që duam sipas kryebashkiakut të kryeqytetit? Ajo Shqipëri që po krijon Kryetari i Bashkisë së Tiranës me kioska? Çfarë modeli duhet të ndjekin të rinjtë e Shqipërisë, modelin e lali Erit, i cili mund të jetë i vetmi kryebashkiak në botë që paguan me taksat e qytetarëve mbi 40 persona për t’i bërë propagandë fasadave të tij? Cila është Shqipëria që duam sipas kryebashkiakut, ajo Shqipëri, ajo Tiranë ku kryetari i bashkisë nuk kursen as personat me aftësi ndryshe për të bërë propagandë për të?

Në Tiranë ekziston një shoqatë e personave që nuk dëgjojnë, stafi i së cilës në këmbim të projekteve, bën nga mëngjesi në mbremje propagandë për lali Erin anëtarëve te saj. Ky është rast i vërtetë. Ky njeri, i cili iu paraqit Shqipërisë si modeli i ri në politikë, është i frikshëm, nuk njeh kufij njerëzorë dhe caqe në përdorimin e fëmijëve, të moshuarve, të pastrehëve dhe njerëzve me aftësi ndryshe për qëllimet e tij personale. Ky është modeli i Shqipërisë që duam për të rinjtë? Cila është Shqipëria që na ka lënë kryeministri i sotëm? Shqipëria vendi i fundit më rajon për klimën të bërit biznes, Shipëria në vendin e parë në rajon për varfëri dhe nivelin e korrupsionit. Cila Shqipëri?

Shqipëria që po dorëzon ky kryeministër plot e për plot më kanabis, korrupsion, konçensione abuzive, parlament me kriminelë, bashki me kriminelë. Arsim të lartë skandaloz! Shëndetësi katastrofë! Bujqësi paramesjetare! Kjo është Shqipëria që duan këta që e drejtojnë. Por, a është kjo Shqipëria që duan ata të rinj të cilët brohorasin të pavetëdijshëm në Sheshin Skënderbej? Dyshoj të jetë kjo Shqipëria që duan këta të rinj! Nëse kjo është vërtet Shqipëria që duan edhe këta të rinj, atëherë ata dhjetëra mijëra të rinj, të cilët nuk e duan këtë model të korruptuar, kriminal dhe mediokër, duhet ose të mbledhin plaçkat e të largohen nga ky vend, ose të ngrihen dhe t’i tregojnë vendin këtij modeli të shpifur.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s