Ti vetë, di gjë se ku e ke llafin?

E mbani mend Ilir Metën pas zgjedhjeve të vitit 2015 kur deklaroi se “kur unë them po është po”? Ishte një mesazh për Sali Berishën që donte të thoshte se unë e mbaj fjalën, pra bashkë mund të bashkëpunojmë. Këtë shprehje vetë – lavdërimi të burrërisë së imagjinuar, kreu i LSI-së e përforcoi kur në një emission televiziv deklaroi se “Lulzim Basha të gënjen edhe për orën”.

Të dyja “incidentet me inat” të Metës janë në themel përpjekje për të ngjizur fabulën se dy burra ka politika: Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Mit i tranzicionit, i gënjeshtërt sa më nuk ka, dhe i përgënjshtruar së fundmi nga vetë Meta dhe Berisha bashkë. Në katër vite të qeverisjes allasoj të aleancës aktuale, Meta sipas Berishës ka qenë një pagues për vrasje, i inkriminuar, hajdut I CEZ-it, e pastaj një njeri i përgjegjshëm, e shumta mbi të mund të heshtet, ndërkohë që Berisha ka shkelur syrin edhe me çështjen e sistemit zgjedhor.

Meta nga ana e tij nuk e ka zakon etiketimin e tjetrit. Plus që në këtë 4 vjeçar ai ka preferuar të flasë përmes vartësve. Të cilët që nga 21 korriku 2016, thonë paradite atë që përgënjeshtron Meta në mbrëmje.

Duhet qeveri besimi, nuk thashë që Edi Rama të japë dorëheqjen”. “Hiqni dorë nga arroganca, Aleanca jonë vazhdon”. “Ka probleme me kanabisin, policia ka bërë punë jo të keqe“.

Këto binome të kundërtash gatuhen përditë nga kuzhina tradicionale e LSI-së e cila do të duhet të ngjiste vetëm në gazetën “Integrimi”. Por çuditërisht ajo po ngjit edhe në Çadrën e PD-së. Sot deputeti Çelaj i LSI-së ka deklaruar se “ne nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën”. Mirëpo LSI-ja është regjistruar për zgjedhje, ajo ka një anëtar në KQZ, ka hapur procedurat për presidentin dhe ka dëgjuar çfarë tha ministri I Jashtëm gjerman. Mund të merret me mend se këtë këngë e vazhdon sot një çikë më tutje Petrit Vasili, për të ardhur darka kur Meta të shfaqet me ato fjalitë e veta të thjeshta si prej detyre shtëpie të klasës së parë për të çliruar socialistët se “jemi bashkë”.

Mirëpo kjo lojë nga lojë nervash që ka njëfaarë kuptimi ka kalur në karagjozllëk politik që nuk gjen precedent. Forcat politike marrin disa vendime të cilat edhe në metrin e LSI-së nuk mund të jenë post –tender, apo pre –tender. Sepse një forcë politike merr përgjegjësi përmes akteve, jo vetëm deklaratave. Përndryshe Meta duket se po i pëlqen kjo lloj politike prej gazetari që ulet bën një shkrim, nesër bën një të dytë, pasnesër porosit një opinion, një ditë tjetër i thotë një gazete tjetër shkruaj pak këtë, në fundjavë kërkon ndonjë “letër nga populli” që të shprehë pakënaqësi, si e si të shtyjë javën deri sa të lexojë se çfarë ka në mendje Edi Rama. E çuditshmja këtu është se PD-ja është blerësja më e rregullt e këtij tirazhi budallallëqesh që duhet të përfundojë me një akt të LSI-së dhe Metës që duhet të sqarojnë: janë apo jo në qeveri

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s