Dështimi i negociatave për të blerë votën e lirë.

Bledi KASMI

Negociata nuk pati sa kohë nuk kishte një plan politik për zgjidhjen e krizës së votës. Bisedimet mbeten në paradhomën e dy negociatorëve që mbanin në duar një plan të qeverisë që më më shumë se për të zgjidhur krizën ishte për të shpëtuar Ramën nga përmbysja popullore me votë të lirë.
Kryetari i opozitës Basha e refuzoi. Ishte një pakt turpi. Një vetvrasje për opozitën dhe kauzën e shqiptarëve për votën e lirë. Ai synonte që, Rama pasi ka qeverisur për katër vite si Kryeministër i LSI dhe PDIU, në këto gjashtë javë të tjera të bëhej edhe Kryeministër i PD dhe opozitës dhe disa ministrave që do të ishin nën hyqmin e tij!
Si do të arrihej kjo ? Sipas planit alla sorosian të përpunuar në Tiranë dhe të lexuar në orët e pasdites së djeshme, Rama do të vazhdonte të ishte Kryeministër deri në ditën e zgjedhjeve, por përveç ministrave të PS, LSI, ky pranonte që të kishte edhe disa ministra të propozuar nga opozita, a thua se opozita prej 67 ditësh po protestoka dhe ka ngritur këtë lëvizje popullore për të ndarë qeverinë si tavën e byrekut për të ngopur disa individë.
Përpjekja e Ramës për të tërhequr PD në qeveri, ishte një ofertë amatoreske dhe djallëzore. Sipas saj, Rama do të vazhdonte të ishte garanti i krimit të organizuar në qeveri, por kësaj rradhe ai do të kishte edhe koperturën e opozitës si fasadë për të legjitimuar këtë aktivitet banditesk.
Rama mendonte se në këtë mënyrë mund të blinte me postin e Shalsit apo shalëve të tjerë në qeveri edhe lëvizjen popullore, edhe kauzën e zgjedhjeve të lira edhe betejën për luftën ndaj krimit dhe narkotrafikut. Nisur nga këto kalkulime të Ramës bisedimet e djeshme nuk mund të konsiderohen serioze.
Ato nuk i shërbyen zgjidhjes së problematikës që ka sot vendi dhe nuk e zgjidhën problemin e votës. Rama ka humbur një mundësi për të dalë nga spiralja e një tmerri pa fund që do të përjetojë gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Shqipëria në vitin 1991 u përfshi në një betejë nga Tirana në Shkodër për votën e lirë nga manipulimi i zgjdhjeve të 31 Marsit. Eshtë absurde të mendohet se ajo që nuk o tolerua atëhere do të mund të falet sot 16 vite pas në Qershorin 2017.
Opozita ka kërkuar një qeveri teknike pa Ramën në qeveri, ndërsa Rama me delirin e liderit global paraqiti në tryezë një zgjidhje ku të pranohej si Kryeministër edhe nga ministra të PD dhe ai de fakto të shpallej mbret , se në këtë mënyrë nuk do të kishim më as opozitë.
Oferta tjetër e bërë po sipas këtij plani, që në fund të ditës rezultoi të ishte një humbje kohe, ishte që Rama pranonte të shtynte zgjedhjet me tre javë. Për të parën herë, Rama gjithsesi tërhiqet nga teza e vet që ka këmbëngulur deri tani se zgjedhjet nuk shtyhen dhe se e vetmja datë kushtetuese është 18 qershori. Na dilka si datë kushtetuese edhe 16 korriku. Natyrisht, sepse ka dhe data të tjera që mendon opozita dhe që janë edhe koha më optimale për të përmbushur procesin e zgjedhjeve të lira.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s