Cohu Azem Hajdari, cohu. Toka dhe monumentet nuk janë më për ty.

Qershori po vjen, ja edhe pak, tjetri më shpejt do te vijë,
veç ndërrimit të stinëve, viteve, asgjë tjetër s’do të ndryshojë.
Të zhgënjyer, hallexhinj, zagarë, lypsarë, azilantë, sekserë,
do të sjellë përsëri me bollëk kjo, ajo, dhe ajo tjetër verë.

Cohuni……Cohuni për veten, fëmijët tuaj or të mjerë, ndryshe…. asgjë s’do ndyshojë, asgjë, veç ndërrimit të stinëve,
bisha përsëri do jetë në pushtet,
endrra për një jetë më të mirë, iku diku larg, ajo u vra,
Iku për të mos u këthyer më kurrë, bashkë me të edhe ne,
ikem te trembur, tmerruar, dhunuar, e vrarë nga djajtë e zinj.

Po ku jeni ju….
ju….
ju ata që shpresën ndezët dhe sollët tek  ky popull, ëndërrat e lirisë.
ju u lartesuat dhe mbetët, përjetësisht atje lart, në altarin e lirisë,
ju…heronj te vertete, që askush nuk mundi dot më t’ju zëvëndësojë.
Mjerë, o i mjerë ky popull, të mjerët ne, nën diktatin dhe  dhunën e kujt ramë dhe jetojmë,
Në duart e kujt vendi ka rënë.             Kokën varur, i dhunuar, zhgënjyer, pa shpresë.

Azem çohu ku je.                                         Cohu bre burrë i dheut, boll ndejte atje.

Çohu o sokëllima e malit.                     Kaq  vite që ty po të presim Azem Hajdari,
çohu.
Cohu dhe ndale vampirin si dikur, nga pas i ke të gjithë, me ty.
Le të tallen, të qeshin, djajtë e pa besë, ata këtë ditë pritën,
që ti, zëri, urugani i demokracisë dhe liria, të heshtë, të vdesë.

Çohu Shqipe mali çohu.

Po kush do të mund të çohet, ata që partinë e këthyhen në biznes familjar,
ata që demokracinë e përdorën, e ropën, e molën si Lopë,
ata që kurvëria, pabesia dhe dosjet ful i ndjekin nga pas,
ata që bustin e Enverit me krenari e mbajtën në shpinë, ata bukshkelë, zagarica, zagarë, ish ministra apo sot deputetë që si mizat e h*lesë  në hamamët e pushtetit gumëzhijnë.

Çohu Azem, çohu, të presin,
ti nuk duhesh më monument, ti je dhe duhesh i gjallë.

Kuçedra edhe ujin e ka zënë, pak nga pak dhe ajrin po na e merr.
Diktatura me një tjetër fytyrë , më të egër ëshë rikëthyer në dhimbje dhe tmerr,
Bijtë, nipërit, mbesat e atyre qe ju vranë, sot janë këthyer në krye të kombit, baballarë.

Çohu Azem Hajdari çohu,
të presim,
toka dhe monumentet nuk janë më për ty.

Cohu Azem cohu.                                              Mijra djem e vajza të presin në ‘Cadrën e lirisë’ , cohu për ti këthyer nderin dhe dinjtetin Shqipërisë.                                         Cohu.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s