Një rekomandim i papritur për Bashën.

17522682_1456125011105342_9034260787109375312_n

Avokati Altin Goxhaj, i njohur si një mbështetës i fortë i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, dhe denoncues i shumë prej çështjeve me ndikim politik në vend.

Goxhaj, i pari që ka denoncuar ndikimin e Soros në politikën shqiptare, i propozon kreut të opozitës, Lulzim Basha një ide të papritur sesi të veprojë në mes të krizës që ka përfshirë vendin.

Goxhaj shkruan se lëvizja e radhës që Basha duhet të bëjë është dorëzimi i të gjitha mandateve që opozita disponon, në të gjitha institucionet shtetërore dhe politike.

Zoti Lulzim Basha! Kur të arrihet pika e vlimit dorëzo mandatet e anëtarëve të KQZsë, deputeteve, këshilltarëve bashkiakë, kryebashkiakëve, nëpunësve të bashkive, dhe të çdo posti demokrat kudo ku ka mbet! Pastaj zyrtarisht Shqipëria është Parti-Shtet i PPSH (statusi ligjor i PS) e ku i vetmi ndryshim është që marksizmi është zëvendësuar me Sorosizmin,”-shkruan Goxhaj.

Goxhaj i bën thirrje Bashës t’a lejojë Ramën të shkojë i vetëm, të njihet Shqipëria si një republikë oligarkike kanabistani.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë do të quhet Republika Oligarkike e Kanabistanit!

Goxhaj thekson se nëse Basha e kthen mosbindjen civile në një akt dhe nuk e lë thjesht me deklarata atëherë dhe SHBA-të do i ketë në krah njësoj si në dhjetorin e ’90.

Edhe atëhere në 1990 Ramizi deshi të shpikë si Opozitë: Bashkimet Profesionale të Kristaq Ramës, Organizatat e Grave të Valdete Salës, Bashkimit të Punës së Rinisë së Remzi Lanit dhe Fatmir Xhafës! Bashkitë do të ri jenë si Komitetet Ekzekutive!

Pastaj le të hanë m.. Knutët, Vllahutinët, Hanët e Sorosit se fatin e vet do ta vendosin vetë shqiptarët! Dhe Amerika e Trump do të jetë në krah tonë, njësoj si në 1990,”-shkruan Goxhaj. 

Goxhaj shkruan se nëse Basha ndahet njëherë e mirë nga e shkuara e PD-së dhe dëgjon zërin e demokracisë, atëherë do bëhet Kryeministër i shqiptarëve.

 Bëj siç të themi ne dhe do të bëhesh Kryeministër jo për vete por për të shpëtuar Shqipërinë! Asnjë betejë për demokracinë s’ka qenë kurrë e lehtë dhe pa rrezik! Por kjo është rruga e vetme! Mjafton ta vazhdosh atë që ke nisur,”-mbyll Goxhaj shkrimin e tij

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s