Kandidatët për Deputetë të Partisë Socialiste, pa emra, pa personalitete, thjesht servilët e kryetarit të Partisë Jakup B. GJOÇA

Jakup B. GJOÇA
Kandidatët për deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 janë (gati 90 %) anonimë për Shoqërinë Cilive. Pa asnjë kontribut shoqëror. Pa asnjë aktivitet partiak. Pa asnjë personalitet intelektual. Madje, edhe po të pyesësh në lagjen ku jetojnë, me emra nuk i njohin as konshiu përballë.
Kryetari i PS, Edi Rama, duke përfituar nga sistemi zgjedhor, ku elektorati nuk voton drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare kandidatin që dëshiron për deputet, por një Listë Partiake të kandidatëve për deputetë, ka përzgjedhur në renditjet përfituese të Listave për Deputetë, ata kandidatë që janë tërësisht jo personalitete, por thjesht vetëm numra kartonësh, që kanë vetëm duar që të ngrenë dhe ulin kartonin e Votës, sipas urdhërit partiak, pa gjykuar asnjëherë, nëse projektligji që duhet votuar, pa duhet rrëzuar është në Dobi të Shoqërisë, apo është një shërbesë ligjore në interes të dikujt dhë në dëm të Shoqërisë!
Kryetarit të PS, Edi Ramës nuk i duhen më deputetë si Ben Blushi, si Mimoza Hafizi që ta kundërshtojnë, edhe kur kryetari i PS shkel Statutin e PS dhe vetëzgjidhet kryetar partie me farsën e Referendumit, ngaqë trembet të votohet nga anëtarët e PS.
Kryetari I PS, Edi Rama në 2017 vepron njësoj sikurse Enver Hoxha, që bënte deputetë kooperativistët e thjeshtë, sepse ata kishin “entuziazmin” dhe “dëshirën” që të votonin symbyllur çdo ligj, edhe sikur ky ligj të shkruante që “ 3+ 4 = 8”, sepse kështu thotë Kryetari I Partisë Socialiste, dhe Edi Ramën nuk mund ta kundërshton dot kurrë, nëse do të vegjetosh!”
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë intelektual, që është shquar qoftë jashtë Shqipërisë, qoftë edhe në Shqipëri.
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë aktivist të Shoqërisë Civile, që të ketë kontribuar për interesat e Komunitetit dhe të ketë kundërshtuar të gjitha ato shkelje flagrante të Ligjit dhe Të Të Drejtave të Qytetarëve nga Qeveriu!
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë të ri dhe të re, që është shquar në jetën e tyre, jashtë “stanit” të FRESSH-it partiak të Jozelës.
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë shqitar që është shquar në emogracion, për veprimtarinë e tij intelektuale, që Partia Socialiste të bënte Ftesë të gjithë shqiptarëve emigrantë, që të vijnë dhe të kontribojnë në Shqipëri dhe për Shqipërinë, me përvojën që kanë fituar në Vendet Demokratike të përparuara!
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 nuk kemi asnjë personalitet të Botës Akademike, që nuk është katandisur në puthëdorë të (asnjë) kryetari partie!!!
Përkundrazi….
Në Listat për Kandidatë për Deputetë të PS për parlamentin e ri 2017-2021 kryetari i PS riciklon për deputetë, të gjithë zyrtarët e lartë të Qeverisë, që dështuan plotësisht në Qeverinë e Rilindjes Socialiste.
Është Trup për Korçës e Mësinjëtores, që Elisa Spiropali, e cila dështoi si drejtore e Përgjithshme e Doganave (ku u akuzua, sepse korrupsioni u bë fenomen mbizotërues dhe të ardhurat dështuan tërësisht, dhe u shkarkua nga Kryeministri), t’i përfaqësojë si deputete, kur ndërkohë, këtë Spiropali nuk e njeh asnjë qytetar i Korçës, sepse nuk ka jetuar kurrë aty!
A mund të votojnë dibranët patriotë dhe të mençur Ilir Beqaj për deputetë, i cili si ministër dhe me dhjetëra tendera dhe koncensione të Shëndetësisë Publike, i akuzuar për mungesë transparence dhe që deri tani vetëm ka heshtur përballë akuzave?
Është injorim intelektual për Elbasanin e Normales, që Taulant Balla të përfaqësojë Listën e Kandidatëve për Deputetë të PS, ndërkohë që Taulanti ende nuk ka asnjë diplomë të ndonjë universiteti të rregullt, por që diplomën e ka marrë më korrespodent në Rumani, dhe që në jetën e tij nuk ka asnjë aktivitet akademik, përveçse se ka kryer detyrën e zëdhënësit të çdo kryetari të PS!!!
Përsëri në Listën e kandidatëve të PS për Deputetë janë ata bizmenmenë miliarderë, klientët e kryetarit të PS Edi Rama, që në mandatet e tyre të mëparshme si deputetë kurrë nuk kanë diskutuar në komisionet parlamentare, dhe në asnjë séancë plenare të Parlamentit, ngaqë nuk kanë asnjë dije juridike dhe profesionale, por që dinë vetëm të ulin dhe ngrenë me zellshmëri kartonin e Votës, siç i urdhëron kryetari i Partisë!!!
90 % e kandidatëve për deputetë të Listës së Partisë Socialiste janë anonimë për qytetarët shqiptarë, janë pa asnjë kontribut intelektual, nuk kanë asnjë personalitet shoqëror, janë “fruta” pa shije të prodhurata në “serrat” e Unit të Kryetarit të PS, janë pa ngjyrë si uji, janë “gjethe rozë” sepse u mungon “klorofili” i Jetës.
Nëse në Shqipëri, do të kishim Sistemin Elektoral, ku votuesi do të përzgjidhte në Listën për Kandidatë për Deputetë dhe do të votonte drejtpërdrejt atë kandidat që dëshiron dhe jo Listën rendore të Partisë, atëhere, 90 % e kandidatëve të Listës së Partisë Socialiste nuk do të merrnin votbesimin as të familjarëve të tyre!!!
Shqiptarët e pësuan 50 vjet me parlamentin “Lolo” të Sistemit Kominist, ku askush nga deputetët nuk guxonte të kritikonte ligjet e përgatitura nga PPSH.
Edi Rama po e mbush parlamentin sërish në 2017 me rilindasit socialistë Made In Lenka Çuko, Pali Miska, Simon Stefani, Pilo Peristeri, Prokop Murra…
Kandidatët për deputetë të Listës së Partisë Socialiste, kur të votohen nga shqiptarët, thjesht 4 vjet me mandatin e tyre si deputetë, DO TË VEGJETOJNË në karriket e deputetëve, për t’u bërë hije ligjeve të Kryeministrit Rama që do votojnë për interesat vetiake të kryeministrit Edi Rama.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s