Pse Lulzim Basha është sot në ‘thepin e pushkës’?

Është në krye të një maratone të gjatë, të mundimshme dhe rraskapitëse politike. Rrethuar nga shumë mosbesues, nga shumë që e luftojnë, mbi dhe nën rrogoz. E kemi parë të djersitet si asnjëherë nëpër debatet tv, të polemizojë, të ngrejë zërin, të akuzojë me tone të forta, por edhe të vuajë në planin njerëzor.

Tani Basha, është në sfidën dhe në udhëkryqin më të fortë të karrierës së tij politike. Rrethuar nga shumë tradhëtarë, nga dembelë dhe përfitues të djeshëm të partisë në Pushtet, të cilët nuk kanë as muskuj dhe as vullnet të ngjisin këtë rrëpirë të përpjetë, ku po ecën Partia Demokratike.

Kundërshtarë, ziliqarë apo konkurentë humbës, janë bërë sot të gjithë bashkë dhe flirtojnë edhe me kryeministrin, për të rrëzuar Lulëzim Bashën, që realisht është përpara një sfide të vështirë.

Por sot, duhet bërë e qartë se Basha dhe PD, është e vetmja pengesë reale, pëer të frenuar arrogancën e pushtetit, që po llogarit të përfitojë nga votat e demokratëve, në skenarin ogurzi të Zgjedhjeve pa opozitën.

Sot Basha duhet mbështetur, shumë më shumë se dje, edhe nga ata që nuk e mendojnë gjithshka njësoj si PD, si PD-ja e djeshme apo ajo e pardjeshme.

Sot Basha dhe PD, nuk janë thjesht një lider dhe një Parti politike, por janë një më shumë. Janë Pengesa e Fundit, kundër instalimit të një sistemi totalitar me tipare të mëndafshta si fillim, me liri mode dhe liri seksuale, por me gjithmonë e më pak liri politike, mediatike dhe përzgjedhjeje.

Për këtë arsye, Lulëzim Basha, është sot në “thepin e pushkës”, të një grupimi politik dhe ekonomik, që duan të kontrollojnë të gjithë sistemin dhe ta nënshtrojnë të gjithë sistemin. Të jesh sot përkrah Bashës, nuk do të thotë thjesht ta votosh atë, nuk është kjo më e rëndësishmja. Por të rrisësh Forcën e Rezistencës ndaj arrogancës, që është vetëm në fillimet e veta, është e dobishme për të ndihmuar veten, familjen tënde dhe qetësinë e nesërme publike. /360grade.al/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s