Zgjedhjet pa opoziten? Ambasadorët të lexojnë nenin 3 të Kushtetutës

Nga Ndriçim Kulla.
auto_ndricim_kulla_-_kushtetuta1493972251[1].jpg
Ndonëse nuk jam jurist, përpiqem t’ a njoh legjislacionin e këtij pak më shumë se ç’ është detyra e një qytetari, i cili ka detyrim të respektojë ligjet e vendit. Këtë nuk e bëj që të jap leksione juridike si ekspert, por që të mund të dalloj se ku qëndron e vërteta në akuzat që bëhen në vendin tonë. Pasi dëgjoj opinionet e palëve, që bëjnë interpretime sipas interesit, në ndonjë rast të veçantë marr të lexoj ligjet edhe vetë, sepse siç thoshin romakët e vjetër: “Carta – canta”.
Kështu bëra edhe kur disa ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri thanë se zgjedhjet parlamentare do të jenë të ligjshme dhe legjitime edhe nëse opozita nuk merr pjesë në to, dhe se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës do të njihen si tilla nga qeveritë e tyre dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë proceset elektorale.
Një qytetar i këtij vendi, që respekton ambasadorët e vendeve partnere, euroatlantike, si njerëz që kanë ardhur këtu për të na ndihmuar në rrugën e integrimit, ndërtimit të institucioneve, demokracisë, do të mjaftohej me fjalën e tyre, duke e quajtur si të vërtetë të mirëfilltë. Por ajo që kanë bërë në këtë rast ambasadorët është se thjesht kanë shprehur një opinion dhe ky opinion qëndron nëse nuk bie ndesh me ligjet në fuqi. Nëse bie ndesh atëherë zgjedhjet pa opozitën janë të kundërligjshme dhe ilegjitime. Kur një ambasador i huaj i akredituar në një vend jep një opinion nëse është e ligjshme dhe legjitime diçka që ndodh në atë vend, kjo do të thotë se ai flet si një njohës i mirë i ligjeve të vendit, ose së paku do të thotë që ambasadori i huaj është konsultuar me juristë ekspertë para se të japë këtë opinion. Dhe ligjet që kemi sot, janë bërë me konsulencën e vendeve partnere nga të cilët na vijnë këta ambasadorë. Kështu që duhet të supozojmë se ato pjesë të legjislacionit që nuk kanë ndryshuar, janë në rregull.
Një nga ato pjesë të legjislacionit shqiptar që nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës, është neni 3 i Kushtetutës i cili ka mbetur ai që ishte me miratimin e Kushtetutës në 1998, është neni 3 i Kushtetutës që sanksionon bazat e shtetit. Ky nen, ndër të tjera, numëron edhe pluralizmin politik, në bazat e shtetit të cilat “ky shtet ka detyrim t’ i respektojë dhe t’ i mbrojë”.
Nuk ka dyshim se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës nuk janë zgjedhje pluraliste, por moniste, pra nuk janë të ligjshme sepse janë antikushtetuese. Dhe kur nuk janë të ligjshme, afërmendsh që nuk mund të jenë as legjitime. Lakuriqësia e antikushtetuetshmërisë së këtyre zgjedhjeve, nuk mund të mbulohet dot me pjesëmarrjen e disa partive inekzistente që do të paguhen nga qeveria për t’ u paraqitur si opozitë fasadë.
Këta ambasadorë në fund të fundit po na thonë se do të njohin zgjedhjet antikushtetuese. Por zgjedhjet antikushtetuese janë të pavlefshme edhe nëse ato i njohin ambasadorët dhe qeveritë e tyre. Nga këndvështrimi i legjitimitetit, zgjedhjet antikushtetuese janë edhe më të këqija se zgjedhjet e mbajtura në kohën e komunizmit, kur së paku zgjedhjet mbaheshin në përputhje me Kushtetutën moniste.
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il mund të çmendet fare një ditë dhe t’ i dërgojë ultimatum botës ku të kërkojë që çdo vend të njohë zgjedhjet e mbajtura në vendin e tij si të lira dhe demokratike, ndryshe ai do t’ i sulmojë me armë bërthamore. Në këtë situatë, liderët e botës do të jenë në dilemë, nëse duhet të nisin luftën bërthamore, apo t’ i shprehin tiranit koreanoverior një opinion që do të ketë vlerë vetëm si një shaka botërore. Të njëjtën vlerë do të kenë dhe deklaratat e ambasadorëve, eventualisht edhe të qeverive të tyre, pas zgjedhjeve në Shqipëri, nëse ato do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës.
Qeveria e koncesioneve, që mburret me shpikjen unike të saj të atij që e quan partneritet publik-privat, ka krijuar një partneritet publik-privat me kartelin e drogës, dhe e ka dhënë të gjithë sipërfaqen e vendit me koncesion te karteli i drogës, duke marrë si shpërrblim përveç fitimeve abuzive edhe votën e blerë me paratë e drogës.
Në këto kushte, argumenti që përdorin ambasadorët se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë që mund të shfrytëzohet ose jo, qoftë nga individët si votues, qoftë nga partitë si pjesëmarrëse, është bërë shumë bajat. Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje sepse sheh pamundësinë për zhvillimin e një procesi elektoral kushtetues që do të thotë se në vend janë zhdukur kushtet elementare për ekzistencën e pluralizmit politik. Bazat e “pluralizmit” në vend janë bërë platancionet e drogës të kontrolluara nga qeveritarët dhe njërëzit e tyre të karteleve të drogës.
Qëndrimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme është i ligjshëm dhe legjitim. Opozita nuk dëshiron të ketë as minimumin e përgjegjësisë për këtë gjendje, që do të ishte përgjegjësia e të bërit opozitë fasadë, që i bën zgjedhjet formalisht të ligjshme dhe legjitime. Opozita e di se në mos sot nesër do të kërkohet përgjegjësia për këtë gjendje, pasi dyndja e drogës në Europë do të bëhet e patolerueshme dhe atëherë ambasadorët do të flasin ndryshe.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha është bërë i pari lider politik shqiptar i cili, në emër të një kauze të drejtë, po i reziston fort presionit nga disa qarqe ndërkombëtare, për të marrë pjesë në zgjedhje. Të tjerë politikanë para tij, i kanë rezistuar presionit ndërkombëtar, kur ka qenë e nevojshme për hir të pushtetit. Për këtë arsye duhet mbështetur Basha edhe kur i ka ambasadorët kundër. Basha është për t’ u lavdëruar që po iu reziston edhe ofertave joshëse për të bashkëqeverisur me Ramën, si zëvendskryeministër, që duhet lexuar si ofertë për të ndarë bashkë jo vetëm pushtetin por edhe si ofertë për të hyrë opozita në ortakëri për drogën, për t’ u bërë pjesë e kartelit. Me këtë kërkohet të ndahet edhe fajësia me opozitën, që nesër të mund të thuhet: Jemi bashkëpërfitues dhe bashkëfajtorë!
Refuzimi i kësaj oferte që sot për sot ka bekim në disa qarqe ndërkombëtare, e bën opozitën dhe liderin e saj një forcë morale, përveç të tjerash.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s