Lulzim Basha është një simbol kundër një fatkeqësie historike që na kanoset.

Analiza/ “PD ka promovuar vlera e kopukë këta 27 vjet, por populli iu përgjigj sot Bashës sepse…”

Analisti Agron Gjekmarkaj në një shkrim të tijin për “Panorama” shkruan për protestën e sotme të opozitës.

Ai thotë se ajo pati sukses dhe se qytetarët iu përgjigjën kreut të PD-së në këtë protestë të madhe.

SHKRIMI

Sot populli foli. I kam ndjekur për arsye profesionale protestat politike në Shqipëri, edhe ato të opozitës socialiste dikur, edhe këto 4 a 5 që ka organizuar kjo e Bashës në këto vite. Si asnjëherë tjetër në historinë e 27 viteve liri, një masë e jashtëzakonshme qytetarësh u derdhën në Tiranë për të shpëtuar pluralizmin politik në vend.

Nga “Kali i Skënderbeut” deri te pallati i Kryeministrisë gjeje Sarandën, Vlorën, Elbasanin, Lezhën, vetë Tiranën, Shkodrën, Tropojën, me një dendësi mbresëlënëse për një vend të vogël si i yni. Me shqisat e ngritura lart si para çdo rreziku, erdhën për të mbështetur opozitën dhe Lulzim Bashën në orën më dramatike të demokracisë.

Qytetarët e kuptojnë atë që politikanët e Rilindjes refuzojnë ta kuptojnë, se gjymtimi i sistemit është gjymtim i lirisë, se gjymtimi i sistemit është një rrezik i madh për secilin prej tyre, për jetën e përditshme, aspiratat dhe ëndrrat. Pjesëmarrja kishte natyrë referendare dhe u shfaq si rezistencë ndaj shndërrimit nga qytetarë në numra, nga popull në fasadë.

Një logjikë e ftohtë dhe një mendje e arsyeshme -sinonime këto që zor se i shkojnë përshtat Kryeministrit Edi Rama- duhet të kuptojë se monizmi është i pamundur në Shqipëri; duhet të kuptojë se zgjedhje pa popullin dhe pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë.

Sot populli kishte zbritur në bulevard për të dhënë këtë këshillë, këtë mesazh. Personalisht nuk jam në gjendje të pohoj se të gjithë ata janë votues të opozitës apo mbështetës të Bashës, por një gjë ata e kanë kuptuar se, simbolikisht, Lulzim Basha është një simbol kundër një fatkeqësie historike që na kanoset.

PD në këto 27 vite ka qeverisur dhe ka bërë opozitë, ka pasur suksese dhe dështime, ka promovuar vlera, por edhe kopukë e hajna që të bëjnë me vjedhë, por dy herë asaj i jepet mundësia t’i shërbejë vendit në mënyrë ekzistenciale, në dhjetor 1990, duke sjellë pluralizmin dhe në pranverë 2017, duke e mbrojtur atë. Dhe e fundit kjo ishte dita më e mirë e Lulzim Bashës, që kur ka hyrë në politikë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s