Një letër për Edi Ramëm.

nga Ndue Kalthi.

Unë jam një student. Një i ri si shumë të tjerë të këtij vendi, që me shpresën për një të ardhme më të mirë, jam investuar për vite me radhë jam përkushtuar për t’u shkolluar. Për t’u bërë sa i aftë në profesionin tim, e për të marrë vlerat me të mira, etike e profesionale.
Por në fakt shoh gjithnjë e më shumë pamundësi, pengesa, e dyer të mbyllura.
Ndaj ju shkruaj Zoti Kryeministër, për veten, për bashkëmoshatarët e mi, e për shumë të tjerë që ulen në auditorë, me shpresën e përbashkët për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.
E kur flas për një vend më të mirë, nuk iu referohem aspak atyre që premtoni e harroni ju Z.Kryeministër. Nuk po flas për ato pritshmëritë tuaja, larg realitetit, për arsimim me standarde, për reforma, e për cilësi.
E kam fjalën për ëndrrat e çdo të riu për t’u shkolluar, për të patur mundësinë të ulet në auditorë pa qenë nevoja t’ua marrë prindërve edhe lekët e fundit, nga paga nën atë minimumin që qeveria juaj ka vendosur.
E mos të flas për ata qindra e mijëra të rinj që i kanë prindërit e papunë, që jo vetëm nuk mund të përballojnë tarifat e shkollimit, por as nuk mund të shtyjnë as ditën.
E ja këtu dalim tek ato 300 mijë vendet e punës, por që nuk u plotësuan, se “punë ka, por s’ka profesionistë”. E pastaj vijmë te 220 mijë të premtuarat së fundmi, që s’dihet si do jetë edhe fati i tyre. Se fati ynë dihet.
Ne prapë do të ndeshemi me njerëz arrogantë, prapë do të hasim pengesa, do të gjejmë dyer të mbyllura, do të vrapojmë lart e poshtë në kërkim të një pune të denjë, deri sa të na dhëmbin gjunjët.
Nuk është kjo Shqipëria që duam Z.kryeministër, por është Shqipëria siç na e bëtë ju. Ndryshe në letër e foto “Facebook-u”, e ndryshe në realitet. Se fundja ju aty në “Facebook” i jepni përgjigjet ashtu, si veç ju dini, plot ironi për këdo që merr guximin t’jua paraqesë sadopak këtë realitet.
Largoni për një çast kompleksitetin e madhështisë që ju ofron karrigia e kryeministrit dhe zbrisni në terren të shikoni situatën e vështirë ku është katandisur ky vend.
Shihni sesi njerëzit kalojnë duke kthyer sytë nga tezgat e frutave e perimeve, por pa mundur t’i blejnë. Xhepat e tyre s’mund të përballojnë. Mjerimi është shumë më i madh z.kryeministër, nga ajo pak që duket, pas fasadave që lyeni çdo ditë, e na i shisni për Rilindje.
Ne kemi nevojë për arsimimin, shëndetësi, punësim, mirëqenie. Por ju këto i keni veç premtime fasadë, pas një propagande të bërë bajate, teksa i ofroni këtij populli sapunin për djathë.
Epo vota e qytetarit është e shtrenjtë. Po aq sa ëndrrat, dëshirat, buka e gojës, rritja e fëmijëve, e kështu me radhë. Mos i kërkoni votë një populli që çdo ditë e më shumë u shtrëngohet laku në fyt, aq fort sa nuk po munden më as të besojnë në këtë vend ka qeverisje.
Dhe e vërteta është kjo, një realitet që ne këtu nëpër rrugët e Shqipërisë e jetojmë çdo ditë. Shumë ndryshe nga sa shihet nga karrigia e kryeministrit…

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s