MËRGATA

 

Nga Erinda Koçi/
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
“këtu është bërë të ikësh natën”. !
Jo rrallë herë e dëgjon këtë shprehje lartë e poshtë. Në rrugë, në kafene, në shtëpi e në ambiente të ndryshme publike.
Ikin, ikin dhe vetëm ikin.
I largohen skamjes. Mjellit që u mungon në magje dhe bukës në sofër. Nuk ka bukë.
Të mos kesh me se të ushqehesh në një vënd ku nëntoka ka rezerva të mëdha Nafte, krom dhe metale të tjera të çmuara deri dhe uranium.
Të largohesh nga ky vënd se nuk gjen drejtësi. Nga ky vënd ku proceset gjyqsore zvarriten deri atëhere sa njëra palë të paguaj.
Të largohesh nga ky vënd që në qeverisje ka funde, fustane dhe bikini.
Ku aftësitë dhe dipllomat e vërteta nuk vlejnë pa qënë militant, sharlatan, llapaqen dhe bythë lëpirës.
Të largohesh nga ky vënd se të vrasin për një vështrim apo banalitete të rëndomta.
Të largohesh nga ky vënd ku Kryeministri apo Partia në pushtet më parë mendojnë si do fitojnë zgjedhjet e ardhëshme, kur akoma nuk kanë formuar qeverinë nga zgjedhjet e porsa fituara.
Të largohesh nga ky vënd ku nuk ka pozitë dhe opozitë, por vetëm spiunë, sigurimsa dhe persekutorë që janë ndarë në dy grupe dhe luajnë lojën “POLITIKASH”.
Të ikësh nga ky vënd ku të persekutuarit nuk janë më të persekutuar dhe xhelatët nuk janë më xhelatë.
Të ikësh nga ky vënd sepse nuk mund të jesh kurrë VETVETJA.
Ky vënd nuk ka për tu bërë më nëse protestat i ngjajnë një tufe që shkon mbas këmborës së Dashit që prin kopenë.
Ky vënd nuk bëhet dhe nuk ka për tu bërë nëse xhelatët, fuksat, sigurimsat dhe soji i tyre nuk zhduket njëherë e përgjithmonë nga Partia Demokratike.
Nga ajo Parti që lindi nga mbarsja e shpresës.
Vetëm lufta pa kompromis kundër tyre do bëj ndryshimin.
Shqipëria është në udhëkryq, madje më keq, atë e kanë nxjerr në pazar.
Po përsëritet dhe njëherë Konferenca e Londrës dhe Kongresi i Berlinit. Por këtë herë me iniciativën e Edvin Kristaq Ramës në oborret, mejhanet dhe bordellot e Beogradit.
Shqipëria në udhëkryq.
( Erida Koçi- 2017)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s