Trafikantët e Vlorës me zemër “të madhe”: Nga 10 tonë hashash, 1 ton ia japim shtetit dhe…

 

 

“Janë 10 tonë hashash, vëlla.

Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete”.
Ndërsa thurte këtë plan në bordin e një automjeti “Audi” më 7 gusht 2015, Sokol Burhamaj, i akuzuar si organizatori i një grupi kriminal të kultivimit të hashashit në fshatrat e Vlorës, nuk e dinte se në makinë kishte një përgjues.
Ky përgjim dhe dhjetëra të tjerë u përdorën nga Prokuroria në gjykimin kundër tij dhe katër të bashkëpandehurve në Gjykatën për Krimet e Rënda. “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë gjyqësore ndaj personave të arrestuar nga operacioni “Fluturimi i lirë”, në gusht të vitit 2015, të akuzuar si pjesë e një grupi të angazhuar në kultivimin e hashashit e më pas trafikimin e tij me avion drejt Italisë.
Në dosje zbardhen përgjime bisedash ambientale dhe telefonike, ku të pandehurit planifikojnë kultivimin e drogës, apo flasin për mbarëvajtjen e plantacioneve ekzistuese. Grupi u zbulua nga një hetim i nisur nga autoritetet policore italiane për dy familje shqiptare në vendin fqinj që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Nga hetimet ka rezultuar se pjesëtarë të familjes Lamaj kishin në dispozicion një avion shumë të lehtë, model “Aeropakt  A 22 S”, i cili do të përdorej për transport marijuane Shqipëri-Itali. Pala italiane përdori metoda speciale të hetimit, duke vendosur sinjalizues GPS dhe përgjues tek avioni dhe te tri automjete “Audi” që përdoreshin nga të dyshuarit.
Më 24 gusht 2015, autoritetet italiane arrestuan shtetasit Vilson Lamaj dhe Italo Loreto, në një pistë të papërdorshme në komunën e Ostunit, teksa po zbrisnin nga avioni i lehtë 128 kg kanabis të trafikuar nga Shqipëria.
Bashkë me të pandehurit u procedua për “shpërdorim detyre” edhe Vladimir Zanaj, punonjës i Policisë së Vlorës, i cili dyshohej se sinjalizonte të pandehurit për lëvizjet e Policisë. Çështja ndaj tij u veçua dhe aktet e dosjes i kaluan Gjykatës së Vlorës si gjykatë kompetente.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: