Kufoma e gjalle ne spitalin e burgut.

Kufoma e gjalle ne spitalin e burgut

Tirane 1967 tregon… Dua te sqaroj se grupi i pergatitur nga Nevzat Aznedari kishte kete perberje:

1 – Xhevit Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

2 – Irfan Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

3- Hysni Palla – denuar me 25 vjet burg;

4 – Enver Leka – denuar me 20 vjet burg;

5 – Medi Bislimi – denuar me 15 vjet burg i cili ishte personi qe udhetoi bashke me Xhevitin deri ne malin e Moraves.

Ne spitalin e burgut ne Tirane eshte “shtruar” nje grumbull i palevizshem i cili renkon. E plasen ne çimenton nga barrela duke e zgjidhur nga rripat e meshinit qe e mbanin te lidhur fort. Ishin disa civile te kollarisur e te veshur me kostume me kuadrate, kemishe te kuqe te mbyllur deri ne ngryke dhe rreth qafes u shtrengohej nje kollare e cila zbriste deri poshte mbi barkun e fryre. Njeri, ashtu fytyre ngrysur e i inatosur, shikoi perreth e mbasi na pyeti nga ishim e perse akuzoheshim iu drejtua doktorit

– Dakord per sa biseduam!

– Si urdheron shoku Nevzat. Mos ki asnje merak, madje per ne nuk eshte hera e pare qe marrim porosi per keta armiq te Partise e te popullit.

– Ne po ikim, gjithsesi na njoftoni.”

Te gjithe dolen nga dhoma. Polici mbylli deren me inat duke perplasur fort shulin e deres. E nxori turirin prape ne sportel dhe hungeriti: – Mos beni zhurme dhe me ate nuk ka pune asnjeri.

U ngritem nga krevati dhe iu afruam personit i cili rrinte permbys me fytyre ne çimento. Nga goja i kishte riguar nje curril gjaku. Mbante ere ilaçe dhe myku. Ky njeri ishte katandisur kocke e lekure. E ngritem dhe e drejtuam pas murit. Koka i varej mbi kraharor ne te cilin dalloheshin qarte damaret nen lekuren zbardhur nga izolimi i gjate. E pyetem se cili eshte, nga eshte. Asnje pergjigje, vetem renkonte dhe i mbante syte mbyllur. Trupi i tij mbante nje ere shume te keqe. E vendosem mbi krevat, por kur e kapem nga kembet uleriti sa kishte ne koke.

– Mos me prekni se me dhemb gjithe trupi.

Pantallonat e letyrosura dukeshin si te lagura. Kufoma e gjalle i hapi syte si me pertese dhe beri shenje duke ngritur vetullat. Na dha te kuptonim se duhet t’i shihnim kembet. Ia ngritem pantallonat menjehere deri mbi gjunje, duke zbuluar dy fyej kockash qe kishin tek tuk ndonje qime. Skeleti levizi me mundim sa majtas djathtas koken e qethur zero nderkohe qe kafshonte me dhembe buzen e poshtme. Permbi gjunje u duken koret e disa plageve. Ia ngritem pantallonat edhe pak me siper. Ç’te shihje? Kofshet i kishte blane te zeza dhe plaget i kullonin. “I paskan bere apses, – foli njeri nga shoket. –Jo jo, eshte elektroshok, – ia ktheu nje tjeter.” Shokut prane meje i rane te fiket. Skeleti vazhdonte te renkonte, nje çast me pas dera u hap dhe hyri polici i inatosur i cili pasi na futi disa shkelma uleriti: “Keshtu do t’ua bejme ju te gjitheve. Provojeni edhe nje here ta ndihmoni kete kriminel.” Pas ca ai u kthye perseri i shoqeruar nga infermierja e cila mbante ne dore nje shiringe. Ajo u afrua te kufoma, vrenjti turinjte dhe me koken menjane i thirri: “Kthehu permbys!” Ai nuk levizi fare. Atehere infermierja ia nguli gjilperen mbi pantallona, ia ngjeshi agen me sa fuqi kishte dhe pas disa çastesh e shkuli duke dale gjithe inat nga dhoma. Te gjithe sa ishim u tromaksem. Ne dhome ra nje heshtje varri.

Diten e trete ai u permend pak. Iu afrova tek koka dhe fillova ta pyes perseri:

– Nga jeni?

– Jam nga Pogra… – u pergjigj ai me nje ze qe iu fik pa mbaruar fjalen.”

Ndersa i ferkoja ballin e rrudhosur ia afrova veshin te buzet e tij. Ai hapte syte here pas here dhe na shihte pa thene asnje fjale. Une vazhdoja ta pyesja per te mesuar se kush ishte, nga vinte dhe pse e kishin arrestuar. Ne nje çast hapi syte dhe me beri shenje te afrohesha.

– Jam Xhevit Muça dhe banoj ne Lushnje. Bisedova me nje shok qe te arratiseshim sepse e kuptova pse operativi vinte atje ku punoja. Ate kohe, pas disa ditesh vajta ne Berzeshte te motra ime e cila ishte e martuar me Bardho Leken. Po ate nate shkova edhe te nje mik i babait tim, Hasan Blloshmi. Ndenja shume pak dhe u ktheva perseri ne Lushnje. “Shoku” me te cilin kisha biseduar per t’u arratisur ishte nga Kolonja dhe me garantoi se e njihte shume mire kufirin dhe se do te kalonim pa kurrfare problemi. Deri ne Korçe udhetuam pa asnje shqetesim. Ndaj te ngrysur u nisem bashke me udherrefyesin per nga mali i Moraves. Aty po na priste sigurimi i shtetit. Na lidhen, plasen ne “Gaz” e na sollen drejt e ne Tirane. Nuk mbaj mend se sa kohe kam mes torturash e hekurash. “Epo mos ki merak, se shume-shume 25 vjet burg do denohesh”, me thoshte shoku i dhomes se spitalit te burgut ne Tirane. I thashe se e dija qe do na vrisnin se na kishin bere grup. I thashe se po te lirohej e sapo t’i jepej rasti t’i tregonte ndonjerit si me kishin katandisur dhe si qendronte çeshtja.” Kaq mundi te me tregonte me gojen e tij Xhevit Muça,

Jo me larg se para dy muajsh, rasti e solli qe te takoj kete shok te dhomes se spitalit te burgut te Tiranes. Ndersa po pinim kafene ai me vazhdoi tregimin aty ku e pat lene Xheviti.

Pas dy ose tri ditesh, na nxoren nga dhoma ne korridorin e spitalit te burgut sepse do te benim dezinfektimin e ambienteve ngaqe kishte plasur morri. Ne kete kohe erdhen disa civile dhe njeri prej tyre foli me infermieren e turnit te dyte.

– Degjo, – i thirri ai, – beje gati se do ta marrim sonte personin nga Lushnja.

Infermierja ia ktheu aty per aty: – Daljet nuk i bej une, i ben doktori.

Nevzati bertiti aq fort sa sterkalat e peshtymes i rane infermieres mbi fytyre: -Moj degjon ti apo jo? Me njeh mua se kush jam? Une te q… ty edhe doktorin!”

Ai bashke me personat qe e shoqeronin e fut ne dhome e moren Xhevitin mbi nje barrele dhe ndersa largoheshim i uleriti: “Edhe ne kete gjendje qe je ne do te te pushkatojme! Perse stimulon?

Pas mbaroi dezinfektimi, ne na kthyen ne dhome. Ne kete kohe u degjua zhurma çjerrese e motorit te makines dhe kercitja e portes qe mbyll pasi doli makina. Ate nate e gdhime pa kembyer asnje fjale me njeri-tjetrin. Bedri, ti shkruan vazhdimisht ne gazete, po munde te lutem tregojua te gjitheve kete qe te thashe.” Keshtu e mbylli rrefimin e tij Agron Kalaja, shoku i dhomes se spitalit te burgut te Tiranes se Xhevit Muçes i cili ishte nga fshati Çezme e Madhe e Pogradecit.

Dua te sqaroj se grupi i pergatitur nga Nevzat Aznedari kishte kete perberje:

1 – Xhevit Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

2 – Irfan Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

3- Hysni Palla – denuar me 25 vjet burg;

4 – Enver Leka – denuar me 20 vjet burg;

5 – Medi Bislimi – denuar me 15 vjet burg i cili ishte personi qe udhetoi bashke me Xhevitin deri ne malin e Moraves.

-Sipas informacionit te dhene nga prokurori i Pogradecit, emri i te cilit s’me kujtohet, Xhevit dhe Irfan Muça jane pushkatuar ne “Livadhin e Çelos” ne Alarup. Shkuam bashke me prokurorin te ky luadh, kerkuam po nuk gjetem asgje. Disa fshatare me thane se ne Pogradec gjendet edhe nje vend tjeter pushkatimi i cili quhet lumi i Terhanit. Perfundimisht eshtrat e Xhevit dhe Irfan Muçes nuk jane gjendur akoma. Familjaret, miqte dhe dashamiresit e tyre nuk kane nje vend ku mund te vendosin nje tufe me lule.

E DEMOKRACI si thua?… Do e mbash premtimin? Do merresh me te zhdukurit apo jo?! Edhe sot pas 70 vjetesh nazistet ndiqen dhe denohen per krimet e tyre.
Shkruar Bedri Blloshmi.

.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s