Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb.

 

Nikoll Bojaxhiu

Në fakt, janë sllavët e Maqedonisë ata që duan ta përvetësojnë bijën shqiptare, e kjo i konvenon edhe propagandës serbe që nuk do që bota ta njoh për shqiptare një prej humanisteve më të mëdha të historisë së njerëzimit. Kështu, sot, krerët e Maqedonisë thanë se shteti i tyre u bë me shenjtore, duke u bërë se kinse nuk e dinë se Shkupi, që është kryeqytet i sotëm i Maqedonisë, në kohën kur ka lindur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze (26 gusht 1910), ishte pjesë e Kosovës. Pos kësaj, edhe prindërit e saj vinin nga dy qytete tjera të Kosovës: babai Nikollë nga Prizreni, ndërsa nëna Dranafile nga Gjakova, transmeton Telegrafi.

Pala maqedonase, që mundohet të përvetësojë histori të huaja, duke mos mundur ta mohojë tërësisht lidhjen e saj me shqiptarët, ka tentuar t’ia ngatërrojë origjinën e prindërve, duke e bërë gjysmë-shqiptare.

Gjithçka nisi nga një shkrim i Aurel Plasarit, më 2003, që ka thotë se Nikollë Bojaxhiu, babai i saj, një burrë i suksesshëm e i pasur, ka qenë arumun, pasi gjoja ka gjetur një dokument që thotë se ai ka qenë përfaqësues i këtij komuniteti në Shkup.

Por, kjo deklaratë që ngatërroi shumë opinionin, bie poshtë nga studiuesi nga Kosova, Albert Ramaj, i cili bazuar në dëshminë e Lalush Lalevskit, përfaqësues i arumunëve ishte një me mbiemër Boiagjiev.

Sidoqoftë, Nëna Tereze vet ka thënë: “Me gjak jam shqiptare”! Dhe, është pikërisht kjo fjali që bëri sërish bujë kudo në botë.

Ajo që nuk dihet shumë, është se Nikollë Bojaxhiu ishte një patriot shqiptar, i cili më 1912 ishte krah luftëtarëve që çliruan Shkupin. Madje, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai kishte mbajte një takim me shumë emra të mëdhenj të kombit, përfshirë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën.

Nikollë Bojaxhiu vdes i ri, në moshën 45-vjeçare (më 1919). Dyshohet se ishte helmuar nga agjentët serbë, meqë në trojet e okupuara luftonte për të drejtat e popullit të tij.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s