Raporti sekret, Interpoli: Krimi kontrollon policinë dhe doganat.

Krimi i organizuar shqiptar është një nga kërcënimet kryesore për shtetet e BE-së në dekadën e fundit.
Greqia, për shkak të afërsisë me Shqipërinë është e prekur në mënyrë direkte nga aktiviteti i organizatave kriminale shqiptare, si pasojë e emigrantëve të shumtë që jetojnë në Greqi”, shkruhet në raportin sekret të Interpolit grek për futjen e mafias shqiptare në Greqi, i publikuar në “Kathimerini”.
Raporti daton në 25 korrik 2017, dhe konkluzionet janë përditësuar nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve dhe ministri i Jashtëm.
Në disa faqe të raportit flitet për shifrat e papublikuara të krimeve të shqiptarëve në Greqi të quajtura si ‘krime serioze në vend’.
Autorët e raportit, mbështeten tek raportet e Interpolit dhe Europolit për aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare.
Këto organizata kriminale në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë kryesisht të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike. Kanabisi është rritur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe nga atje është shpërndarë kryesisht në Greqi dhe Itali. Për importin e heroinës dhe kokainës, këto organizata kriminale janë duke punuar me ‘homologët’ nga Turqia dhe Amerika Latine. Shpesh, për të lehtësuar veprimtaritë e tyre, ata përdorin pronarët, strukturat legjitime të biznesit. Ndikimi i tyre është mbi policinë, doganat dhe nëpunësit civil, thuhet në raport.
Ambasadorja shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari, dhe Zv.ministri i Mbrojtjes, Nikos Toskas, kohët e fundit kanë paraqitur pyetje lidhur me importin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.
Toskas bëri thirrje për kontrolle të intensifikuara nga autoritetet shqiptare që të kufizojnë trafikun e kanabisit në Greqi.
E njëjta çështje u diskutua në takimin e kreut të Interpol Athina, Konstantinos Tsouvalas me homologun e tij shqiptar Haki Çako në nëntor të 2016-ës në Tiranë.

Kanabisi shqiptar, më popullori në BE
Kanabisi është droga më popullore në BE. Dhe “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në union”, thotë raporti i fundit i EUROPOL mbi krimin e organizuar.
Sipas Interpolit, gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, shërbimet greke për drogën identifikuan 6.8 ton hashash me origjinë nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2016 sasia e kapur nga vendi fqinj arriti në 8.4 ton.
Importet bëhen ose me rrugë nëpër zonat e paarritshme dhe stacionet e pashënuara kufitare, ose nga pasagjerët e autobusëve, të cilët fshehin në bagazhet e tyre “thuhet në raport. Raporti thekson se heriona turke dhe afgane është ruajtur në Shqipëri, dhe mafia shqiptare është duke e shpërndarë në Evropën Juglindore. Raporti flet për grupet kriminale shqiptare që janë duke u përpjekur të kenë qasje direkte në Amerikën Latine, në kartelin e kokainës.
Kjo është ilustruar me çmontimin në 11 korrik të një rrjeti të trafikut të drogës të drejtuar nga një shqiptar 44-vjeçar, i cili importonte sasi të konsiderueshme të kokainës në Greqi direkt nga Bolivia.
Sipas raportit, nga viti 2010 deri në 2015-ën janë zbardhur rreth 16.750 vjedhje dhe bastisje shtëpish me autorë kriminelë shqiptarë, 3.158 vjedhje makinash, 4.347 çështje trafikimi droge dhe 478 vrasje. Përveç qytetarëve grekë, viktima të këtyre rasteve kriminale në këto vite kanë qenë edhe gati 10 mijë shtetas shqiptarë që banojnë në Greqi.

“Kathimerini”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s