Njeriu që urrejtjen e ktheu në paqe dhe pajtim.

Nga Urim GJATA
Ai është një emigrant si gjithë shqiptarët e tjerë që kanë ardhur në Greqi. E gjen të pijë kafe me shokët e tij emigrantë dhe qajnë hallet e shumta. I heshtur me shenja vuajtjesh në fytyrë por krenar për jetën dhe fisin e tij me emër të madh të Mirakajve që u dënuan dhe u pushkatuan nga sistemin komunist. Ky persekutim numëron 12 vete, të gjithë atdhetare, shumica të diplomuar në shkollat perëndimore. Ky është Ded Nimani, nipi i Kol Bib Mirakës nga Iballa e rrethit të Pukës.
Kjo familje e madhe njihet për emrin dhe trimëritë në shekuj kundër çdo pushtuesi të tokës Arbërore si turq, serbe etj. Por edhe kundërshtarë të ashpër e ndaj vendosjes së sistemit sllavo-komunist në Shqipëri. Për idealet e tyre demokratike diktatura komuniste i burgosi dhe pushkatoji burrat më të ditur, por kurrë nuk arriti ti mposhte. Ashtu krenare luftuan dhe po ashtu shkuan para litarit me bindjen e tyre se një ditë demokracia dhe liria e fjalës do të vijë dhe në Shqipëri. Deda ishte i ri kur bishat e sigurimit e ndiqnin kudo dhe prisnin rastin ta arrestonin dhe ta dënonin atë ose edhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij.Tashme nga ky fis dikur i madh dhe krenar, ishin pak njerëz që thithnin ajrin jashtë dyerve të burgjeve sepse pjesa tjetër ishin detyruar të largoheshin nëpër vendet e tjera. Duke lënë në shtëpi gratë dhe fëmijët jetim në mëshirën e fatit.
Sigurimsat e pushtetit komunist nuk ishin ngopur me varret dhe burgjet që kishin hapur për familjen e Dedës. Kudo përhapnin propagandë që dhe fëmijët e vegjël të urreheshin nga moshatarët e tyre me parullat. Kelyshet e bajraktarëve dhe të kulakëve. Kulla e burrave të bajrakut të madh ku historia ishte shkruar, ku ishin marrë shumë vendime të rëndësishme për fatin e Kombit kishte marrë rrugën e fundosjes.
Oxhaku ku trimat kishin lidh BESËNl për çlirimin e vendit ishte prerë në Besë nga komunistë. Atë që qindra vjet me radhë nuk e bënë pushtuesit turq e serbë, në pak muaj e bënë vëllezërit komunistë shqiptarë të cilët i merrnin urdhrat nga Beogradi dhe Moska. Hakmarrja e vjeter serbe po kryej mbi kullën e pamposhtur nga shërbëtorët e tyre komunistë të cilët e kishin izoluar Shqipërinë.
Njëri prej pinjollëve të Kullës së Kol Bibe Mirakës ishte vënë në shënjestër, ai ishte Dede Nimani i cili fare i ri kur ndjeu mbi shpatulla torturat e diktaturës. Ishte natë kujton Deda kur në derën e kullës së madhe të Bajraktarëve dëgjohen trokitje të forta,
nëna e tmerruar shkul flokët.
– Ku, ku për mu, erdhën me na marr djalin, djalin që nuk ju gëzova dot ta bëj dhëndër. O Zot o Krisht o Shën Mëri ku je ku je?!
Më ndihmoni!
-Por ajo nuk arriti të mbarojë fjalët e lutjes sepse dera u shkatërrua dhe disa njerëz me uniforma ushtarake dhe me armët drejtuar nga ne ja prenë lutjen në mes. Më tej u dëgjuan britmat e një fytyre dyllë e verdhë. Ishte operativi i zonës i cili udhëhiqte aksionin.Dede Nimani.
– Në emër të popullit jeni i arrestuar.
Mbi djalin e ri hidhen disa syresh duke e lidhur këmbë e duar.
Shpirtin i mëmës nuk duroj më dhe papritur hidhet mbi njerëzit me uniformë duke bërtitur.
-Mos, mos djalin, atë kam, mos ma merrni, ja ku jam unë, merrmëni, vramëni, bëni çfarë të doni, vetëm djalin jo, jo. Njëri nga njerëzit me uniformë e goditi me kondak dhe e rrëzoji përtokë nënën e mjerë. Nga ulërimat e gruas u çua i gjithë fshati në këmbë. Dhimja e nënës ishte thellë tek shikonte djalin saj që tërhiqej zvarë nëpër shtëpi për ta nxjerrë në rrugë më tej ku e priste makina e burgut.
Në hetuesi e torturuan rëndë për të pranuar akuzën , atë për agjitacion dhe propagandë kundër pushteti popullor.
Britmat e hetuesit i dëgjonte nga mëngjesi e në mbrëmje.- Trego lidhjet e familjes tënde me jezuitet? Kush ju vjen në shtëpi, ku i keni fshehur diversantët, armët?
Por Deda nuk dinte asgjë nga këto, ai ishte një i ri me ëndrra rinie me plot dashuri. Mendonte të martohej, të bënte shumë fëmijë që oxhaku i shtëpisë të shumohej, të dëgjoheshin zërat e gëzueshëm të fëmijëve që aq shumë i dëshironte. Por ja, pushteti diktatorial ia ndali ëndrrat, por nuk ia zhduki.
Ded Nimanin e dënuan me 15 vjet burg nën akuzën agjitacion dhe propagandë. Pas shumë muajsh torturash në hetuesi e dërguan në Kampin fame keq të Qaf Barit që drejtohet nga dy xhelatët e njohur për tortura çnjerzore Komandant Ludovik Cali dhe drejtor i pergjithshem Edmon Caja. Kushtet tmerrësisht të vështira, me rrobat copë, copë e shume herë me barkun bosh ditë e natë, Deda punonte në galeri duke nxjerre mineral. Tashmë për Dedën kishte filluar një jetë skëterrë, dhe aty brenda e ndiqte nga pas hija e operativit të zonës.
Shpesh herë gardianët thyenin mbi trupin e tij të njomë kazmat e lopatat e punës. Njëri nga bashkëvuajtësit e tij Gjergj Stefan Velo nga Pogradeci i dënuar për motive politike tregon.
– E gjeta Dedën të shtrirë në dysheme i larë i tëri me gjak dhe kapter Myzaferin që qeshte me bishtin e kazmës të thyer mbi kurrizin e tij.
I fola- Dedë vëlla ç’të kanë bërë, Ded vëlla fole. Nga goja i dilte gjak, nuk përmendje.
Aty pran ishte shtrirë dhe një shoku tjetër i cili ishte nga jugu Stavro i thoshin. Thuhej se gruaja e tij kish varur veten për të mos rënë në duart e operativit mbasi i kishin arrestuar të shoqin, ish njeri pa njeri.
Pas pak vjen Lush Bushgjoka,me Dhimitër Zgurron dhe Sokol Progrin. Doktori i burgut dhe ky një njeri i dënuar politik Drago Bujasheviç mjekonte plagët e Dedës duke mërmëritur thotë – ç’të kanë bërë! Më mirë te ta kishin marrë shpirtin se sa të vuash kështu.
Ashtu të gjakosur i tërheqin zvarë gardianët Dedën me Stavrin dhe i çojnë për mjekim. Gjatë kalimit nëpër kapanon shokët i shikonin dhe vajtoni në heshtje, nga sytë u dilte lot nga dhimbjet e miqve të tyre që ishin torturuar barbarisht nga xhelatët.
. Fatmirësisht Deda arriti të shpëtoje nga vdekja dhe me ardhjen e demokracisë në vitin 1990 filloji të thithte ajrin e pastër të lirisë. U nis në mërgim dhe ende jeton sot në Athinë me familjen e tij. Aty krijoi shoqëri të reja dhe të mira me emigrantët të ardhur nga Shqipëria të cilët bashkë themeluan edhe një shoqatë që tashmë e drejton Ded Nimani.. Shpirti human të cilën Deda e kishte treguar edhe në burg e tregon edhe sot për të ndihmuar vëllezërit emigrantë, njerëzit e halleve dhe të problemeve të mëdha. Deda dhe ish-bashkëvuajtësit e tjerë nuk kërkojnë hakmarrje ndaj atyre që i burgosën dhe ju shkatërruan jetët, por kërkojnë që ne institucionet demokratike të Shqipërisë të mos punësohen dhe të udhëhiqen nga ata që i vranë, i burgosën dhe i torturuan për lirinë e fjalës, për demokracinë. Prandaj siç thotë vetë Deda ata duhen të largohen përgjithmonë nga jeta publikë, duhet të dalin në pension.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s